Vrau një dhi të egër, prizrenasi ndalohet nga policia
Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se më 31 korrik të këtij viti, rreth orës 16:55, policia e nën stacionit policor Sreck, në një pikë kontrolli ka ndaluar një automjet me targa vendore, lidhur me një informatë se vozitësi i cili drejtonte automjetin dyshohet se kishte vrare një kafshe (dhi e egër) mbi fshatin Mushnikov.
Me të ndalur këtë veturë policia kishte kërkuar nga i vozitësi që ta hap bagazhin e veturës, por që i njëjti vrullshëm ishte dal nga vetura dhe larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.
Sipas policisë, gjatë hetimit të rastit, në rrugë operativo-hetimore, ka identifikuar të dyshuarin e këtij rasti Dz A i datëlindjes 1959, dhe nga informatat e mbledhura i dyshuari posedonte armë.
Më datë 03 gusht 2021 te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar cilësinë e provave material: Një pushkë përsëritëse nr serik M 99428, një pushkë gjuetie nr serik 145388, 23 fishek te kalibrit te panjohur, një thike me tehe 15 cm cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje”, thuhet nga policia.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit për Krime te Renda rasti rekomandohet në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.