Shoferi humb kontrollin në Prizren, godet dy vetura me motoçikletë
Një aksidenti me motoçikletë ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.
Një person është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Prizrenit.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së motoçikletës me rrethanat e komunikacionit, me ç’rast shoferi nuk ka arritur që të ndalet dhe ka goditur dy vetura që ndodheshin jashtë rrugës. Gjendja e të lënduarit është stabile dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.