Vota Archives - Prizreni Sot

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua fizikisht nga diaspora më 8 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë fletëvotime nga ky proces.

Ai shtoi se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Gjatë konferencës për media në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi theksoi se skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para nisjes së numërimit të votave me kusht.

“Skanimi na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, si në vendvotimin e rregullt ashtu edhe në atë me kusht. Pasi të përfundojë ky proces, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga votimi jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.

Tutje tha se po punohet që rezultatet përfundimtare të shpallen sa më shpejt, edhe para afatit të planifikuar.

“Në zgjedhjet e kaluara, KQZ-së i janë dashur rreth 18 ditë nga dita e zgjedhjeve për të shpallur rezultatet përfundimtare. Për këtë proces zgjedhor, shpallja është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars 2025, ndërsa certifikimi deri më 18 mars”, tha ai.

Lidhur me votimin nga jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të pranuara, janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar.

“Pakot janë refuzuar për disa arsye, si dërgimi nga persona të cilët janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesa e dëftesës së regjistrimit, dërgimi i njëjtës pako më shumë se një herë ose përfshirja e më shumë se një fletëvotimi në një pako”, sqaroi ai.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 104,924 shtetas të regjistruar për të votuar nga jashtë, 84,600 kishin zgjedhur të votonin përmes postës dhe 20,324 në përfaqësitë diplomatike.

Në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15,352 qytetarë, ndërsa përmes postës janë pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

The post KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars appeared first on Prizreni Sot.

VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal
Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete.

Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 15 .71. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.25 përqind ndërsa Nisma 6.02 përqind.

Kujtojmë se në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

The post VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal appeared first on Prizreni Sot.

Me kusht mund të votoni vetëm brenda komunës ku jeni regjistruar si votues
Komisioni Qendror Zgjedhor ka sqaruar se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.

“Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”.

“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook.

The post Me kusht mund të votoni vetëm brenda komunës ku jeni regjistruar si votues appeared first on Prizreni Sot.

Dokumentet të cilat duhet t’i keni me vete për të votuar në zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se me cilat dokumente mund të votohet në zgjedhjet komunale që mbahen me 17 tetor.

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:

Letërnjoftim;

Pasaportë;

Dokument i udhëtimit; dhe

Patentë shoferi.

The post Dokumentet të cilat duhet t’i keni me vete për të votuar në zgjedhjet lokale appeared first on Prizreni Sot.

Prizreni e Peja me më së shumti kandidatë për kryetar
Në komunën e Prizrenit dhe të Pejës pritet konkurrencë më e madhe për të fituar ulësen e kryetarit të komunës, vende këto në të cilat janë nëntë kandidatë për kryetarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kështu është thënë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhje ku ndër të tjera u bë e ditur se deri më 17 gusht, për regjistrim si votues jashtë vendit, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime të cilat janë në shqyrtim dhe afati për këtë proces përfundon sot në mesnatë.

Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim tha se janë në shqyrtim të aplikacioneve të subjekteve politike për t’u certifikuar për zgjedhjet e 17 tetorit, për të cilat tha se 99% e tyre kanë pasur nevojë për plotësime.

“Ka komuna në të cilat duket do të ketë konkurrencë të madhe për ulësen e kryetarit të komunës ato sipas të dhënave të tanishme janë Komuna e Pejës dhe Prizrenit me nga nëntë kandidatë, ndërsa të dyja këto komuna i kanë nga 14 në 12 subjekte politike të cilat kanë treguar interes për të garuar për ulëse në Kuvendet Komunale të tyre, konkurrenca më e madhe në Kosovë duket që do të jetë në këto dy komuna, edhe pse Prishtina është kryeqytet dhe ka numrin më të madh të ulëseve në Kuvend Komunal. Ndërsa komunat që ka më pak interes, kushtimisht ta themi për ulësen e kryetarit të komunës është Vitia, Han i Elezit dhe Ranillugu me nga dy aplikacione, si dhe komunat e tjera për Kuvende Komunale që kanë pak interes është komunën e Ranillugut me dy subjekte politike të ciklat garojnë për ulëse në këto kuvende komunale”, ka thënë ai.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se nga 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit, 9 mijë e 652 janë aprovuar derisa sekretariati do të vazhdojë pranimin e aplikimeve deri në mesnatën e së mërkurës.

“Periudha e cila ka filluar më 10 korrik dhe pritet të mbyllet sot në orën 24:00 pra para mesnatës është periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit. Raporti ynë është i datës 17 gusht të orës 20:00 dhe deri në atë periudhë kanë aplikuar 10 mijë e 638 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, të gjitha këto aplikime janë përmes emailit zyrtar të cilat ka publikuar KQZ. Pra 10 mijë prej 638 aplikacioneve të pranuara për regjistrim, prej tyre 9 mijë e 652 aplikacione janë të aprovuara. Sekretariati edhe sot do të vazhdojë me pranimin e aplikacioneve deri në mesnatë, dhe do t’i trajtoj të gjitha kërkesat”, ka thënë ai.

Ahmetaj bëri të ditur se kanë pranuar 2 mijë e 670 kërkesa përmes platformës online, kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, ndërsa 300 kërkesa janë parashtruar përmes formularëve të aplikimit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se qytetarët në Kaçanik dhe Han të Elezit, të cilët kanë shtetësi edhe të Maqedonisë së Veriut, përveç të Republikës së Kosovës, do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votimit në dy shtetet më 17 tetor, meqë zgjedhjet lokale do të mbahen në të njëjtën datë edhe në vendin fqinj.

Gjithashtu sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet për refuzimin e aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës, të pranuara nga Mali i Zi, të cilat janë vlerësuar të dyshimta.

The post Prizreni e Peja me më së shumti kandidatë për kryetar appeared first on Prizreni Sot.

Komisionereve të arrestuar për skandalin me vota u sekuestrohen telefonat
Prokuroria Speciale e Kosovës u ka sekuestruar telefonat dy të dyshuarve për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të dyshuarve u janë sekuestruar një celular i tipit “Samsung Galaxy A20” dhe një telefon i tipit “Iphone 7+”.

“Sekuestrimet e përkohshme: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

A.K dhe S.M dyshohen se janë përfshirë në skandalin me vota ish-kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla.

The post Komisionereve të arrestuar për skandalin me vota u sekuestrohen telefonat appeared first on Prizreni Sot.

Dyshimet për dallaveret me vota, Prokuroria ndalon dy persona
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar të martën dy persona nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Sipas njoftimit, Prokurori sot do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

Bëhet fjalë për dy persona me inicialet A.K dhe S.M.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast”, thuhet ndër të tjera.

Ky aksion i Prokurorisë vjen pas raportimeve në media dhe pas akuzave nga kandidatë të ndryshëm për deputetë se ka pasur vejdhje votash brenda partive.

Në qendrën e numërimit të votave ka pasur proces të rinumërimit nën vëzhgimin e prokurorëve, meqë janë ngritur shqetësime për tjetërsim të votave.

The post Dyshimet për dallaveret me vota, Prokuroria ndalon dy persona appeared first on Prizreni Sot.

Refuzohen mbi 14 mijë zarfe me vota nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se janë refuzuar mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako me fletëvotime.

“Deri tani janë numëruar 161 vendvotime  nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre ose mbi 33% e tyre. Poashtu në këtë qendër Shërbimi Votues i KQZ’së 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit. Deri më tani janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të refuzuara. Arsyet janë të ndryshme për refuzimin e tyre”, ka thënë ai.

The post Refuzohen mbi 14 mijë zarfe me vota nga diaspora appeared first on Prizreni Sot.

KQZ njofton se deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 87 mijë qytetarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 87 mijë 151 votues.

Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.

Ndërkohë, këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

The post KQZ njofton se deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 87 mijë qytetarë appeared first on Prizreni Sot.

Prokurorja tregon se çfarë ju pret nëse e fotografoni votën ditën e zgjedhjeve
Institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, nënshkruan të premten memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për një proces të lirë zgjedhor.

Prokurorja Laura Pula tha se sistemi prokurorial ka finalizuar të gjitha procedurat për të operuar së bashku më Policinë e Kosovës në mbrojtje tëvotës së qytetarëve.

Pula tha se Prokuroria e Shtetit është garidan i mbrojtjes së lirë të votës së qytetarëve dhe se nuk do të kursejë askënd në këtë drejtim, teksa shtoi se çdo person që rastis të fotografojë votën do të arrestohet nga Prokurori i Shtetit.

Ajo tha se çdo person që fotografon votën do të arrestohet menjëherë nga Prokurori i Shtetit

“Jemi gardianë të mbrojtjes së votës së lirë të sovranit të Republikës të Kosovës, duke mos kursyer askënd që prish procesin zgjedhor… Para se ju të bëni pyetjen se fotografimi i votës a është vepër penale, dua t’iu shpjegoj se fotografimi i votës është e vërtetë që nuk është vepër penale. Mirëpo çdo person i cili do të rastisë të fotografojë votën në qendër të vendvotimit, do të arrestohet menjëherë nga Prokurori i Shtetit me qëllim të ndalimit dhe të intervistimit dhe të arsyes se pse e ka fotografuar atë votë… Kishte me qenë mirë që në zgjedhje mos të hasim në persona që fotografojnë votën”, tha Pula.

Edhe Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës bëri të ditur se kanë caktuar 30 gjyqtarë që do të kujdestarojnë më 14 shkurt, ditën e zgjedhjeve.

The post Prokurorja tregon se çfarë ju pret nëse e fotografoni votën ditën e zgjedhjeve appeared first on Prizreni Sot.

KQZ ka pranuar 15 mijë e 966 pako me fletëvotime nga diaspora
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ është duke vazhduar të pranojë pako me fletvotime nga jashtë vendit.

Ai ka thënë se deri tani kanë pranuar 15 mijë e 966 pako.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë ai.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

The post KQZ ka pranuar 15 mijë e 966 pako me fletëvotime nga diaspora appeared first on Prizreni Sot.