Arrestohen 5 persona, konfiskohen kokainë e para të gatshme në Suharekë

Policia e Kosovës në rajonin e Suharekës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, me ç’rast gjatë kontrollit dhe bastisjes kanë konfiskuar 57 gramë substancë narkotike të llojit Kokainë.

Përpos kësaj u konfiskuan edhe 44.57 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, një veturë Rang-Rover, para të gatshme 3200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *