U ndaluan për gjueti të kundërligjshme, ju gjeten armë dhe municion

Ne mbrëmjen e datës 17 gusht 2021, policia në Prizren pranoj një informacion së në bjeshkët e Prevallës dyshohet se disa persona po kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin duke dal në gjah jashtë sezonit të gjuetisë.

Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe përkundër terrenit të vështirë kodrinor-malor, zyrtarët policorë identifikuan lokacionin e personave të dyshimtë dhe gjatë vëzhgim- kërkimit i hasën të dyshimtit të cilët ishin për gjah në këtë zonë.

Në bazë të kërkesës policore të dyshimtit u kontrolluan dhe të njëjtit ishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale policia sekuestroj përkohësisht këto armë:

1-Pushkë gjahu të tipit “ROBER  B70”,

1-Pushkë gjahu të tipit “Super Vurucu” ,

1-Pushkë gjahu të tipit “Super Chapion”,

3- radiolidhje dore, 9 fishek të kalibrit 30-06, 1- rrethatore beli së bashku më 16 fishek gjuetie, 1- rrethatore beli së bashku më 21 fishek gjuetie, 1 palë dylbi.

Armët dhe municioni u gjet në automjetin e tipit Chlysler “JEEP” me targa të huaja, ndërsa në procedim penal u regjistruan të dyshimtit:

M.P i lindur në vitin 1971, R.M i lindur në vitin 1986 dhe N.V i lindur në vitin 1976.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë te rregullt.

Në të njëjtën kohe zyrtarët policorë të cilët po kryenin kontrolle në zonën e Prevallës, ndaluan gjithashtu një automjet Daimler Benz me targa vendore, dhe gjatë kontrollimit të personit të dyshimtë policia gjeti në posedim të një armë të tipit revole “Zoraki 917-T”, 43 fishek me gaz dhe një thikë. Arma dhe municioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa ndaj të dyshimit R.E i lindur në vitin 1992 u iniciua procedurë penale për mbajtjen në pronësi të armës ilegale.

Rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *