Policia bastis një shtëpi në Prizren, prangos 4 anëtarë të dyshuar për posedim të drogës
Mbrëmjen e së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve u bë gjatë një bastisjeje që policia kreu në shtëpinë e tyre, në rrugën “Ulqini” në Prizren.
Gjatë bastisjes Sinjali mëson se policia ka gjetur dhe ka konfiskuar disa qese me substancë të dyshuar narkotike, pajisje që shërbejnë për shitblerjen e këtyre substancave, telefona celularë, para të gatshme, fishekë, si dhe thikë.
Këto burimE i kanë thënë Sinjalit se tre nga të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i katërti është dërguar në vuajtje të dënimet, pasi që ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.
Ai është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.