Shaqir Totaj: Injorimi i drejtoreshës së Arsimit në Prizren ndaj mësimdhënësve udhëtarë
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj thotë se drejtoresha e Arsimit në Prizren po I injoron mësimdhnësit udhëtarë.
Reagimi i plotë:
Injorimi i drejtoreshës së Arsimit në Prizren ndaj mësimdhënësve udhëtarë
Nga ky muaj, pak para përfundimit të vitit shkollor është ndërpre kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit për mbi 700 mësimdhënës në Komunën e Prizrenit.
Duke qenë se buxheti për kompensim të këtyre shpenzimeve tashmë është i ndarë për tërë vitin shkollor, ndërsa deri në përfundim të vitit shkollor kanë mbet vetëm edhe dy muaj, vendimi i kryetarit Haskuka duket sa paradoksal aq edhe irracional.
Për të kërkuar zgjidhje një delegacion i mësimdhënësve udhëtarë kishte caktuar takim me drejtoreshën e DKA-së, por ajo nuk i kishte pritur fare.
Mungesa e transparencës dhe bashkëpunimit duket të jenë veprime tipike të cilat nga fillimi e karakterizojnë pushtetin e VV & Myta në Prizren.
Arsimi në Prizren kurrë s’ka qenë më i injoruar!