Të mërkurën arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 vaksina AstraZeneca

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Në njoftimin e MSh’së në Facebook bëhet e ditur se vaksinimi do të vazhdojë për kategoritë e parapara në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, ka njoftuar MSh.

Dozat e vaksinave do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite.

“Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, bën të ditur MSh.

Ndryshe, javën që lamë pas në Kosovë kanë ardhur 4 mijë e 680 doza të vaksinave nga kompania Pfizer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *