Në spitalin e Prizrenit bie ndjeshëm numri i pacientëve

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 212 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 119 pacientë janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 6 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga SHSKUK thuhet se 152 pacientë janë me oksigjenoterapi. Në spitalin e Prizrenit bie ndjeshëm numri i pacientëve. Aktualisht janë vetëm 18 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit të punës për datën 23 maj 2021, po trajtohen 212 persona.

119 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 117 pacientë:

5 pacientë janë në gjendje të rënduar

62 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

94 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 45 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 5 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 95 pacientë:

57 të konfirmuar pozitivë

68 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 28 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *