Një 22 vjeçar tenton të vetvritet në Lubizhdë të Prizrenit

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft ka ndodhur të premten në fshatin Lubizhdë të Prizren, ku një i ri, i moshës 22-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas burimeve, ai kishte konsumuar një sasi të preparateve higjienike (domestos), me qëllim që të kryejë vetëvrasje.

Mësohet se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet qe zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit./Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *