Mbi 1300 raste të dhunës vetëm për gjashtë muaj
Me qëllim të informimit dhe vetëdijësimit të popullatës mbi dhunën në familje, është organizuar fushata vetëdijësuese kundër dhunës ne familje. Kjo fushatë e organizuar nga Instituti Clard dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi është në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual”.
Gjatë fushatës janë shpërndarë mbi 20 mijë broshura informative e janë mbajtur ligjërata në shkollat e mesme.
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se qëllimi i kësaj fushate ka qenë informimi i qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre në rastet e dhunës në familje.
“Në kuadër të projektit me Institutin Clard kemi ofruar me qindra raste ndihma juridike falas. Edhe përkundër kampanjave fatkeqësisht ende gjyqtarët, prokurorët e policia nuk janë në gjendje të ushtrojnë kompetencat e tyre”, ka thënë Miftaraj.
Ndërkaq, Anton Nrecaj nga Instituti Clard ka njoftuar se vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë raportuar në të gjithë Kosovën mbi 1300 raste të dhunës.