Helmohen katër nxënës në Prizren
Katër nxënës kanë kërkuar tretman mjekësorë pasi dyshohet se janë helmuar.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prizren.
Ky rast është duke u hetuar.
Rasti nga policia është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prizren 16.03.2021-15:20. Është raportuar se katër nxënës kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit dyshohet janë intoksikuar. Rasti është duke u hetuar.