Fluturojnë çmimet e konsumit, perimet u shtrenjtuan për 15 %
Çmimet e konsumit shënuan rritje me 4.9 për qind në vitin 2023. Agjencia e Statistikave e Kosovës, ka thënë se shkalla e inflacionit në vitin 2023 ka arritur në 4.9 për qind rritje, krahasuar me vitin 2022.
Sipas ASK-së, ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%), energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia (2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11,4%), përdorimi i pajisjeve të transportit personal (-8,3%), transporti (-2,2%) me një ndikim te përbashkët prej -1,3 për qind në IHÇK-it.
Dhjetor 2023 / Dhjetor 2022 2,3 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,3 %) në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%), pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje (3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%), buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%), mishi (1,3%), mobilje dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-10,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-0,9%), mjetet e komunikimit (-0,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.
Dhjetor 2023 / Nëntor 2023 0,3 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 0,3% në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin Nëntor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport (16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK.