Zeqir Xhabali, njeriu e heshtur e i përkushtuar që për tri dekada ndihmoi shumë aktivitete, e mbështeti edhe luftën

Dje ka ndërruar jetë Zeqir Xhabali.

Zeqa ishte fjalë pak por i fjalës, besës dhe punës.

Nga mosha shtate vjeçare u bë krahë i babait duke punuar fillimisht me makinë për gërryerjen e polirimin e gurit të teracave, banjove etj., e me vonë duke menaxhuar me një kompani serioze çfare ishte dhe eshte Afioni. Avancoi punën ekzistuese por edhe e zgjeroi ate në lëmin e elektrikës, prodhimit të kabllove, farmës , prodhimit të qumshtit dhe djathrave.

Zeqirin gjithnjë ke mund ta shohësh në punë dhe rreth punës, i heshtur por i përkushtuar në përditshmëri profesionale.

Zeqa ishte nje njeri arke, dinte shumë për shumë gjëra të ndryshme e për njerëz të ndryshëm, në qytet e me gjerë. Por Zeqa kurr nuk fliste as per bamet e veta,

Ai ishte donator e sponzor i shume aktiviteteve per gadi tri dekada në: aktivitete sportive, kulturore, arsmiore, shëndetësore, botuese .

Zeqa mbeshteti financiarisht edhe luftën e UÇK-së dhe për këtë kurr nuk foli. Dëshmia është ditari i Remzi Ademit-Komandant Petritit.

Edhe në dekadat pas çlirimit, Zeqa përkrahu e mbështeti shumë aktivitete të: Teatrit te qytetit, SHKA Agimi, Liria, Klubi Afaristve të Prizrenit, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *