Zgjedhjet lokale, hapet afati për certifikimin e partive politike
Zgjedhjet lokale, hapet afati për certifikimin e partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është hapur afati për aplikimin e subjekteve politike, koalicioneve, iniciativave qytetarë dhe kandidatët e pavarur, për certifikim për zgjedhjet e 17 shkurtit.
KQZ ka njoftuar se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.
Afati përfundon me 16 gusht.
” Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021″, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
17 tetor 2021
AFATI I APLIKIMIT PËR CERTIFIKIM TË SUBJEKTEVE POLITIKE
Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021.
Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00.
Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ ëëë.kqz-ks.org ose kontaktoni në tel. 038 200 81 010