Ndërron jetë profesori i gjimnazit të Prizrenit, Besnik Krasniqi

Ka ndërruar jetë profesori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Besnik Krasniqi.

Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Krasniqit, e ka bërë të ditur gjimnazi “Gjon Buzuku”, përmes një shkrimi.

Edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Afrim Avdaj, e ka konfirmuar rastin.

Ndryshe i ndjeri ishte i prekur me Covid-19.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit tonë, prof. Besnik Krasniqi na ka pikëlluar të gjithëve dhe përmes këtij telegrami i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve, nxënësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Prof. Besnik Krasniqi ka dhënë një kontribut rreth 40 vjeçar në procesin arsimor dhe me ndarjen e tij nga jeta, shkolla jonë dhe i gjithë arsimi humbi njërin nga kontribuesit më të mëdhenj të arsimimit dhe edukimit të brezave të tërë.

E nderuar familje Krasniqi, ju lutem që në emër të Drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve t’i pranoni ngushllimet më të sinqerta.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprat e mira që la pas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *