Terrorizohen punëtorët e një marketi në Prizren, persona të armatosur vjedhin rreth 600 euro nga arka
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në një market në rrugën ‘Besim Shala’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se punëtorët e marketit derisa ishin duke punuar janë ballafaquar me dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur që të marrin rreth 600 euro nga arka.
Pasi kryen këtë veprim, personat e dyshuar të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme.
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’u vënë në gjurmë hajnave që terrorizuan punëtorët e marketit.