Vermice Archives - Prizreni Sot

Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë
Sasi e madhe e kolagjenit është kapur nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vermicë.

Dogana ka njoftuar se 153 pako me pluhur kolagjeni, secila nga 200 gramë, ishin të vendosura në bagazhin e automjetit dhe i dyshuari nuk ka paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

“Në Pikën Kufitare në Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është identifikuar një rast i tentativës për shmangie të obligimeve doganore”, thuhej në njoftim.

“Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Doganave.

The post Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë appeared first on Prizreni Sot.

Policia konfiskon mbi 10 mijë euro në Vërmicë
Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithëse, ndaj të njëjtit u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.

The post Policia konfiskon mbi 10 mijë euro në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policit dhe doganierit, dërgohet në mbajtje
Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.

Ai u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.

The post Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policit dhe doganierit, dërgohet në mbajtje appeared first on Prizreni Sot.

Kërkohet nga autoritetet austriake, ndalohet në Morinë 30-vjeçari nga Presheva
Policia në Shqipëri ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë është ndaluar një 30-vjeçar nga Presheva.

Ai ishte i kërkuar nga autoritetet në Austri për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit ka thënë se Interpoli në Tiranë po bashkëpunon me Interpolin në Vjenë për ta ekstraduar të dyshuarin.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake, për trafikim të lëndëve narkotike, ndalohet 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë. Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.”

The post Kërkohet nga autoritetet austriake, ndalohet në Morinë 30-vjeçari nga Presheva appeared first on Prizreni Sot.

Me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet në Vërmicë një shtetas i huaj
Më 19 shkurt 2025, rreth orës 14:35, është realizuar arrestimi i një shtetasi të huaj në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar.

Policia ka njoftuar se arrestimi ka ndodhur në Vermicë, ku i dyshuari mashkull është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga policia, ndërkaq po zhvillohen procedurat ligjore.

The post Me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet në Vërmicë një shtetas i huaj appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohen dy kosovarë në Morinë, nuk i deklaruan 21 mijë franga
Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë në Morinë, kjo pasi ata nuk i kanë deklaruar hiç më pak se 21 mijë franga.

“Shërbimet e Policisë kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi.

Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet mes tjerash në njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shqipërisë.

The post Arrestohen dy kosovarë në Morinë, nuk i deklaruan 21 mijë franga appeared first on Prizreni Sot.

Ia ofroi 50 euro zyrtarëve policorë në pikën kufitare Vërmicë, arrestohet shtetasi i Ukrainës
Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë, pasi i njëjti kishte tentuar t’i jepte ryshfet zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 11:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

The post Ia ofroi 50 euro zyrtarëve policorë në pikën kufitare Vërmicë, arrestohet shtetasi i Ukrainës appeared first on Prizreni Sot.

Tentoi ta korruptojë policin me 5 euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Vërmicë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentimit për ta korruptuar zyrtarin policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 19:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

The post Tentoi ta korruptojë policin me 5 euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

Dogana në Vërmicë kap 42 paketime me “duhan të grirë” në një veturë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së duhanit në pikë kalimin kufitar të Vermicës.

Sipas njoftimit, një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.

“Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundervajtëse”, thuhet në njoftim.

The post Dogana në Vërmicë kap 42 paketime me “duhan të grirë” në një veturë appeared first on Prizreni Sot.

Kapet me marihuanë në Vërmicë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vërmicë, pasi e ka kapur e marihuanë.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gramë. Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

The post Kapet me marihuanë në Vërmicë, arrestohet i dyshuari appeared first on Prizreni Sot.

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Është arrestuar një serb në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kishte futur para në dokumentet, duke tentuar t’i jap ryshfet zyrtarëve policor.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku rasti i tillë është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin për transport të udhëtarëve (autobus), në momentin kur i kishte dhënë dokumentet zyrtarëve policor kishte futur në dokumente para duke thënë se ato para ishin për zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport

The post Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb appeared first on Prizreni Sot.

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.

“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

The post I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

200 mijë qytetarë kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri javën e kaluar
Rreth 200.000 qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas gjatë javës së kaluar, kanë njoftuar autoritetet policore në pikën kufitare të Vërmicës.

Kjo po konsiderohet rritje e qarkullimit për rreth 20 për qind për dallim nga viti i kaluar.

Komandanti Shpend Qevani, njëherit përgjegjës i pikës kufitare, ka thënë për emisionin “SOT” në KTV se zakonisht në vikende, rreth 80 mijë qytetarë kalojnë kufirin.

“Përgatitjet për sezonin veror janë bërë, edhe me pajisje teknologjike. Presim të ketë rritje të fluksit të lëvizjes, por vonesat në kufi do të jenë minimale”, ka thënë ai.

E jashtë sezonit veror, në këtë pikë kufitare kalojnë rreth 40 mijë qytetarë.

The post 200 mijë qytetarë kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri javën e kaluar appeared first on Prizreni Sot.

Tentim kontrabande në Vërmicë – shoferi i autobusit deklaroi disa pajisje por jo të gjitha, sekuestrohet malli i fshehur
Dogana e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të parandalimit të kontrabandës me pajisje elektronike në pikën kufitare në Vërmicë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pas ndalimit të një autobusi personi përgjegjës ka deklaruar se posedon 7 kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratë doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

“Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë. Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli – komplet për telefona i përbërë nga kufje, Power Bank, mbushës etj. në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro”, thuhet në raport.

Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale.

Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga Sektori i kundërvajtjes doganore.

The post Tentim kontrabande në Vërmicë – shoferi i autobusit deklaroi disa pajisje por jo të gjitha, sekuestrohet malli i fshehur appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit
Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

The post Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit appeared first on Prizreni Sot.

Vërmicë, Policia ndalon 15 persona nën dyshimet për kontrabandë me migrantë
Policia e Kosovës ka ndaluar në Vërmicë 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, tre nga Eritrea dhe një nga Egjipti.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

The post Vërmicë, Policia ndalon 15 persona nën dyshimet për kontrabandë me migrantë appeared first on Prizreni Sot.

Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova “dynden” drejt bregdeteve shqiptare
Si çdo vit mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.

Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

The post Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova “dynden” drejt bregdeteve shqiptare appeared first on Prizreni Sot.

Policia e Kosovës aksion në zonën kufitare të Vërmicës, katër sirianë gjuajnë me armë në drejtim të tyre
Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me të marrë informatën, Policia e Kosovës ka nisur aksionin ku ka hasur në katër sirian të cilët kanë qenë të armatosur.

Madje burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të njëjtit kanë shkrepur edhe armët në drejtim të Policisë.

Autoritet policore të vijës së gjelbërt në Vërmicë i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim për kapjen e të dyshuarve.

Në ndihmë të këtij aksionë janë nisur edhe njësitë e Policisë Kufitare-Përëndimi si dhe njësi nga njësia regjionale në Prizren.

The post Policia e Kosovës aksion në zonën kufitare të Vërmicës, katër sirianë gjuajnë me armë në drejtim të tyre appeared first on Prizreni Sot.

Tentim vrasje afër pikës kufitare në Vërmicë, dy grupe sirianësh përfshihen në përleshje
Një përleshje mes dy grupe sirianësh ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë, që eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë një person është lënduar rëndë. Konflikti verbal mes dy grupeve erdhi pas një mosmarrëveshje, që dyshohet se lidhet me para.

Burimet nga Emergjenca në Prizren kanë bërë me dije se personi që u ther me thikë gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa Policia s’ka arritur t’i kap personat e dyshuar pasi të njëjtit janë larguar në drejtim të Shqipërisë.

Mwsohet se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ku disa njësi policore intervenuan, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë mbledhur informacionet e para.

Bazuar në dëshmitë e personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi përleshja, incidenti dyshohet se ka motiv kontrabandën, që kanë zhvilluar dy grupet.

Ajo që dihet deri më tani është se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, që ka marrë vendim për inicimin e rastit si “tentim vrasje” dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Sinjali

The post Tentim vrasje afër pikës kufitare në Vërmicë, dy grupe sirianësh përfshihen në përleshje appeared first on Prizreni Sot.

Ndalohet në Vërmicë autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë, gjenden medikamente të kontrabanduara
Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara.

“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako  dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës, transmeton Express.

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

The post Ndalohet në Vërmicë autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë, gjenden medikamente të kontrabanduara appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohen në Vërmicë dy të dyshuar për shitblerje të drogës, Policia u gjen qese me marihuanë në veturë
Dy 23-vjeçarë janë arrestuar të hënën në pikën kufitare në Vërmicë, pasi zyrtarët policorë u gjetën qese me substancë narkotikë të llojit marihuanë, në veturën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të dyshuarit po lëviznin me automjet në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, me ç’rast pas kontrollit policorë u zbulua një qese e plastikës me një sasi të caktuar të marihuanës.

Droga që u gjet u konfiskua, derisa sipas burimeve të Sinjalit, si prova janë sekuestruar edhe disa telefona, para e vetura e të dyshuarve.

Të rinjtë që po dyshohen për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve janë shoqëruar për në Policinë në Prizren, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

The post Arrestohen në Vërmicë dy të dyshuar për shitblerje të drogës, Policia u gjen qese me marihuanë në veturë appeared first on Prizreni Sot.

Kapet në Vërmicë një “Land Rover” që ishte vjedhur vjet në Bullgari
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka identifikuar një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka rezultuar e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.

Sipas njoftimit, vetura është konfiskuar.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë;

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 10.06.2022 rreth orës 22:05 vije vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., (viti i lindje 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut).

Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

The post Kapet në Vërmicë një “Land Rover” që ishte vjedhur vjet në Bullgari appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet në Vërmicë 48-vjeçari i kërkuar nga Policia
Mëngjesin e së premtes në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar një person i cili ishte në kërkim policor tash e një kohë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 48-vjeçari po kërkohej pasi ishte dënuar për kryerjen e dy veprave penale ‘Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’ dhe ‘Vjedhje e shërbimeve’.

Pas arrestimit nga Policia Kufitare, i dyshuari është dërguar në Gjykatë ku ka bërë pagesën e dënimit dhe më pas është liruar.

The post Arrestohet në Vërmicë 48-vjeçari i kërkuar nga Policia appeared first on Prizreni Sot.

Këta janë personat që u kapën me drogë në Vërmicë
Mbrëmë rreth orës 22:50 në pikën kufitare në Vërmicë, Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët e doganës, kanë arrestuar dy persona, pasi në veturën e tyre u gjet një sasi e narkotikëve e llojit marihuanë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se të arrestuarit janë K. D. dhe L. D.

Domi dhe Duraku u arrestuan pasi, gjatë kontrollit, në veturë iu gjet marihuana e fshehur në pjesën e pasme të veturës dhe e kishin mbështjellur me folje.

Si rezultat i kësaj, pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimit të personave që ishin në veturë janë arrestuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe analoge”, e sanksionuar sipas nenit 267 të KPK-së.

Me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe pritet që së shpejti të dërgohen para gjyqtarit të procedurës paraprake për të urdhëruar edhe masën e paraburgimit.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se përveç arrestimit të personave të dyshuar, në cilësi të provave policia ka sekuestruar: Substancë të dyshuar narkotike të llojit maruhuanë me peshë rreth 41.4 gramë, një automjet e tipit “Audi” si dhe dy telefona të llojit Iphone Pro Max.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

The post Këta janë personat që u kapën me drogë në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

313 raste të filmuara, si e përdornin sistemin TIMS-in policët për të përfituar shuma deri në 400 euro
Detaje të reja kanë dalë nga goditja e policëve të korruptuar në doganën e Morinës në Kukës.

Sipas përgjimeve të SPAK rezulton se efektivët e policisë merrni shumë ta konsiderueshme parash duke favorizuar njerëz që kalonin në kufi edhe pse duke shkelur ligjin.

Sipas Prokurorisë punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë. Po ashtu nga përgjimet del se efektivët e policisë kanë përdorur edhe sistemin TIMS, për të verifikuar penalitetin e personave të dyshuar që kalonin në kufi.

Së paku 313 raste janë të dokumentuara nga SPAK për korrupsion me pamje filmike audio e video.

Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim Laert Sulo, Ani Hoxholli, EMilton Hasllanaj, Halim Shehu, Arben Kastrati, Arjan Sokoli, Dashnor Braha, Elidjana Toçila, Endrit Uka, Fatri Isiberi, Fatri Braha, Gëzim Duraku, Haqif Halilaj, Kapllan Dogjani, Mimoza Shahinaj (Ismailaj), Muhamet Cengu, Rezarta Lako, Urim Lami (Elezi), Vehbi Nerguti, Vojsava Selmani, Xhuliana Maksutaj, Ylber Hoxha, Bedri Duraku, Avni Tershalla, Arben Goçi, Shpëtim Cenaj, Atli Jashati dhe Sule Onuzi, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Edhe më herët Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi. Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

The post 313 raste të filmuara, si e përdornin sistemin TIMS-in policët për të përfituar shuma deri në 400 euro appeared first on Prizreni Sot.

Ky është numri i policëve që u arrestuan deri më tani në Vërmicë
Një aksion që ka nisur sot në mëngjes në Vërmicë, Deri tash, janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

Deri më tani janë arrestuar 25 zyrtarë policorë të Kosovës dhe mbi 30 zyrtarë policorë të Shqipërisë.

Ky aksion është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”.

Nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, kanë nisur një aksion në Vërmicë.

E për këtë aksion, nga IPK’ja dhe Prokuroria, kanë thënë se kanë bërë hetime qe 1 vjet.

Madje, thonë se janë përdorur edhe masa të fshehta të hetimit.

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në komunikatën e përbahkët të këtyre dy institucioneve.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Aksioni është duke vazhduar ende. Ky aksion është vazhdimësi e aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.

The post Ky është numri i policëve që u arrestuan deri më tani në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

Ia ofroi 10 euro policit për mungesë të vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, arrestohet shqiptari në Vërmicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti ia ofroi 10 euro zyrtarit policor për shkak të mungesës së vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 01.02.2022 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti  në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

The post Ia ofroi 10 euro policit për mungesë të vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, arrestohet shqiptari në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

Policia Kufitare e Kosovës arreston në Vërmicë një person të dyshuar, transportonte migrantë illegal
Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.

Patrulla e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.

Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar.

Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante, me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj.

The post Policia Kufitare e Kosovës arreston në Vërmicë një person të dyshuar, transportonte migrantë illegal appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet një person në Vërmicë për kontrabandë me emigrantë
Patrulla policore për mbikëqyrje të kufirit në rajonin e fshatit Vërmicë, në ora 06:30, të ditës së sotme, ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore, lëvizjet e së cilës ka vazhduar t’i monitorojë.

Automjeti më pas është ndalur në nënkalimin e autostradës (në Vërmicë) dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona.

Patrulla policore menjëherë ka reaguar, ka arritur ta ndalojë automjetin që drejtohej nga i dyshuari: E.G., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe në automjet hasen shtatë emigrantë (pesë meshkuj, një femër dhe një fëmijë) nga Siria.

Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë për të vazhduar procedurat, gjegjësisht inicimit të rastit ‘kontrabanda me emigrant’.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me aktvendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje, me emigrantet vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, kurse automjeti konfiskohet.

The post Arrestohet një person në Vërmicë për kontrabandë me emigrantë appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë kundër personit që ia ofroi 30 euro policit në Vërmicë pasi nuk e kishte certifikatën e vaksinimit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 10.12.2021 për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., “me datë 09.12.2021 në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Audi A4”me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me dy pasagjerë të tjerë, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur që nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit i vendos tri kartëmonedha prej dhjetë (10) euro – gjithsej tridhjetë (30) euro, të cilat ia jep zyrtarit policor A.Sh., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, për respekt ndaj tij , dhe se nuk kanë certifikatë vaksinimi e as test PCR për Covid-19, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë. Me këto veprime, i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së”, njofton prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.​

The post Aktakuzë kundër personit që ia ofroi 30 euro policit në Vërmicë pasi nuk e kishte certifikatën e vaksinimit appeared first on Prizreni Sot.