Largohet nga pozita komandanti i Trafikut Rajonal në Prizren pas aksidentit me fatalitet, Tërshana: E padrejtë

Gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht. Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Pikërisht për garën ilegale që ndodhi atë natë, Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Hasan Tërshana, Komandanti i Trafikut në Rajonin e Prizrenit është degraduar nga pozita.

Lajmin e ka konfimruar për Gazetën Sinjali edhe vetë Tërshana.

“Po, unë e kam marrë vendimin prej drejtorit të Përgjithshëm”, ka zbuluar Tërshana për Gazetën Sinjali.

Ai ka treguar se tash e kanë zhvendosur në një pozitë tjetër.

“Më kanë çu më një pozitë tjëtër – tash jam në sektorin e operativës”, ka thënë ish-komandanti i Trafikut Rajonal të Prizrenit për Gazetën Sinjali.

Për vendimin që ka pranuar, ai ka thënë se do ta shfrytëzojë të drejtën e tij të ankimimit.

“Unë do t’i shfrytëzoj të drejtat e mija, sepse ajo zonë nuk është zonë e përgjegjësisë së Njësisë së Trafikut, është zonë që i përkët Njësisë së Autostradave”.

“Më është bë padrejësi, mirëpo unë përmes rrugëve ligjorë do t’i ndjek të drejtat e mija”, tha tutje Tërshana për Gazetën Sinjali.

Se janë marrë masa ndaj dy zyrtarevë policorë në rajonin e Prizrenit, por pa i përmendur emrat e tyre, e ka konfimruat sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ndër masat e ndërmarra deri më tani është inicimi i hetimeve disiplinore për përgjegjësi menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të Njësive të Trafikut, plani i ri për siguri në trafikun rrugor”, tha Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndryshe, nga gara me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, mbetën të vdkeur tre të rinj: Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *