Hidhet poshtë Kallëzimi penal i Drejtorisë së Shëndetësisë kundër kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren

Është hedhur poshtë Kallëzimi penal i Drejtorisë së Dhëndetësisë kundër Shaqir Totajt, Jeton Bytyqit dhe të tjerëve. Këtë e ka bërë të ditur Jeton Bytyqi në faqen e tij ne Facebook.

Postimi i plotë:

Dështimi i radhës, nga kryedështaku i Prizrenit z.Mytaher Haskuka!

Bëri shumë zhurmë për asgjë, se gjoja kemi shkelur ligjet aktuale në fuqi dhe ngriti kallëzim penal me motive politike në kohë të pandemisë. U tregua aq i paskrupullt, injorant, mashtrues dhe i padishëm “prof.dr.” Mytaher Haskuka, saqë në vend se të mirrej seriozisht me luftimin e pandemisë Covid-19, ai tentoi që përmes kallëzimeve penale, që dolën të jenë të kota, ta hutoj opinionin publik dhe ta shpërqëndroj vëmendjen nga dështimi total i tij, për mos menaxhim adekuat me pasojat e koronavirusit. Por, në fund drejtësia foli drejt, sepse të gjitha ato supozime nga z.Haskuka, dolën të jenë antikushtetuese.

Ndërsa sa i përket publikimit të kallëzimit penal ndaj nesh në faqen e tij në fb, Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka cënuar rëndë dhe ka shkelur ligjin për mbrojtjen e privatësisë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ku rrjedhimisht për këto shkelje z.Mytaher Haskuka, për shkak të cënimit të personalitetit, ne, si palë të dëmtuara, do të inicojmë procedurë penale pranë organeve kompetente.

Në vijim gjeni: Vendimin e Gjykatës Supreme dhe njoftimin e hudhjes poshtë të kallëzimit penal, nga Prokuroria Themelore në Prizren.

#unëbesojnëdrejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *