Tre persona rrihen mes vete në Shirokë të Suharekës

Tre persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40, në Shirokë të Suharekës.

Tutje në raport bëhet e ditur se njëri prej tyre u ka dëmtuar dy vetura dy personave të tjerë.

“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej tyre u ka dëmtuar dy vetura dy të dyshuarve tjerë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *