Interpoli e kërkoi nga viti 2017, Gjykata e Prizrenit jep detaje për të shumëkërkuarin

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., i kërkuar nga autoritet e Sllovenisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i drogës së ndaluar, substancave të ndaluara në sport dhe e përbërësve paraprak për prodhimin e drogave të ndaluara të kryer nga grupi kriminal i strukturuar, shantazhi në tentativë, ushtrimi i dhunës, vepra të parapara edhe me Kodin Penal të Kosovës nga neni 273, 277, 329, e lidhur me nenin 28 si dhe neni 184 të Kodi Penal të Kosovës.

“Gjyqtari i  procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar, konform Neni 21 dhe 22 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, dhe konform dispozitave të KPPRK-së , të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë,  ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 24.05.2021 deri me datën 02.07.2021”, njofton gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në seancën dëgjimore, paraprakisht ka konstatuar konform Neni 6 par. 2 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar,  se i kërkuari Sh.H., nuke gëzon statusin e azilit politik në Republikën e Kosovës dhe nuk është shtetas i huaj që gëzon imunitet nga ndjekja penale, dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës, andaj janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, për caktimin e paraburgimit”.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse ekziston rreziku i ikjes apo shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i pandehuri Sh.H., për një kohë ka qenë i pa arritshëm për organet e ndjekjes së shtetit kërkues, ashtu që i njëjti është kërkuar prej vitit 2017 nga Interpoli sipas kërkesës së republikës së Sllovenisë, si i dyshuar për vepra të rënda penale për të cilat parashihet edhe dënueshmëria e lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *