Kuvendarët e Vetëvendosjes e lëshojnë mbledhjen e Kuvendit Komunal në Prizren

Mbledhja e fundit për këtë vit e Kuvendit Komunal u mbajt pa Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në fillim të saj e lëshoi mbledhjen. Haziz Hodaj i LDK-së propozoi që të hiqet nga rendi i ditës pika “pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme”, e cila u votua që të hiqet.

Karanfil Haxillari shef i Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje tha se me heqjen e kësaj pike po na e cenoni të drejtën e lirë të kuvendarëve.

“Definitivisht kjo është nje cenim i fjalëve të kuvendarëve. Ka shumë probleme në Komunën e Prizrenit, dhe nëse largohet kjo pikë, cili është kuptimi i qëndrimit tonë në seancë, prandaj neve si Grup I Lëvizjes Vetëvendosje e lëshojmë seancën”, tha ai dhe e lëshuan mbledhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *