Vermica Archives - Prizreni Sot

Thatësira që zgjati me javë të tëra: Liqeni i Vërmicës shndërrohet në luginë ku kullosin bagëtitë
Thatësira që zgjati me javë të tëra në Kosovë dhe rajon ka bërë që Liqeni i Vërmicës të thahet dhe në shtratin e tij të kullosin bagëtitë. Pos kësaj, tharja e këtij liqeni ka vënë në vështirësi edhe bizneset që u ndërtuan buzë liqenit artificial, të krijuar nga diga e Hidrocentralit të Fierzës.

Në vend të ujit, Liqeni i Vërmicës është shndërruar në një shesh të gjelbër, ku kullosin bagëtitë. Në gjithë shtratin e liqenit mund të dallosh lehtë Doganën e vjetër, rrugën e kamotshme të Vërmicës dhe pjesë të tjera të relikteve të regjimit asaj kohe.

Pas fundviteve të 70-ta, me përmbytjen e kësaj zone nga diga e Hidrocentralit të Fierzës, këtu u ngritën shumë biznese që u shërbyen turistëve në të gjitha stinët.

“Këtu vijmë kogja një kohë të gjatë, e vizitojmë këtë vend, na pëlqen, ka qenë më parë pak me ujë, edhe në atë kohë kemi qenë, kur mos gaboj edhe ai bazeni i vogël ka qenë nja 20-30 cm i mbushur, edhe atëherë kemi qenë, edhe atëherë ka qenë mirë,” tha për RTK-në Shemsi Suka, vizitor.

Sipas banorëve të zonës dhe pronarëve të bizneseve, mungesa e ujit ka zbehur paksa kreativitetin që jepte ky peizazh.

“Ka reflektime, përveç si ambjent edhe si klimë që jepte liqeni, si pasuri, si florë e faunë që ndërlidhet me ta, por edhe në biznes, pronarët e bizneseve ankohen, sepse u ka krijuar një lloj krize,” tha Bedri Hoxha, banor i zonës.https://zeri.info/inarticle.html

“Puna e liqenit, pamja e Pashtrikut, gjithçka ka ndikuar pastaj, bukuria vetë ka fol, por tash herë pas here thahet edhe s’kemi çka bëjmë, është punë e zotit, por pak edhe e hidrocentralit. Normalisht kur ka ujë kemi më shumë mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia,” tha Liridon Arifaj, afarist.

Në pjesën tjetër të kufirit, në verilindje të Shqipërisë, Liqeni i Fierzës, me kapacitet mbi 3 miliardë metër kub ujë, po shënon gjithashtu shifra alarmante të rënies së nivelit të ujit. Zyrtarët atje njoftojnë se nga kuota maksimale prej 296 metrash, sot niveli i ujit është vetëm 270 metra. Diferenca 26 metra nuk është thjesht statistikë; ajo nënkupton brigje të thata dhe fshatra që ndjejnë mungesën e ujit edhe për ujitje.

Ndërkohë, teksa Kosova dhe Shqipëria presin reshjet e vjeshtës që po vjen, relievi i ri i liqenit po zbulon kujtime të mbytura prej dekadash: gurë kufiri, rrugë të harruara, ndërtesa të vogla që koha kishte besuar se do të mbeteshin përgjithmonë nën ujë, por që mund të kthehen në atraksion turistik, për të kujtuar kohën e dhimbshme të ndarjes dhe takimet e fshehta që bënin fiset e lidhjeve të gjakut në dy anët e kufirit.

The post Thatësira që zgjati me javë të tëra: Liqeni i Vërmicës shndërrohet në luginë ku kullosin bagëtitë appeared first on Prizreni Sot.

Mërgimtarët po vijnë në Kosovë përmes Shqipërisë, brenda javës dyfishohet numri i veturave në Vermicë
Përgjatë një jave, pothuajse është dyfishuar numri i automjeteve që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Sipas statistikave nga Policia e Kosovës për javën e fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 87,378 vetura, rreth dyfishi i fluksit me 47763 vetura, të të njëjtës periudhë vitin e shkuar, shkruan Top Channel.

Ndërkohë që është ulur numri i automjeteve që kalojnë nëpër Serbi, për të hyrë në Kosovë. Javën e fundit në Kosovë përmes kësaj pike kanë hyrë 7099 vetura, derisa vitin e kaluar në të njëjtën kohë 10540 automjete, përcjell albinfo.ch.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Policia e Kosovës deklaroi se falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, po bëhet maksimumi i mundshëm që pritjet në pikën kufitare të jenë sa më të shkurtra.

Vetëm gjatë së enjtes në Vërmicë kanë hyrë në Republikën e Kosovës 42656 persona, 12977 vetura, 131 autobus dhe 385 kamionë.

Pikë tjetër që shfrytëzohet nga mërgimtarët është ajo te Dheu i Bardhë, që gjatë së premtes pritjet janë deri në katër orë.

The post Mërgimtarët po vijnë në Kosovë përmes Shqipërisë, brenda javës dyfishohet numri i veturave në Vermicë appeared first on Prizreni Sot.

Kishte ndërruar mbiemrin, kapet në Vërmicë pas 3 vitesh i dyshuari për një grabitje të armatosur
Pas gati tri vitesh në arrati, Policia e Kosovës ka prangosur sot, në pikën kufitare në Vërmicë të dyshuarin për grabitjen në tetor të vitit 2019 në një pompë të derivateve, në fshatin Polac të Skenderajt.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se O.N., është kapur në orët e mëngjesit, pas kontrollimit nga ana e policisë kufitare, i cili fillimisht kishte prezantuar një dokument identifikimi me një mbiemër tjetër. Por pas verifikimit të të dhënave nga ana e Policisë, rezultoi se i njëjti kërkohej me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata lidhur me grabitjen e armatosur në Skenderaj.

Sipas burimeve, njësitë policore janë vënë menjëherë në veprim dhe pasi kanë arritur në pikën kufitare, kanë marrë të dyshuarin, i cili është dërguar në stacionin policor në Mitrovicë.

Pas intervistimit, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh, si i dyshuar për veprën penale “grabitja”.

The post Kishte ndërruar mbiemrin, kapet në Vërmicë pas 3 vitesh i dyshuari për një grabitje të armatosur appeared first on Prizreni Sot.

Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi Vërmica”
Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të K.R.U ”HIDROREGJIONI JUGOR” Sh. A, Prizren Zenel Zenelaj, kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi Vërmica”.

Prizreni, që nga periudha e pasluftës vazhdimisht ka hasur në vështirësi për furnizimin me ujë të pijes në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave. Reduktimet e vazhdueshme janë dëshmia më serioze që duhej të ndërmerren masa për rritjen e kapaciteteve të ujit në komunën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij projekti me rëndësi jetike është zgjidhja afatgjate e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit, për 30 vitet e ardhshme.

Data 22 Mars është Dita Botërore e Ujit, prandaj sot kryetari, Shaqir Totaj në bashkëpunim me K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A, Prizren kanë ndërmarr veprimin e parë drejt finalizimit të objektivit kryesor, furnizimi me ujë të pijes 24 orë për çdo banorë në Komunën e Prizrenit

The post Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi Vërmica” appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policit 50 euro ryshfet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

Nga policia është bërë e ditur se i dyshuari ua kishte futur 50 euro në dokumentet që ua kishte prezantuar.

“Më, 19.12.2020 rreth orës 05:45, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK)-Hyrje nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë,  ka ardhur: R.T., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili në dokumente që ua prezanton policisë kufitare, kishte futur 50 (pesëdhjetë) euro. Zyrtari policor kërkon të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe’.  Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës”, është bërë e ditur nga policia.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘dhënia e ryshfetit’.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar. I dyshuari është urdhëruar që më, 21.12.2020, të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit.

The post Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policit 50 euro ryshfet appeared first on Prizreni Sot.