Vazhdon edhe për këtë muaj thirrja publike për mbështetje financiare për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021 në Prizren
Komuna e Prizrenit ka vazhduar edhe për muajin janar thirrjen publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021.
Vazhdimi i thirrjes publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021, është bërë për shkak se thirrja e mëhershme ka qenë deri më 19 nëntor, e që deri në atë datë është bërë edhe shpërndarja e mjeteve, ka njoftuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun e komunës së Prizrenit, Jona Hoxha.
Për të përfituar nga ky vendim i Kuvendit edhe për fëmijët e porsalindur deri më 31 dhjetor të vitit vitit të kaluar, është zgjatë afati edhe për këtë muaj, ka njoftuar ajo. Sipas saj, për këtë çështje deri me datën 19 nëntor ka qenë thirrja e fundit për vitin e kaluar, ku për mbështetje financiare ka patur 1516 aplikime, ndërsa janë realizuar 1513 pagesa, ka njoftuar ajo.
Ndryshe, sipas kritereve të përcaktuar, për fëmijën e parë prindërit mbështetën me 250 euro, për fëmijën e dytë me 300 euro, ndërsa nëse është fëmija i tretë apo më shumë, prindërit mbështetën me nga 350 euro./Tv Prizreni