Grabitje Archives - Prizreni Sot

Prizren: Aktakuzë për Grabitje
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyret e operatorit telefonik me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që sapo hyn brenda në objekt ofrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T., të cilës i kërkon informata rreth ofertave, e dëmtuara pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i spjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerrë briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

The post Prizren: Aktakuzë për Grabitje appeared first on Prizreni Sot.

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, ende s’janë identifikuar të dyshuarit, flasin nga policia dhe prokuroria
Një grabitje e armatosur ndodhi dje në Suharekë, ku si pasojë u plagos një polic e u lëndua një tjetër. Policia ka njoftuar se në këtë grabitje morën pjesë katër të dyshuar, të cilët deri tani nuk janë arrestuar, ndërkaq prokuroria thotë se po vazhdojnë hetimet.

Dje rreth orës 15:45 një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Katër personat që kryen këtë grabitje u konfrontuan me Policinë e Kosovës, duke lënë një polic të plagosur dhe një të lënduar, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetë.

Sot, Prokuroria Themelore në Prizren,  ka thënë se janë duke kryer veprime hetimore lidhur me rastin.

“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke kryer veprime hetimore lidhur me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se nuk kanë arritur ende t’i identifikojnë të dyshuarit.

“Jo deri më tani”, tha ai.

Nga ky rast janë publikuar edhe pamje ku shihet se të dyshuarit kishin armë të gjata. Më pas, për të ikur nga vendi i ngjarjes, ata përdorën një veturë, targat e të cilës ishin raportuar të vjedhura.

Këtë informacion e ka konfirmuar dje  zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se targat ishin “01”.

Grabitësit u ndjekën nga Policia, mirëpo arritën të ikin.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, tha se hajnat dyshohet se kanë lidhur me rrip një punëtor të argjendarisë teksa kanë kryer grabitjen.

“Dyshohet që i kanë lidhë me pajisjet që janë për lidhje, janë ato rripat që janë të plastikës, dyshohet një punëtor që e kanë lidhë”, tha Shala për Gazetën Express.

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka thënë se vlera e arit që u vodh në argjendarinë në Suharekë është rreth 250 mijë euro.

Për vlerën e dëmit, kryeprokurori Shala tha se në vijim do të sqarohet në detaje.

The post Grabitja e argjendarisë në Suharekë, ende s’janë identifikuar të dyshuarit, flasin nga policia dhe prokuroria appeared first on Prizreni Sot.

Nën kërcënimin e thikës grabitën telefon e para, arrestohen dy persona në Prizren, i dyshuari i tretë në kërkim
Policia e Kosovës njofton se më 6 shtator ka pranuar informacion se tre të dyshuar në Prizren, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) nga viktima kanë arritur që të marrin një telefon mobil dhe një shumë të parave të gatshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, njëri 23 e tjetri 22-vjeçar, pasi janë gjetur prova se kanë qenë të përfshirë.

Ndërsa, i dyshuari i tretë bëhet e ditur se është në kërkim policor.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative hetimore në teren ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj dy të dyshuar V.Sh. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar) dhe B.Ç. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) për të cilët janë gjetur prova se kanë qenë të përfshirë në këtë rast. I dyshuari i tretë është në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj që të dy të dyshuarve prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

The post Nën kërcënimin e thikës grabitën telefon e para, arrestohen dy persona në Prizren, i dyshuari i tretë në kërkim appeared first on Prizreni Sot.

Kush është i riu nga Malisheva që u kap me 30 kg drogë, po kërkohej nga Interpoli për grabitje
Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në fshatin Llozicë të Malishevës, pasi u kap me mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Armend Kastrati, 32-vjeçar, nga fshati Damanek i Malishevës.

Kastrati ishte në kërkim policor pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli për veprën penale ‘Grabitje’.

Pas arrestimit të tij, Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë  e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar 28 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka njoftuar mbrëmë se ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge‘.

Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

The post Kush është i riu nga Malisheva që u kap me 30 kg drogë, po kërkohej nga Interpoli për grabitje appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë për rastin e grabitjes në argjendari në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L, A.A dhe E.G., me dashje ndërmarrin veprime për kryerjen e veprës penale të grabitjes, por vepra penale nuk është kryer tërësisht, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021, rreth orës 17:02 minuta, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren, duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri A.A me armën e tipit “AK-47”, i pandehuri L.L me pistoletën “CZ” dhe i pandehuri E.Sh me një armë të gjatë të ashtuquajtur “pumparicë”, të cilët me vete kishin edhe një çekan me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin nga vetura e tyre, dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë, në këtë rast të arit, hyjnë në dyqanin e argjendarit ku ishin pronari – i dëmtuari O.K., dhe biri i tij – i dëmtuari I.K., dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë ta marrin arin, por që me armë të zjarrit shkrep i pandehuri A.A., e pastaj shkrep i pandehuri E.Sh., i cili iu shkakton lëndime të dëmtuarve I.K., e O.K., e pastaj me pistoletë  në drejtim të të dëmtuarit O.K., shkrep i pandehuri L.L., të cilin e godet në abdomen, e pastaj me shpejtësi me automjet ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë, me ç’rast i dëmtuari O.K., pëson plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme në shëndet, kurse i dëmtuari I.K., pëson dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet.

Në këtë mënyrë të akuzuarit L.L., A.A., dhe E.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja në tentativë” sipas KPRK-së. Po ashtu, pas shkrepjes me armë e duke marrë parasysh se në ato momente kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror për të lartpërmendurit, kësodore kanë bashkëkryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve  sipas KPRK-së.

Po ashtu, të njëjtit me përdorim të forcës, në grup dhe me armë në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që pasi  largohen  nga vendi i ngjarjes të përshkruar si më lartë, gjatë ikjes me automjetin e tyre, bëjnë aksident me një automjet, vazhdojnë rrugës regjionale Prizren-Suharekë dhe kur arrijnë afër fshatit Lubizhdë zbresin nga automjeti, pastaj me armë të zjarrit në duar, me dhunë e nxjerrin nga një automjeti, pronarin – të dëmtuarin S.Sh., dhe me këtë automjet vazhdojnë rrugën disa qindra – metra deri tek një pompë e derivateve, të cilët të armatosur zbresin nga vetura, dhe me dhunë nga punëtori i pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur, kthehen tek automjeti i tyre, të cilin e djegin dhe ikin nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Suharekës. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Grabitja”.

Gjithashtu, të njëjtit me me automjetin e grabitur, largohen nga vendi ku e kanë djegur veturën e tyre, në fshatin Lubizhdë-Komuna e Prizrenit, dhe kur arrijnë, në Suharekë, ballafaqohen me patrullën policore ku në ikje, nga xhami i pasëm i veturës shkrepin në drejtim të patrullës së policisë, të cilët përveç që ata i rrezikojnë njëherit, i rrezikojnë edhe kalimtarët e rastit, në këtë mënyrë  të njëjtit kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Po ashtu, të njëjtit ikin nga Suhareka dhe arrijnë në fshatin Murg-Komuna e Skenderajt, në tërësi e djegin automjetin dhe kësisoj i shkaktojnë dëm material pronarit të saj – të dëmtuarit S.Sh, mbi 5.000 Euro. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari E.Sh., me dashje ka ndihmuar në shmangien e zbulimit ose arrestimit të kryesve të veprave penale, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021 në orët e vona të natës afër shtëpisë së tij në fshatin Shkabaj-Komuna e Obiliqit (Kastriotit), takohet me të pandehurit e armatosur L.L, A.A dhe E.Sh dhe me automjetin e tij fshehurazi i dërgon në Prishtinë. Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” të KPRK

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Aktakuzë për rastin e grabitjes në argjendari në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Grabitje e armatosur në Prizren
Një grua ka raportuar në polici se një person nën kërcënimin e armës ia ka vjedhur një shumë parash.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia thotë se njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër.

Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE ME ARMË/Prizren 12.02.2023 – 14:11. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parash. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

The post Grabitje e armatosur në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet i dyshimti i pestë për grabitje në Prizren
Me datë 13 Shator 2022, falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.

Konkretisht me datë 15 Nëntor 2021 në Prizren , disa persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari.

Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.

Gjatë përleshjes dy viktimat -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë plagosur me armë zjarri.

Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.
Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë.

Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.

Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës.

The post Arrestohet i dyshimti  i pestë për grabitje në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Rrahu një femër dhe ia vodhi çantën, ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 06.10.2021, rreth orës 19:25 minuta në Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar të akuzuarit ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës, ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës me artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjet e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një bylyzyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe bylyzykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë.

Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale “Gabitja” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit., thuhet në njoftim.

The post Rrahu një femër dhe ia vodhi çantën, ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet një person për grabitje
Me datën 03 mars 2021 rreth ores 04:20 min., ne rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitje në një pompë te derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhë më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

Të dyshimtit të panjohur për viktimen ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim prelimar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallzim penal për grabitje.

Në lidhje me këtë ngajrje policia ka qënë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.

Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë.

The post Arrestohet një person për grabitje appeared first on Prizreni Sot.