Tri raste të dhunës në rajonin e Prizrenit, arrestohen dy persona pasi rrahën prindërit e tyre
Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse, një person tjetër është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka kanosur anëtarët e tjerë të familjes.
“Suharekë 23.11.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij si dhe kishte kanosur anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Ndërsa, një person në Prizren ka njoftuar policinë se djali i tij 15-vjeç vazhdimisht u shkakton dhunë psikike dhe i kanosë anëtarët e tjerë të familjes.
Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime.
“Prizren 24.11.2023 – 19:00-20:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij 15 vjeçar vazhdimisht u shkakton dhunë psikike dhe i kanosë anëtarët e familjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raport.