Bora shkakton probleme me shtylla elektrike në Dragash, reagon kryetari i komunës: KEDS-i të intervenojë urgjentisht
Bora që ka rënë gjatë natës ka shkatuar telash në territorin e Komunës së Dregashit.
Pasi që bora që ka rënë është përcjell me erëra, ka pasur dëmtime në shtyllat elektrike.
Kryetari i kësaj komune, Behgjet Xheladini, ka kërkuar intervenimin urgjent të KEDS-it, në fshatin Zgatar.
Sipas Xheladinit, duhet të bëhet ndërrimi i shtyllave elektrike.
“KEDS-i urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar – Dragash.” – ka shkruar kryetari i kësaj komunës.