Policia në Prizren ka shqiptuar 155 tiketa për mosrepektim të masave kundër Covid 19 dhe 127 tiketa për kundërvajtje
Me datën 20 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 155 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.
Gjithashtu policia rajoanle në Prizrën gjatë aktivitetevë të saj, njësia e komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera janë në zbatim të kontrollimit të automjetve me rastin e sezonit dimëror, duke i kërkuar dhe kontrolluar pajisjet dimërore te pjesmarrësit në komunikacion, për këtë arsye dhe kundërvatje tjera janë shqiptuar 127 tiketa për kundërvatje.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.
Lidhur me aktivitetin e datës 20 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave.