Atletët e KA “Prizreni” kthehen me 4 vende të para dhe 2 vende të dyta nga gara në Elbasan
Sot në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, u mbajtë Kampionati Kombëtar i Moshave U – 18. Në këtë garë Klubin e Atletikës Prizreni, e përfaqësuan 8 atlet.
Si çdo garë suksesi nuk mungoi.
U fituan 4 vende të para dhe 2 vende të dyta. Armel Qovanaj në vrapimin 100 m. në baterinë e dytë fitoi bindshëm, nuk e dimë në plasmanin e përgjithshëm në cilin vend është rradhitë, meqë organizatori nuk na i dha rezultatet, një gjë është e sigurtë se është rradhitë në 3 vendet e para! Guri Temaj për herë të parë ka marrë pjesë në gara dhe në barerinë e tretë doli i pari.
Vendet e fituara:
Sara Susuri, e para në 200 m. dhe e dyta në 100 m.,
Armel Qovanaj, i pari në 200 m. dhe 100 m. presim rezultatin,
Emine Jenuzi, U – 16 e dyta në 200 m.,
Leard Halimi, i pari në flakjen e shtizës,
Yllka Halimi, e para në flakjen e shtizës dhe
Vlera Kryeziu, e dyta në flakjen e shtizës.