Liria fiton derbin lokal, Liria – A&N 3:1

Të premten në Suharekë, Liria mundi 3:1 A&N.

Ndeshja ishte cilësore, ku Liria u tregua me dominuese në shfrytëzimin e rasteve dhe me meritë fitoi ndeshjen.

Golat i shënuan: Fitim Susuri, Liridon Fetahaj ( pen.) dhe Blendi Memaj.

Moraes, ishte shënuesi për A &N.

Vlen të theksohet rikthimi i Blendi Memajt, që rikthehet me gol,pas lëndinit me Dukagjinin në shkurt të këtij viti.

Rikthimi tij do të thotë shumë për Lirinë.

Ndeshja u luajt në Suharekë pasiqë ‘Përparim Thaçi’, po rinovohet tapeti tij.

Ndeshka, qe fer dhe korrekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *