Djali në Prizren e rrah dhe e kërcënon babain e tij 73-vjeçar pasi nuk i dha para
Një rast i rëndë i sulmit të djalit kundër babait është raportuar dje pasdite në Prizren, ku një 41-vjeçar ka rrahur babain e tij.
Mwsohet se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 73-vjeçari kishte me djalin e tij, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe nënës së tij.
Sipas burimeve, i dyshuari shumicën e mosmarrëveshjeve me familjarët i kishte shkaku i problemeve financiare. Rasti i fundit ndodhi pasi i riu dyshohet se fillimisht i ka kërkuar të holla babait dhe në pamundësi që ky i fundit t’ia sigurojë paratë, ai e ka sulmuar dhe kërcënuar, derisa kanë ndërhyrë familjarët e tjerë.
Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar dhe është përballur me pretendimet e babait të tij për dhunën dhe kërcënimet.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.