Të enjten mblidhet Kuvendi i Prizrenit, a do të falet tatimi në pronë?

Të enjten do të mblidhet Kuvendi i Prizrenit në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendoje në të cilën do të diskutohet për faljen e tatimit në pronë.

Kryesuesja e Kuvendit të komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhje të jashtëzakonshme e cila do të mbahet këtë të enjte më 7 dhjetor.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00.

Kjo mbledhje do të jetë e hapur për publikun.

Rend i ditës: https://kk.rks-gov.net/…/Rend-Dite-Kuvendi-mbledhje-e…

Materiali i Kuvendit: https://kk.rks-gov.net/…/Materiali-per-mbledhje-te…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *