Bien përsëri çmimet e naftës
Çmimet e naftës u ulën të hënën pas vendimit për uljen e prodhimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj, të njohur si OPEC+, dhe pas frikës së kërkesës nga konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë, SHBA dhe Kina.
Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent tregtohej me 78.10 dollarë për fuçi në orën 11:07 të mëngjesit me orën lokale, një rënie prej 0.99% nga çmimi i mbylljes prej 78.88 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të premten.
Standardi amerikan, West Texas Intermediate (ËTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 73.37 dollarë për fuçi, 0.95% më pak nga mbyllja e së premtes me 74.07 dollarë për fuçi.
Gjatë takimit të 36-të ministror të OPEC dhe jo-OPEC të mbajtur të enjten, prodhuesit e OPEC + miratuan vendimet e tyre të mëparshme për uljen e prodhimit, të cilat ishin rënë dakord të zgjateshin deri në fund të vitit të ardhshëm./AA