Vikendi në Shqipëri? Masat e reja antiCOVID-19 që duhet t’i dini

Qytetarët e Shqipërisë këtë javë janë më të çliruar nga masat kundër COVID-19. Ora policore do shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë por do mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot.

Ndërsa, nga 1 korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Nga 1 qershori

Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00. Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.


Nga 1 korriku:

Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 për qind sipas protokollit të ISHP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30 për qind të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.


Ndryshe, në tri skena përgjatë 5 ditëve dhe 4 netëve, do të mbahet edicioni i dytë i festivalit UNUM Festival, në plazhin e bukur të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, ku do të marrin pjesë kasta e artistëve e cila do të përkujdeset që të ketë muzikë 24 orë pa ndërprerë: Sven Vath, Ben Klock, Ricardo Villalobos, Mathew Jonson, Raresh, Priku, Sonja Moonear, etj. do të jenë vetëm disa prej artistëve me famë botërore që do të performojnë mes pishave e në plazhin e Ranës së Hedhun.


Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali dhe gjërat kanë ndryshuar si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, organizatorët kanë arritur që në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit në Shqipëri të mos lënë hapësira për t’u brengosur fare për virusin, pasi që do të jetë ndër festivalet e para në botë që do ta kryejnë testin e antigjenit para futjes në festival. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *