Kuriozitete Archives - Prizreni Sot

Njihuni me 17-vjeçarin që jeton në tren: Kam lirinë që të shkoj ku të dua
Lasse Stolley mund të kishte zgjedhur të bënte një jetë të zakonshme. Të përfundonte gjimnazin, të vazhdonte universitetin dhe ndoshta më pas të niste një punë për të fituar jetesën. Por, ky 17-vjeçar, në vend që të bënte këto gjëra, vendosi t’i hipte trenit.

Nuk e kemi fjalën metaforikisht, pasi ky djalë vendosi që t’i hipte trenit dhe të mos zbriste më, pasi vendosi ta bënte shtëpinë e tij. Adoleshenti gjerman ka pothuajse dy vite që jeton në këtë “shtëpi mbi binarë” dhe përmes rrjeteve të tij sociale tregon historinë e tij të veçantë. Ndoshta gjëja më e vështirë, përpara se të niste udhëtimin, ishte të bindte prindërit e tij se ajo që do të bënte do të ishte më e mira për të.

“Unë jam Lasse, jam 17 vjeç dhe më pëlqejnë shumë udhëtimet! Unë jetoj në tren që nga vera e vitit 2022 dhe kam ndërruar vendbanimin tim për një BahnCard 100 të klasit të parë”, është mesazhi që mund të lexohet ndër postimet e tij më të fundit në Instagram. Kjo është një lloj bilete treni në Gjermani që lejon udhëtime të pakufizuara në bordin e çdo treni në shërbimin hekurudhor të vendit.

Siç shpjegon i riu, fakti i të jetuarit në bordin e trenit i lejon atij të ketë “lirinë” për të vendosur se ku të shkojë në çdo kohë. Dhe, gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka udhëtuar më shumë se 635 000 kilometra nëpër çdo cep të Gjermanisë dhe jashtë saj.

“Duke ngrënë mëngjes pranë Detit Baltik dhe duke shijuar perëndimin e diellit në Alpe në mbrëmje: mundësitë janë të pafundme”, shton ai për mënyrën e tij të jetesës.

Aboneja me të cilin ky i ri gjerman udhëton në të gjitha anët e vendit është nga më ekskluzivet, me një çmim rreth 5900 euro në vit. Falë kësaj aboneje ju mund të shijoni çdo centimetër të rrjetit hekurudhor gjerman, në trenat rajonalë, metropolitane dhe me shpejtësi të lartë. Sipas “Business Insider”, Lasse udhëton rreth 960 kilometra në ditë. Krahas çmimit të abonesë, shpenzimet e tjera si veshmbathje, ushqime apo bileta për muze, ndër të tjera, e çojnë faturën në 10 mijë euro në ditë.

Si e përballon këtë shpenzim? Edhe pse 17 vjeç, ai e ka një punë, të cilën e bën në tren: ai është një programues aplikacionesh për celularë. Thjesht ai ndez laptopin, zë një vend me tavolinë (nëse është e mundur) dhe fillon të punojë. Ndërsa në kohën e tij të lirë, ai shijon vende turistike në mbarë botën.

Në verën e vitit 2022 ai vendosi të linte shtëpinë e tij në Fockbek pas për të nisur një aventurë të re. Dhe ai e nisi pothuajse pa bagazhe: katër këmisha, dy pantallona dhe disa të brendshme brenda një çante shpine.

Në tren, ai ka në dispozicion edhe një batanije udhëtimi për ditët më të ftohta dhe një jastëk qafe. Ai planifikon ditën e tij përmes një aplikacioni, me të cilin menaxhon rrugët e tij. Dhe për të shfrytëzuar sa më shumë kohën e tij, ai përpiqet të flejë në udhëtime gjatë natës, ndonjëherë në kabina private dhe, kur kjo nuk është e mundur, në dhoma të përbashkëta.

Ai gjithashtu shfrytëzon rastin të lajë rrobat në lavamanë dhe pishina publike përgjatë rrugës së tij./A2CNN

The post Njihuni me 17-vjeçarin që jeton në tren: Kam lirinë që të shkoj ku të dua appeared first on Prizreni Sot.

Ndoshta s’iu besohet, por pensionistët janë më të “egër” në shtrat se të rinjtë
Pensionistët janë zyrtarisht më të egër se të rinjtë, me një të tretën e atyre të moshës 65 vjeç e lart që bëjnë seks të paktën një herë në ditë.

Një Anketë e re e realizuar nga WhichBingo punoi për të pyetur 1000 të rritur në marrëdhënie në Britaninë e Madhe për kohën e tyre të kaluar në shtrat.

Ata gjithashtu u pyetën se sa shpesh debatojnë dhe sa të dashuruar e konsiderojnë veten në çift.

Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se shkëndija mund të zbehet mes një çifti me kalimin e moshës, hulumtimi zbuloi se nuk është aspak kështu, me shumë pensionistë që pranojnë se kanë marrëdhënie me plot pasion.

Studimi zbuloi se çiftet e moshës 65+ po e përdorin atë më shumë se kushdo tjetër.

Shumë njerëz thonë se një jetë e mirë seksuale është çelësi për një marrëdhënie të lumtur, ku seksi është provuar të rrisë nivelin tuaj të përkushtimit dhe lidhjes emocionale me partnerin tuaj.

Seksi i rregullt madje mund të rrisë gjasat që një çift të qëndrojë së bashku.

Duke folur për rezultatet e sondazhit, Charlie Shakespeare, Prezantuesi i Mediave Sociale dhe zëdhënësi i WhichBingo, tha: “Këto rezultate zbulojnë disa dallime befasuese në qëndrimet në të gjithë vendin dhe brezat e ndryshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për pasionin dhe romancën. Sidoqoftë, është mirë të shihet se një argument konstruktiv nuk perceptohet si një problem i madh dhe se seksi nuk zhduket sapo të plakemi. Çështja kryesore nga gjetjet duhet të jetë se nuk ka një recetë të caktuar për një marrëdhënie të suksesshme – kërkon kohë dhe përpjekje nga të dyja palët për ta bërë një partneritet të fortë. Por për sa kohë që ne planifikojmë kohë cilësore për njëri-tjetrin, duke mbajtur gjallë pasionin dhe duke u fokusuar gjithmonë në komunikimin e shëndetshëm, ne duhet të jemi në rrugën e duhur”.

Ata të moshës 45-54 vjeç, që janë më pak aktivët në shtrat, janë brezi që ka më pak debate me mbi një të katërtën (28%) që pretendojnë se nuk bien kurrë në konflikt me partnerin e tyre.

Thuhet se kjo mund të jetë tregues i mungesës së pasionit në marrëdhënie.

Ndërkohë, ata të moshës 18-24 vjeç duket se kanë më shumë përplasje me tjetrin, pasi vetëm 2% pretendojnë se nuk janë kurrë dakord.

Kjo sugjeron se papjekuria mund të luajë një rol në paaftësinë e tyre për t’u marrë vesh, shkruan DailyStar.

The post Ndoshta s’iu besohet, por pensionistët janë më të “egër” në shtrat se të rinjtë appeared first on Prizreni Sot.

Kjo popullsi jeton deri në 150 vjeç, nuk ekziston kanceri e gratë lindin deri në 65 vjeç
Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Hunza besohet se është popullsia më e shëndetshme dhe më jetëgjatë në botë. Sipas një statistike ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin. Zakonisht lahen në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65-vjeçare.

Kirurgu britanik Dr. Robert McCarrison për AMA Journal ai shprehet:

“Nuk ka raste të njohura të kancerit në popullin Hunza. Ata kanë një korrje të bollshme të kajsive, i thajnë në diell dhe e përdorin kryesisht si ushqim”.

Ata nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, ata mbjellin dhe korrin ushqimin e tyre. Hunzat konsumojnë gjithmonë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme drithërash si hikërror, meli dhe elbi, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Ata kurrë nuk hanë meze të lehtë. Njerëzit Hunza hanë pak dhe ecin gjithë ditën.

Sipas traditës, Hunza nuk hanë asgjë për një periudhë prej 2 deri në 4 muaj. Gjatë kësaj kohe pinë vetëm lëng kajsie të thata. Kjo periudhë quhet “Pranvera e urisë”. Populli Hunza agjëron gjatë periudhës kur frutat nuk janë pjekur për korrje.

Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë e agjërimit dhe dietës së tyre është arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë jetë të shëndetshme. Besohet se sasitë e mëdha të kajsive janë ndoshta arsyeja pse ato nuk vuajnë nga tumori dhe kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, një agjent i njohur dhe i fuqishëm kundër kancerit.

Disa njerëz Hunza thuhet se kanë jetuar deri në 150 vjet. Falë një stili jetese të shëndetshëm dhe një diete të shëndetshme, ata duken gjithnjë e më të rinj dhe gratë e tyre janë në gjendje të lindin në moshën 65-vjeçare.

Një histori e botuar në vitin 1984 tregonte për mbërritjen në Londër të një farë Abdul Mbundu. Burri, me prejardhje nga populli Hunza, i cili mbërriti në Londër, habiti punonjësit e aeroportit kur tregoi pasaportën e tij , ku shihej datëlindja e tij në 1832.

Ekspertët në një kongres kombëtar të kancerit të mbajtur në Paris në gusht 1977 raportuan se të dhënat nga “gjeokancerologjia” (një shkencë që studion kancerin në rajone të ndryshme të botës) tregojnë një mungesë të plotë të kancerit vetëm në Luginën e Hunzas.

The post Kjo popullsi jeton deri në 150 vjeç, nuk ekziston kanceri e gratë lindin deri në 65 vjeç appeared first on Prizreni Sot.

10 ushqimet që mund të hamë edhe pas datës së skadencës
Ndërsa raportet e fundit tregojnë se Britania hedh çdo vit 4.3 milionë ton ushqim të ngrënshëm, një sipërmarrës ka arritur të mbledhë para nga ushqimet që kanë kaluar afatin e skadencës.

“Shumë njerëz priren të hedhin ushqimin sapo të shohin se data magjike në paketë ka kaluar,” thotë Dan Cluderay, pronari i dyqanit, i cili shet ushqime të lira vetëm sepse data e konsumit ka kaluar.

“Ka shumë raste kur kjo nuk është e nevojshme, nuk kemi nevojë të hedhim ushqimin”, thotë Cluderay, duke shpjeguar se gjëja më e rëndësishme është edukimi i publikut për përdorimin e tyre.

Ai prezantoi edhe 10 ushqime që janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës:

Patate të skuqura. Kripa ndihmon në ruajtjen e tyre.
Çokollatë. Sheqeri ndihmon në ruajtjen e tyre.
Ketchup. Nëse dhe për sa kohë është në frigorifer, mund të konsumohet brenda 12 muajve.
Kos. Mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas datës së caktuar. Mund të heqim edhe pjesën e sipërme dhe të hamë pjesën e poshtme. Asnjë problem fare.
Djathë i fortë. Gjithsesi, një grumbull djathërash vjen me mykun e tij. Më mirë të shmangni djathrat e butë, si brie ose camembert.
Qumësht. Për sa kohë që nuk ka erë të keqe ose nuk fillon të gjizë, duhet të jetë mirë.
Vezët. Ka një truk: Nëse veza noton në një tas me ujë, kjo do të thotë se bakteret mund të jenë rritur brenda saj. Nëse fundoset, kjo është gjithçka që duhet të hahet.
Bukë. Nëse është pak e ndenjur mund ta ngrohni në furrë. Megjithatë, sigurohuni që të jetë pa myk.
Oriz. Mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
Frutat dhe perimet. Nëse nuk kanë myk, atëherë është mirë të hahen.

The post 10 ushqimet që mund të hamë edhe pas datës së skadencës appeared first on Prizreni Sot.

Shtatë gjërat më të frikshme në hapësirë
Hapësira: Kufiri i fundit. Rajoni midis planetit tonë të origjinës dhe çdo gjëje tjetër në univers, është një e panjohur e madhe. Plot me mrekulli të pa treguara, objekte qiellore aq të mëdha sa nuk mund të rroken nga imagjinata jonë, dhe ngjarje vërtet katastrofike. Ja cilat janë 7 nga gjërat më të tmerrshme në hapësirë:

Mega–kometat

Shfaqja në sistemin tonë diellor vitin e kaluar e kometës më të madhe të vëzhguar ndonjëherë, ishte diçka vërtet e tmerrshme. Me një gjerësi prej 137 kilometrash dhe me një bërthamë të akullt 50 herë më të madhe sesa mbajtësi i mëparshëm i rekordit, dhe me një masë 100.000 herë më e madhe se ajo e kometës mesatare, kometa C/2014 UN271 (Bernardinelli–Bernstein) është aq e madhe, sa që në fillim u klasifikua si një planet i vogël.

Fatmirësisht, ky top dëbore gjigant parashikohet t’i afrohet jo më shumë se 1.6 miliardë km nga Toka kur të ketë afrimin e tij maksimal në vitin 2031. Por a mund të ketë në hapësirë më shumë nga këto kometa gjigante? Kjo është një perspektivë vërtet e frikshme.

Përplasja me Andromedën

Mund të jetë 2.5 milionë vite dritë nga Toka, por Andromeda, galaktika më e madhe në Grupin tonë Lokal, gjendet aktualisht në një trajektore të frikshme. Ajo është nisur drejt nesh, dhe një ditë do të përplaset me galaktikën tonë, Rruga e Qumështit. Fatmirësisht, Andromeda nuk do të arrijë këtu edhe për 3 deri në 5 miliardë vjet të tjerë.

Shpërthimi diellor katastrofik

Rezultati mund të jetë ndërprerja e sinjaleve të komunikimit. Një tjetër skenar është përplasja në Tokë e një mase koronale (CME), një lëndë djegëse e ngadaltë që dërgon në hapësirë grimcat e magnetizuara. Nëse CME do të shënjestrojë Tokën, do të përjetojë disa ditë më vonë stuhi gjeomagnetike, të cilat kanë potencialin të ndërpresin rrjetet e komunikimet dhe ato energjitike.

Stuhia më e fuqishme gjeo-magnetike në historinë moderne, e njohur si Ngjarja Kerrington, ndodhi në vitin 1859, përpara epokës moderne të teknologjisë. Nëse një stuhi me madhësinë e Kerrington do të ndodhte sot, do të shkaktonte një “apokalips të internetit”, një ndërprerje që mund të zgjasë me muaj. Por mundësia e një stuhie kaq të madhe diellore vlerësohet 1.6-12 për qind çdo dekadë.

Vrimat e zeza mashtruese në galaktikën tonë

Vrimat e zeza janë pa asnjë dyshim të tmerrshme: Këto mbetje të grimcuara të një ylli masiv që shpërtheu si një Supernova janë aq të mëdha saqë asgjë, madje as drita, nuk mund t’i shpëtojë gllabërimit prej saj. Fatmirësisht, ne mund të shohim nga një distancë e sigurt imazhin e parë të Shigjetarit A* , vrima e zezë supermasive në qendër të Rrugës së Qumështit. Në fund të fundit, ajo ndodhet 26.000 vite dritë larg Tokës.

Por jo të gjitha vrimat e zeza në Rrugën e Qumështit janë aq të largëta sa ky përbindësh në qendër të galaktikës tonë; Mendohet se në Rrugën e Qumështit ekzistojnë mbi 100 milionë vrima të zeza, një pjesë e madhe e të cilave mund të enden nëpër Rrugën e Qumështit. Këtë vit, shkencëtarët dalluan përmes teleskopit hapësinor “Hubble” një vrimë të zezë mashtruese në galaktikën tonë. Ajo ndodhet vetëm 5000 vite dritë nga Toka. Madje ata matën edhe masën e saj: 7 herë më shumë se masa e Diellit.

Një Supernova në “zonën e vrasjes”

Nëse një yll vdes në një shpërthim masiv të quajtur Supernova, çdo gjë brenda një “zone vrasëse” specifike do të fshihet nga valët intensive të rrezatimit. Astronomët kanë llogaritur se zona vrastare shtrihet 40 ose 50 vite dritë nga shpërthimi i një Supernove, dhe asnjë yll i njohur brenda asaj afërsie me Tokën nuk ka të ngjarë të shpërthejë së shpejti.

Megjithatë, ka gjasa që rrezet X me energji të lartë dhe rrezet gama nga Supernovat më të largëta, mund të ndërveprojnë me atmosferën e Tokës dhe të dëmtojnë shtresën e ozonit, gjë që do ta bënte më të lehtë kalimin e rrezatimit ultravjollcë të rrezikshëm nga Dielli.

Një Supernova e afërt nuk ka gjasa të ndodhë. Edhe pse një nga yjet më të famshëm, Betelgeuse, është në prag të shndërrimit në një Supernova , ai është gati 650 vite dritë larg, gjë që do të thotë se nuk ka gjasa të ndikojë tek sistemi ynë diellor.

Supernova më e afërt me Tokën, e vëzhguar drejtpërdrejt nga astronomët në 400 vitet e fundit ishte 1987A (SN 1987A) e zbuluar në Renë e Madhe të Magelanit, një galaktikë satelite e Rrugës së Qumështit, më 23 shkurt 1987.

154.741 asteroidë shtesë

Në sistemin tonë diellor fshihen shumë objekte të mëdha, dhe ne njohim vetëm një pjesë të tyre. Atje tej ka të ngjarë të ekzistojë një asteroid i panjohur, që mund të shkatërrojë jetën në Tokë, ashtu si ai që zhduku dinosaurët 66 milionë vjet më parë. Fatmirësisht, ne po zbulojmë çdo ditë më shumë nga shkëmbinjtë hapësinorë të sistemit tonë diellor, falë teleskopëve hapësinore gjithnjë e më të përmirësuar.

Në fakt, shkencëtarët mendojnë se 90 për qind e objekteve “vrasës të planetit” janë afër Tokës, dhe ato më të mëdha se 1 km në diametrin e tyre janë gjetur se ku ndodhen. Megjithatë, teleskopi hapësinor “Gaia” i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, zbuloi këtë vit se ka rreth 10 herë më shumë asteroidë në sistemin diellor sesa mendonin astronomët. Grupi i ri i të dhënave përfshin më shumë se 150.000 objekte në sistemin diellor, shumica prej tyre asteroidë.

Hija e Hënës

Një eklips i plotë diellor është një ngjarje qiellore magjepsëse. Por mund të jetë edhe i frikshëm. Pasi në kohën kur Hëna mbulon 95 për qind të diskut të diellit, qielli bëhet më i errët. Temperatura ulet. Fryn një erë e ftohtë mbi ju, dhe trupin tuaj e kaplojnë të dridhurat.

Shumë njerëz nis t’i kapë paniku: ndoshta dielli nuk do të rikthehet më. Shikimi i rrethit të artë të Diellit me sy të lirë, është kënaqësia që merr cilido që qëndron në hijen e Hënës. Por ndjenja e shqetësimit do të qëndrojë me ju derisa të rikthehet drita e ditës disa minuta më vonë, apo ndoshta edhe më tej.

The post Shtatë gjërat më të frikshme në hapësirë appeared first on Prizreni Sot.

Teoritë konspirative për alienët
Teoria e “kopshtit zoologjik”

Njerëzimi, jashtëtokësorët i sheh vetëm si posedues të inteligjencës së jashtëzakonshme. Nuk na kontaktojnë në mënyrë që të mos ngatërrojnë zhvillimin e jetës në Tokë, ndërsa mund të na kontaktojnë vetëm nëse evoluon njerëzimi.

Teoria e mosmarrëveshjes

Jashtëtokësorët në Tokë kanë dërguar pore që kanë evoluar në disa forma të jetës. Këtë e bëjnë përmes asteroideve dhe objekteve të tjera fluturuese, ku bashkëngjisin baktere që mundësojnë të zhvillohet jeta në planet.

Marrëveshje me jashtëtokësorët

Jashtëtokësorët e avancuar teknologjikisht, kanë kontaktuar me qeverinë amerikane në vitin 1948 dhe bënë një marrëveshje me ta, ku jashtëtokësorët u dhanë teknologjinë e tyre të avancuar, ndërsa SHBA-të u ofruan në formë shkëmbimi, të drejtën për të eksperimentuar me njerëzimin.

Konspiracion i Franklinit

Britaniku ka fshehur gjurmët e qenve gjigantë garues në Artikun kanadez. Thuhet se ata janë jashtëtokësorë, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e një ekspedite të humbur në Arktik gjatë vitit 1840.

Hëna si anije kozmike

Hëna, anijen kozmike e solli përsëri në Tokë, 11 mijë vite më parë. Brenda saj jetojnë jashtëtokësorët dhe po manipulojnë me trurin tonë.

Lëvizja Raeliane

Një organizatë fetare, e cila pohon se jeta në tokë është krijuar nga jashtëtokësorët të quajtur Eloh. Ata shpesh vizitojnë tokën, por janë zëvendësuar nga perënditë dhe engjëjt.

Hitlerizmi

Raca ariane janë pasardhësit e jashtëtokësorëve, të cilët janë shndërruar në njerëz. Sipas kësaj teorie, Hitleri po fshihet nga jashtëtokësorët dhe po e pret kohën e ardhjes së Rajhut të katërt.

Elitë zvarranikësh

Jashtëtokësorët që janë zvarranikë, kanë aftësi që të ndryshojnë-skllavërojnë njerëzimin dhe t’i vendosin jashtëtokësorët në elitën shoqërore, politike dhe financiare të Tokës. Me sa duket, disa prej tyre janë mbretëresha britanike, Elizabeta II dhe ish-presidenti amerikan, George Bush.

Burrat në të zeza

Ata me të vërtetë ekzistojnë, maskojnë çdo efekt të jashtëtokësorëve në planetin tonë, madje edhe në mesin e agjentëve ndodhen jashtëtokësorët.

Jashtëtokësorët e lashtë

Ata shpesh kanë vizituar tokën, dhe kanë ndihmuar të ndërtojnë piramidat dhe gurët e “Stonehenge”, ndërsa dëshmi e ekzistencës së tyre, thuhet se janë gdhendjet në muret e piramidave.

The post Teoritë konspirative për alienët appeared first on Prizreni Sot.

Për herë të parë del imazhi i vrimës së zezë në galaktikën tonë
Bota mundi të shihte për herë të parë imazhin e një vrime të zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë që njihet edhe si “Rruga e Qumështit”, me astronomët që e etiketuan si një “gjigant të butë” me një dietë gati ekstreme.

Astronomët besojnë se të gjitha galaktikat, përfshirë tonën, kanë këto vrima të zeza në qendër të tyre, ku drita dhe materia nuk mund të shpëtojnë, çka e bën shumë të vështirë fotografimin e tyre.

Drita thyhet në mënyrë kaotike dhe përdridhet nga graviteti, ndërsa tretet në humnerë së bashku me gazin dhe pluhurin e mbinxehur.

Imazhi me ngjyra i publikuar të enjten vjen nga konsorciumi ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit Event Horizon, një koleksion prej tetë radioteleskopësh të sinkronizuar në mbarë botën.

Tentativat e mëparshmëve kishin arritur të lokalizonin vrimën e zezë në qendër të galaktikës sonë, por pa arritur të fokusonin një imazh të qartë.

Feryal Ozel nga Universiteti i Arizonës e quajti vrimën e zezë, “gjiganti i butë në qendër të galaktikës sonë” teksa publikoi imazhin. Vrimat e zeza gëlltisin material galaktik, por Ozel tha se kjo është “duke ngrënë shumë pak”.

Vrima e Zezë në Rrugën e Qumështit quhet Sagittarius A(asterisk), pranë yjësive të Shigjetarit dhe Akrepit. Ajo është 4 milionë herë më e madhe se dielli ynë”, deklaroi Katherine Bouman, astronome, gjatë një konference për shtyp.

Kjo nuk është fotografia e parë e një vrime të zezë. I njëjti grup astronomësh publikoi në vitin 2019 një të tillë nga një galaktikë larg 53 milionë vite dritë. Vrima e zezë në Rrugën e Qumështit është shumë herë më pranë, rreth 27.000 vjet drite larg. Një vit dritë është 9.5 triliardë kilometra.

Kostoja e këtij projekti është afërsisht rreth 60 milionë dollarë, me 28 milionë prej tyre që u financuan nga Fondacioni Shkencor i SHBA-së./REL/

The post Për herë të parë del imazhi i vrimës së zezë në galaktikën tonë appeared first on Prizreni Sot.

Sa numra shihni në foto? Rrallëherë dikush mund t’ia qëllojë
Mjafton të shikoni foton për pak kohë që të ndryshoni mendje

Përgjigjja për pyetjen e titullit nuk është aq e thjeshtë apo e qartë, dhe detyra mund të interpretohet në shumë mënyra.

Një sfond i zi me disa numra është me interes të madh dhe është objekt polemikash midis përdoruesve të internetit. Nuk mund ta zgjidhin, ta kuptojnë saktësisht sa shifra shohin në foto, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve ndoshta nuk e kanë problem të shohin 2, 4, 6, 8 dhe 9 atje. Por disa njerëz besojnë se shifra përmban të gjithë numrat nga 0 në 9.

Si është e mundur?

Shikoni sërish me kujdes foton e mësipërme dhe përpiquni të shkruani të gjithë numrat që shihni.

Përdoruesit e internetit kanë vërtetuar se kjo foto përmban të gjithë numrat nga 0 deri në 9.

Kjo nuk do të thotë se të gjithë janë dakord me këtë zgjidhje. Disa i mohojnë ato. Gjithsesi, shikojeni vetë përgjigje dhe vlerësim.

Numri 5 ngre më shumë dyshime, i cili më shumë i ngjan shkronjës S sesa numrit. E njëjta gjë vlen edhe për numrin 0, i cili është i rrumbullakosur në mënyrë të përkryer si shkronja “O”.

The post Sa numra shihni në foto? Rrallëherë dikush mund t’ia qëllojë appeared first on Prizreni Sot.

Si të shkruash / Orwell: 6 rregulla për të shkruar një artikull
Orwell-i botoi në revistën ‘Horizon’ një ese me titullin ‘Politika dhe gjuha angleze’, ku pohonte se gazetaria duhet ta përdorë gjuhën si instrument për ta shprehur mendimin e jo për ta fshehur a penguar atë. Për më tepër, ajo duhet të dallohet nga stili letrar dhe të jetë e qartë dhe efikase.

Këto janë gjashtë rregullat:

Mos e përdorni kurrë metaforën, ngjashmërinë apo mënyrën e shprehjes që jeni mësuar ta shihni në shtyp.

Mos përdorni kurrë një fjalë të gjatë kur mund ta përdorni një të shkurtër.

Nëse është e mundshme ta eliminoni një fjalë, eliminojeni gjithmonë.

Mos e përdorni kurrë formën pasive kur mund ta përdorni atë aktive.

Mos përdorni kurrë fraza të huaja, as fjalë shkencore, apo të zhargonit kur mund të mendoni për një ekuivalent të zakonshëm në gjuhën në të cilën shkruani.

Shkelini madje që të pesë rregullat e sipërme, por kurrë mos shkruani diçka absolutisht barbare.

The post Si të shkruash / Orwell: 6 rregulla për të shkruar një artikull appeared first on Prizreni Sot.

Njihuni me gënjeshtrën më të famshme të 1 Prillit
Dita e 1 Prillit e njohur si “Dita e Gënjeshtrave”, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin.

Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Por e kujt ishte ideja për ta shpallur 1 Prillin ditën e gënjeshtrave?

Deri në shekullin e 18, paraardhësit tanë e kanë trajtuar këtë ditë si një festim të lidhur me ndërrimin e stinëve, ndërsa të tjerë besonin se rëndësia e saj vjen nga adaptimi i një kalendari të ri. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si “Dita e Gënjeshtrave”, tregon për një fabul, sipas të cilës një gjel mendjemadh u gënjye nga një dhelpër në 1 Prill. Sigurisht që sensi i humorit nga vitet e hershme e deri tani, ka ndryshuar shumë.

1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri-tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.

Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

The post Njihuni me gënjeshtrën më të famshme të 1 Prillit appeared first on Prizreni Sot.

Tre ushqime që të ngopin por nuk të shëndoshin
Ne shpesh i drejtohemi dietave rraskapitëse për të humbur kilogramët e tepërt dhe në fund nuk kemi rezultat.

Dy çelësat kryesorë të humbjes së peshës janë ushqimi i duhur dhe ushtrimet fizike dhe zgjidhja më e mirë është të zgjidhni ushqime që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.

Shikoni tre ushqime të shijshme të pasura me ujë, fibra ose proteina që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë më lehtë.

Vezë: Mundohuni ta filloni ditën tuaj me vezë. Vezët kanë proteina me cilësi të lartë dhe kjo ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe vigjilent, gjë që ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

Tërshëra: Sipas hulumtimeve, ata që hanë tërshërë për mëngjes kanë një indeks të masës trupore më të ulët se ata që hanë çdo lloj mëngjesi.

Peshku Tuna: Tuna përmban më shumë proteina se çdo peshk tjetër, pa pasur shumë yndyrë dhe vetëm 120 kalori për 100 gram./abcnews.al

The post Tre ushqime që të ngopin por nuk të shëndoshin appeared first on Prizreni Sot.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi
Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për “t’ia filluar nga e para” apo si një “fillim të ri”, ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë vitit të ardhshëm.

Këto besëtytni janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në Vitin e Ri.

Në Amerikën Latine, besohet se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.

Vishni të brendshme të kuqe.

Nëse doni që dashuria t’ju trokasë në derë, në vigjilje të Vitit të Ri vishni të brendshme të kuqe. Besohet se ato sjellin fertilitet dhe fat në dashuri.

Bëni shumë zhurmë

Filipinasit mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që sugjerohet të këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarrë për fat!

Hani 12 kokrra rrush në mesnatë.

Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Pastro shtëpinë

Njerëzit në Amerikën Latine besojnë se pastrimi i shtëpisë, largon të gjithë negativitetin dhe të keqen nga familja dhe jeta jote.

Ose jo

Por sipas kinezëve nuk duhet ta pastrosh kurrsesi shtëpinë më 31 dhjetor, sepse largon fatin e mirë dhe mbarësinë që ke mbledhur gjatë vitit.

Vendosni para në kuletë

Pak para mesnatës fusni para në kuletë, pasi thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.

Hapni dyer e dritare.

Pak para mesnatës, duhet të hapësh dyert për të lënë pas vitin e vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri. Sipas tyre, kjo bën që energjitë negative dhe e shkuara të lihen pas, ndërsa gjërat e reja dhe fati i mire të futen në jetën tuaj.

Puthni dikë në mesnatë

Ky është supersticioni më i njohur në mbarë botën: Nëse puth dikë në mesnatë, do të kesh fat në dashuri për të gjithë vitin.

Mos nxirrni asgjë nga shtëpia

Heqja e gjërave nga shtëpia, qofshin plehra apo sende që po dhuroni, mund të nënkuptojë që “ju të humbisni gjëra gjatë vitit të ardhshëm”. Bëjeni këtë para natës së Vitit të Ri, ose duke filluar nga 2 janari.

Mos jepni para borxh

Gjithashtu mos merrni borxh ose mos i paguani në atë ditë, borxhet që keni marrë. Kjo mund të bëjë që “të jetë viti i pagesave”. Mbajini kuletat mirë, për një vit me më shumë para.

Mos qani

Nuk duhet të derdhni asnjë pikë loti më 1 janar. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara./A2CNN

The post Besëtytnitë e Vitit të Ri, traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi appeared first on Prizreni Sot.

Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme sivjet
Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje brenda këtij viti.

Kjo shifër paraqet rritje prej 24 për qind krahasuar me vitin e shkuar, njoftoi kompania më e madhe në botë e sigurimeve, Swiss Re.

Për industrinë e sigurimeve vetëm, “ngjarjet e ndërlidhura me motin e ekstrem, përfshirë ngricat, vërshimet, stuhitë, valët e nxehtësisë dhe uraganet”, rezultuan me humbje vjetore në sigurime nga katastrofat natyrore deri në 105 miliardë dollarë. Kjo vlerë është e katërta më e lartë që nga viti 1970”, pohon Swiss Re.

Humbjet në sigurime nga katastrofat natyrore këtë vit “sërish tejkaluan mesataren e 10 vjetëve të shkuara, duke e vazhduar trendin vjetor të rritjes prej 5-6 për qind në dekadat e fundit”, njoftoi gjiganti i sigurimeve.

Katastrofat natyrore më të shtrenjtat për këtë vit ishin në SHBA.

Uragani, Ida, shkaktoi humbjen mes 30-32 miliardë dollarëve në sigurime dhe stuhia, Uri, shkaktoi 15 miliardë dollarë humbje.

Në Evropë ishin vërshimet në Gjermani e Belgjikë dhe shtetet e tyre fqinje, përgjatë muajit korrik, të cilat shkaktuan humbje prej 40 miliardë dollarëve në ekonomi dhe 13 miliardë dollarëve në sigurime.

Përpos katastrofave natyrore, katastrofat e shkaktuara nga faktori njeri, sollën 9 miliardë humbje në ekonomi këtë vit.

The post Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme sivjet appeared first on Prizreni Sot.

Njihuni me zogun më vrasës në botë
Prova të reja sugjerojnë se zogu australian kushëri me strucin ‘kasouari’, i njohur si një nga zogjtë më të rrezikshëm të botës, është rritur nga komunitete njerëzore gjuetarësh mijëra vjet më parë.

Në një studim nga Penn University në SHBA, profesore Kristina Douglass, thotë se shenjat e fosileve të kasouarëve sugjerojnë se vezët e tyre merreshin nga njerëzit që i rrisnin për të çelur.

Kjo ishte si njëfarë kultivimi për mishin apo pendët e tyre.

Studiuesit thonin në deklaratën e tyre: “Kjo sjellje që po dyshojmë vjen disa mijëra vjet para kultivimit të njohur të pulave nga njeriu”.

“Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpend të vogël, por me një zog gjigand jo-fluturues që mund të copëtojë njeriun me këmbët apo me sqepin e saj”.

Kasouari është një zog me origjine nga Australia dhe Papa New Guinea, por shkencëtarët thonë se nuk do të kishte qenë aq e lehtë për njeriun të merrte vezët e tyre, pasi do të rrezikonin shumë. Këmbët e këtyre zogjve janë si shpata të fuqishme me të cilat ata mund të vrasin kafshë të mëdha dhe njeriun.

Në vitin 2019, një pronar kafshës ekzotike nga Florida u vra nga kasouari i tij kur ky i fundit hyri në kopshtin e pasëm të shtëpisë.

Ata janë gjithashtu krijesa kurioze që preferojnë të ndërrojnë çdo vit vendin e folesë.

Por ashtu si të gjithë shpendet, edhe kasouari afeksionohet shpejt me gjallesën e parë  që shikon kur del nga veza, dhe sipas fenomenit që biologët quajnë ‘imprintim psikologjik’ nëse njerëzit e hershëm e merrnin zogun prej lindjes atëherë ata nuk ishin më të rrezikshëm deri sa të arrinin në moshë të rritur.

Zonja Douglass tha se njerezit mund të arrinin të kapnin kasouarët kur ata ishin më të ekspozuar: “Njerëzit e hershëm mund të kenë ndjekur mashkullin dhe marrë vezët. Kjo sepse femrat janë shumicën e kohës në gjueti gjatë periudhës së inkubacionit të vezëve. Meshkujt në këtë kohë kujdesen për folenë por ata nuk hanë shumë, prandaj janë më të ekspozuar ndaj predatorëve”.

Kasouarët rriten edhe sot në Papa New Guinea për pendët e tyre, ndërsa vezët konsiderohen një delikatesë ushqimore kombëtare./TCH

The post Njihuni me zogun më vrasës në botë appeared first on Prizreni Sot.

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira

Burimi: Agroweb

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore

The post Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale appeared first on Prizreni Sot.

Si të zgjidhni një shalqi të pjekur dhe me lëng çdo here
Asgjë nuk krahasohet me ngrënien e një kafshate nga një fetë e ëmbël shalqiri me lëng në një ditë të nxehtë vere.

Por nëse e gjeni veten duke u përpjekur të kuptoni se si të zgjidhni një shalqi që është në të vërtetë në i mirë, nuk jeni vetëm.

Si të zgjidhni një shalqi të pjekur

Nëse dëshironi të zgjidhni një shalqi të mirë, ka një gjë që duhet të kërkoni, sipas ekspertëve ushqimorë në The Kitchn. Shenja treguese e një shalqiri të pjekur dhe me lëng është një shtresë e verdhë kremoze i shalqirit nën bark.

Asnjëherë nuk keni dëgjuar për një shalqi nën bark? Emri thjesht i referohet anës së shalqirit që prek tokën, ose nuk ka qenë aq i ekspozuar ndaj diellit sa pjesa tjetër. Kur një shalqi është i papjekur, pjesa e poshtme e tij (pjesa më e lehtë) do të duket e bardhë.

Disa gjëra të tjera për të kërkuar kur jeni duke u përpjekur të zgjidhni një shalqi: kur ai është i lëngshëm do të ndihet i rëndë kur ta merrni, pavarësisht nga madhësia. Shalqinjtë e pjekur do të kenë gjithashtu një tingull të thellë dhe të zbrazët kur trokitni mbi to.

Kjo ju tregon se ata janë plot me atë lëng të ëmbël dhe të shijshëm.

The post Si të zgjidhni një shalqi të pjekur dhe me lëng çdo here appeared first on Prizreni Sot.

Gjashtë llojet e luleve që trembin mushkonjat
Sado e këndshme mund të jetë që të qëndrosh gjatë verës në ballkon, oborr apo kopsht, mushkonjat që të rrethojnë janë po aq të bezdisshme. Këta ‘vizitorë’ të famshëm, por po aq të padëshiruar tërhiqen nga nxehtësia dhe lagështia e muajve të verës.

Një mënyrë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë ekologjike për të hequr qafe mushkonjat, është mbjellja e bimëve aromatike të mëposhtme, të cilat janë efektive në zmbrapsjen e këtyre insekteve të bezdisshme falë aromës së tyre intensive. Për një ballkon, një oborr apo një kopsht pa mushkonja, plot aroma dhe zbukurime të frymëzuara nga natyra.

Citronella

Citronella është një nga bimët më të njohura për heqjen e insekteve. Edhe pse në treg mund të gjeni shumë produkte kundër insekteve që kanë si përbërës kryesor citronelën, është më mirë ta mbillni të tërë në ballkonin, kopshtin ose oborrin tuaj.

Livando

Një nga bimët më të bukura, që meriton një vend brenda dhe jashtë shtëpisë jo vetëm për aromën e saj, por edhe për vetitë kundër insekteve, është livanda.

Borziloku

Borziloku nuk është vetëm një nga bimët aromatike më të njohura, që përdoret si një përbërës kryesor në kuzhinën mesdhetare, por është një barishte po aq i efektshëm në zmbrapsjen e mushkonjave.

Barbarozat

Përveç rolit të tyre dekorativ, barbarozat janë edhe bimë praktike, pasi lulja e tyre vepron si ilaç kundër mushkonjave dhe insekteve në përgjithësi.

Rozmarinë

Një bimë tjetër aromatike që përdoret si në kuzhinën mesdhetare ashtu edhe në ilaçet kundër insekteve është rozmarina. Thuaj lamtumirë mushkonjave.

Mente

Një nga bimët që përdoret në ëmbëltore, por veprimi i saj kundër mushkonjave është po aq efektiv.

The post Gjashtë llojet e luleve që trembin mushkonjat appeared first on Prizreni Sot.

Trekëndëshi i Bermudës, çfarë thotë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik
Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në ​​oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm. Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë.

Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal.

Sigurisht që ky është vetëm një version i historisë. Trekëndëshi i Bermudës ka qenë vendi i një numri zhdukjesh të anijeve dhe avionëve, fati i të cilëve mbetet ende misterioz. Megjithatë, disa ekspertë kanë propozuar shpjegime shkencore për këto ngjarje.

Tek e fundit, oqeani është një vend i rrezikshëm,ndaj nuk është e pazakontë që edhe sot gjërat të shkojnë keq. Në ujërat e trazuara nga stuhia në Atlantikun e Veriut, siguria nuk është kurrë një garanci. Po ku gjendet Trekëndëshi i Bermudës?Si shtrihet ai midis Majamit, San Huanit, Porto Rikos dhe ishullit të Bermudës.

Në tërësi, ai përfshin qindra e mijëra km2 në Oqeanin Atlantik Verior, pra një zonë shumë e madhe. Aty kalojnë shumë anije që shkojnë e vijnë nga Bregu Lindor dhe Gjiri i Meksikës. Trekëndëshi i Bermudës e mori emrin nga një artikull i vitit 1964 në revistën “Argosy”, që bëri lidhjen midis disa zhdukjeve në rajon.

Artikulli fliste për zhdukjen e “USS Cyclops”, një anije furnizimi e Marinës së SHBA-së në vitin 1918 dhe humbjen e një avioni bombardues gjatë një stërvitje në vitin 1945, si dhe të njërit nga avionët e kërkim-shpëtimit që ishte dërguar për të kërkuar ata.

Këto incidente dhe të tjera, janë bërë sot pjesë e njohurive mbi Trekëndëshin e Bermudës. Këto histori synojnë të lënë të kuptohet se ka diçka e fshehur nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. Por përveç shpjegimeve të mbinatyrshme, përgjatë viteve janë paraqitur një numër shpjegimesh më realiste mbi këtë fenomen, duke filluar nga magnetizmi i paqartë deri tek flluskat e rrezikshme.

Fakti që zona brenda Trekëndëshit të Bermudës ka shumë trafik detar,mund të shpjegojë një pjesë të misterit. Çdo rajon me shumë anije, do të përjetojë më shumë aksidente sesa në një zonë me më pak aktivitet. Shtojini kësaj edhe faktin se Trekëndëshi i Bermudës përfshihet shpesh nga uraganet, nuk është e vështirë të kuptosh se pse atje zhduken herë pas here anijet.

Një shpjegim tjetër i zakonshëm për Trekëndëshin e Bermudës qëndron tek magnetizmi. Poli Verior magnetik i Tokës, nuk është i njëjtë me Polin e Veriut gjeografik, gjë që do të thotë se busullat zakonisht nuk drejtojnë saktësisht drejt veriut. Dhe gabimet në orientim janë fatale në ujërat shpesh të cekëta të Karaibeve.

Një tjetër teori pohon se Trekëndëshi i Bermudës mund të jetë shtëpia e një anomalie magnetike në shkallë të gjerë, një rajon ku linjat e fushës magnetike të Tokës janë të shtrembëruara. Edhe kjo gjë mund të shkaktojë gabime në lundrim. Por, siç kanë vërejtur të tjerët, nuk ka asnjë provë se Trekëndëshi i Bermudës mund të ketë ndonjë problem të pazakontë magnetik, diçka që është e qartë kur sheh një hartë magnetike të rajonit.

Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë sugjeruar që fundosjet e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës, mund të kenë ndodhur për shkak të flluskave të mëdha të krijuara nga depozitat e metanit nën det. Dihet se dyshemeja e detit në atë rajon, përmban xhepa të mëdhenj gazi që mund të lirohen papritmas, duke e kthyer oqeanin në një “supë të shkumëzuar” që i gllabëron anijet.

Një proces i ngjashëm ka të ngjarë të krijojë kratere të mëdha ujore afër Norvegjisë. Por ndonëse mekanizmi në vetvete ka kuptim, nuk ka asnjë provë reale të çlirimit të metanit

nga zona përreth Trekëndëshit të Bermudës. Sipas gjeologut të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së Bill Dilon, hera e fundit që ndodhi diçka e ngjashme në rajon, ishte rreth 15.000 vjet më parë.

Një shpjegim tjetër është prania e dallgëve mashtruese. Këto dallgë të mëdha mund të formohen në mënyrë të papritur dhe të ngrihen 2 ose edhe 3 herë mbi valët përreth. Studiuesit britanikë përdorën modele laboratori dhe kompjuteri për të simuluar efektet e dallgëve të tilla më të larta se 33 metra tek anijet si pjesë e një hetimi në Trekëndëshin e Bermudës.

Anijet që ishin shumë të gjata mund të mbeteshin pezull midis dy majave të dallgëve, pa asgjë që t’i mbështeste nga poshtë, teorizon një studiues. Por, ndërsa dallgët mashtruese janë sigurisht të afta që të përmbysin apo çajnë më dysh një anije, ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare që i lidh ato me ndonjë prej katastrofave detare në Trekëndëshin e Bermudës.

Gjithsesi qeveria amerikane nuk e njeh Trekëndëshin e Bermudës, dhe kjo zonë nuk shfaqet në ndonjë hartë zyrtare. Çfarëdo gjëje që është përfundimisht përgjegjëse për legjendën e Trekëndëshit të Bermudës, qoftë psikologjike apo diçka tjetër, vlen të kujtohet se nuk ka pasur kurrë ndonjë provë që rajoni është më i rrezikshëm se kudo tjetër. / Discover Magazine.

The post Trekëndëshi i Bermudës, çfarë thotë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik appeared first on Prizreni Sot.

Këta janë personat që pickohen më së shpeshti nga mushkonjat
Shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz u duken ‘më të shijshëm’ mushkonjave dhe janë disa kategori në fakt. 4 faktorët që i bëjnë njerëzit më të prirur ndja pickimit të mushkonjave…

Shtatzënia – Gratë shtatzëna emetojnë më shumë dioksid karboni i cili i tërheq mushkonjat

Ushtrimet fizike – Pas një vrapi ose një ore aerobie, jeni më të pirur të pickoheni nga mushkonjat pasi ato tërhiqen nga acidi laktik, i cili prodhohet gjatë ushtrimeve dhe madje emetohet edhe pas dushit.

Të pirit alkool – Kush pi alkool bëhet më atraktiv ndaj syve të mushkonjave sepse alkooli ngre temperaturën e trupit dhe ato preferojnë trupa të ngrohtë.

Kush ka grupin 0 të gjakut – Sipas një studimi, personat me grupin 0 të gjakut pickohen 83% më shumë se të tjerët. Më pak të preferuarit janë ata që kanë grupin A.

The post Këta janë personat që pickohen më së shpeshti nga mushkonjat appeared first on Prizreni Sot.

Me sytë gati nga qielli: Ku dhe kur do të shfaqet eklipsi i “Unazës së zjarrit”
Eklipsi i parë diellor i këtij viti do të jetë i dukshëm në Hemisferën Veriore të enjten (10 qershor) në mëngjes.

Eklipset diellore ndodhin kur hëna lëviz drejtpërdrejt midis diellit dhe Tokës, duke hedhur një hije në planetin tonë dhe duke bllokuar të paktën pak nga drita e diellit.

Eklipsi “unaza e zjarrit” do të shihet më mirë nga banorët e pjesëve të Kanadasë, Grenlandës dhe Rusisë veriore, sipas NASA.

“Nuk do të duket si dielli i rregullt”, tha për Space.com Jackie Faherty, një astrofizikane në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York City.

Eklipsi i pjesshëm i së enjtes do të duket si “Ylli i Vdekjes” është para diellit ndërsa po lind “, tha ajo, duke iu referuar armës hapësinore me madhësi hëne nga” Star Wars “.

The post Me sytë gati nga qielli: Ku dhe kur do të shfaqet eklipsi i “Unazës së zjarrit” appeared first on Prizreni Sot.

Hëna dhe pesë planete do të mund të shihen me sy të lirë
Përpara lindjes së Diellit më 19 Korrik, pesë planete- Mërkuri, Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Saturni dhe gjysmëhëna do të mund të shihen në të njëjtën kohë në qiell.

Çfarë është më e rëndësishmja, nuk do t’iu nevojitet një teleskop.

Ngjarja hapësinore do të mund të shihet 45 minuta përpara agimit, kështu që mund t’iu duhet të vendosni një alarm. Gjithashtu, gjeni një pikë horizonti të pastër, me drejtim lindje-verilindje dhe jugperëndim.

Nëse doni t’i dalloni më qartë, mund të përdorni dylbi, pasi Hëna, Mërkuri dhe Jupiteri do të pozicionohen në pikat më të ulëta të horizontit.

The post Hëna dhe pesë planete do të mund të shihen me sy të lirë appeared first on Prizreni Sot.

Pëllumbi me këmbë gjigante turbullon internetin
Një fotografi e çuditshme tregon një pëllumb me këmbë gjigante duke shëtitur mbi një çati, ndërsa dëshmitarët e hutuar e kanë kapur momentin.

Këmbët janë aq të mëdha sa duken qesharake në përpjesëtim me trupin e saj të vogël.

Imazhi u bë viral në rrjete sociale.

Një person komentoi duke thënë: “Është një racë pëllumbash që kanë pendë të shumta në këmbët e tyre”.

Një tjetër tha: “Unë kam tre pëllumba si ky”.

Shumica e pëllumbave kanë luspa në këmbë dhe jo pendë, por variacioni gjenetik mund t’u japë atyre këmbë me pendë në shkallë të ndryshme.

The post Pëllumbi me këmbë gjigante turbullon internetin appeared first on Prizreni Sot.

Historia e Viagrës, u krijua për të trajtuar sëmundje të zemrës, por efekti anësorë i dha përdorim tjetër
Epo nuk ndodh shpesh të zbulosh një stimulues ereksioni ndërkohë që përpiqesh të shërosh sëmundje të zemrës!

Pilula blu nuk do të ekzistonte po të mos ishte për një infermiere me sy të mbrehtë.

Viagra u krijua nga Pfizer dhe ka ndihmuar me miliona njerëz rreth botës që përballen me telashe të defunksionit erektil.

Viagra doli për herë të parë në shitje në vitin 1998 dhe për 20 vite, është blerë nga 62 milionë burra rreth botës.

Ushtria e SHBA blenë pilula në vlerë $41.6 milionë çdo vit, dhe në vitin 2012 SHBA, Meksika dhe Kanada shpenzuan rreth $1.4 miliardë në Viagra.

Pavarësisht përdorimit në masë që ka kjo pilulë sot, ajo u zbulua aksidentalisht. Shkencëtarët ishin duke u përpjekur të krijojnë një trajtim për disa probleme kardiovaskulare.

Sildenafili, është një prej përbërësve aktiv të Viagrës, që ndikon në qarkullimin më të shpejtë të gjakut, duke çliruar enët e gjakut që mund të jenë të bllokuara.

Në testime laboratorike në kafshë, medikamenti dukej të jetë duke funksionuar mirë, dhe për testime të mëtutjeshme ajo u vendos të testohet në njerëz, shkruan lajmi.net.

Gjatë testimeve në 1990-at e hershme, Viagra filloi të testohet në njerëz. Gjithçka po shkonte mirë, mirëpo një infermiere symprehtë dalloi se diçka e çuditshme po ndodhte me burrat.

Kjo pilulë kishte gra dhe burra në testim, dhe sa herë që infermieret i kontrollin pacientët, burrat shpesh i gjenin të shtrirë në bark.

Infermierja tha se ata janë të turpëruar sepse kanë ereksion. Mesa duket, gjaku po qarkullonte më shpejtë, por jo në enët e gjakut të zemrës por penisit.

Qarkullimi i shpejtë i gjakut në penis shkakton ereksionin. Me këtë zbulim, ajo u vendos të përdoret për burrat që kanë telashe me ereksionin dhe u quajt pilula e potencës.

Një dekadë më vonë, kompania Pfizer më në fund arriti të krijonte pilulën që kishin pasur qëllim të krijojnë, dhe e quajtën Revatio.

Epo ky zbulim aksidental po që iu bëri jetën më të bukur shumë personave.

The post Historia e Viagrës, u krijua për të trajtuar sëmundje të zemrës, por efekti anësorë i dha përdorim tjetër appeared first on Prizreni Sot.

Liqeni ngjyrë rozë “çmend” të rinjtë, të gjithë në kërkim të fotos perfekte
Të rinjtë në Australi kanë zbuluar vendin e “ëndërruar” për të realizuar foton perfekte për Instagram.

Ata po udhëtojnë në një zonë industriale të Melburnit për të pozuar pranë një liqeni të mbushur me ujë ngjyrë rozë.

Liqeni është duke u kthyer në një destinacion tejet të preferuar për të rinjtë dhe ndodhet vetëm 6,3 kilometra nga qendra e Melburnit.

Megjithatë një problem ekziston. Ju nuk mund të shkoni në çdo moment për të gjetur ngjyrën e veçantë të ujit.

Fenomeni natyror ndodh vetëm me ekuilibrin e duhur të kripës, dritës së diellit, temperaturave të larta, reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqërremtë-portokalli të quajtur beta-Carotene.

The post Liqeni ngjyrë rozë “çmend” të rinjtë, të gjithë në kërkim të fotos perfekte appeared first on Prizreni Sot.

“Anija që fluturon”, misteri i fotografisë së pazakontë bën lëmsh rrjetin
David Morris kishte dalë shëtitje në brigjet e Falmouth, Cornwall kur vuri re një anije që fluturonte mbi det dhe nga kurioziteti e filmoi këtë moment të çuditshëm dhe e publikoi në rrjetet sociale. Këto pamje bënë xhiron e rrjetit shkruan albeu.com.

Megjithëse ekziston një shpjegim plotësisht logjik për këtë fenomen të rrallë.

Ky është “mirazhi superior”, siç shpjegohet nga meteorologu i BBC, David Brain.

Kjo është për shkak të kushteve të veçanta atmosferike që përkulin dritën, duke sqaruar se ky iluzion është i zakonshëm në Arktik, por mund të ndodhë në zona të tjera gjatë dimrit, por shumë rrallë në Mbretërinë e Bashkuar.

Meteorologu shpjegoi se “Reflektimet superiore ndodhin për shkak të një gjendje specifike të motit, të njohur si përmbysja e temperaturës. Kjo do të thotë, kur ajri i ftohtë është afër sipërfaqes së detit me ajër më të ngrohtë mbi të”.

Ajri i ftohtë është më i dendur se ajri i nxehtë. Kjo drejton dritën në sytë e njerëzve që qëndrojnë në tokë, duke modifikuar sa i largët duket objekti.

The post “Anija që fluturon”, misteri i fotografisë së pazakontë bën lëmsh rrjetin appeared first on Prizreni Sot.

Lumturia është një zgjedhje…
Frazë e bukur që i thotë të gjitha: lumturia është një zgjedhje, një akt vullneti, është mirënjohje që je gjallë dhe nuk pret që diçka ose dikush të vijë nga jashtë për të na dhënë lumturi.

Lumturia është një ndjenjë tashmë e pranishme tek ne, është një gjendje e qenies që kemi brenda, është një gjendje e vetëdijes që tashmë e posedojmë por që mendja nuk dëshiron ta shohë, pasi është e trazuar në ndjekje të problemeve të jashtme dhe të brendshme.

Brenda nesh ka gjithçka në dualitetin e saj, e mira dhe e keqja, dhe për këtë arsye edhe lumturia.Kështu që mund të jemi të lumtur në momentin që duam.

Dhe mund ta dëshirojmë atë. Prandaj lejojmë që të jemi të lumtur, vetëm nëse mund ta shohim jetën me sytë e zemrës dhe jo me ata të egos, nëse mund të zhytemi në misterin e ekzistencës dhe të pranojmë që gjithçka të ndodhë për një arsye, nëse nuk ndihemi vetëm dhe të braktisur në një fat të verbër, por nëse shohim se sa shumë na shoqëron fuqia e dashurisë.

Nuk ka asgjë që mund të na bëjë të lumtur, nëse nuk ndihemi mirë me veten, të ndiejmë se jemi mirë ashtu siç jemi, të japim një përqafim, një përkëdhelje, të jemi krenarë për veten dhe të lumtur që jemi me veten tonë.

Nëse duam të jemi të lumtur, mund të jemi të lumtur, tani, në këtë moment, pa ndonjë arsye, sepse nuk na duhen arsye për të qenë të lumtur, thjesht të jesh, të jesh gjallë, të jesh vetvetja, thjesht shiko gjithçka me sytë e dashurisë.

Dhe hape zemrën: aty del lumturia.

The post Lumturia është një zgjedhje… appeared first on Prizreni Sot.

Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur
Portokalli është i pasur me vitaminë C, kalium i cili ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi, por edhe kalcium, thelbësor për shëndetin e kockave.

Për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve, konsumimi i tyre shoqërohet me një ulje të rrezikut të kancerit të laringut dhe stomakut deri në 50 përqind.

Gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.

Largon aromën e mbeturinave

Për të hequr aromat e pakëndshme që grumbullohen me kalimin e kohës në koshin e plehrave, mund të lini disa lëvozhga portokalli, të cilat kanë aftësinë të thithin erërat.

Freskon frigoriferin

Vendosni lëkurat e portokallit në frigorifer dhe spërkatni pak kripë.

Kripa do të thithë aromat dhe lagështinë nga ajri në frigorifer, ndërsa lëvozhga do të japë një aromë të këndshme.

Shërben si një detergjent

Shërben si një pastrues natyral për shtëpinë.

Lëkurën e portokallit vendoseni në një kavanoz me uthull, lëreni për dy javë dhe më pas përdoreni për pastrim. Zgjat për një kohë të gjatë dhe lë një aromë të mrekullueshme.

Rifreskon atmosferën e shtëpisë

Zieni lëkurat e portokallit në ujë, shtoni kanellë dhe karafil për një aromë të këndshme në shtëpi.

Pastroni njollat “kokëforta”

Fërkojeni lëkurën e portokallit në njollë. Vajrat natyralë të lëvozhgës do t’ju ndihmojnë t’i heqni qafe ato.

I jep shije sallatës

Shtoni një fetë portokalli në sallatën tuaj për ta aromatizuar dhe përmirësuar shijen e saj.

Kujdeset për lëkurën tuaj

Masazhojeni lëkurën me lëvozhgat e portokallit dhe lëreni të veprojë për disa minuta.

Lëkura e portokallit ka më shumë vitaminë C sesa brenda saj dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Është gjithashtu e pasur vitaminë E, antioksidantë dhe zink që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës.

The post Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur appeared first on Prizreni Sot.

Shkencëtarët thonë se kjo super bimë e pastron ajrin në rrugët e ngarkuara
Ekspertët kanë identifikuar një super bimë, që është mjaft e përhapur në Britaninë e Madhe, e cila mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit në rrugët e ngarkuara me vetura.

Shkencëtarët në “Royal Horticultural Society” e vëzhguan efikasitetin e bimëve për thithjen e grimcave ndotëse të ajrit dhe bënë krahasime mes bimëve në këtë aspekt.

Ata zbuluan se bima e quajtur franchetii është së paku 20 për qind më efektive për thithjen e ajrit të ndotur në rrugët e ngarkuara në krahasim me bimët tjera, ndonëse nuk është vërejtur ndonjë dallim në rrugët me më pak qarkullim.
Sipas ekspertëve, një segment me një metër të kësaj bime mund të thithë grimca të qindra miljeve të vozitjes së veturave për vetëm një javë.

Udhëheqësja e studimit, Tijana Blanusa, tha: “E dimë se vetëm për shtat ditë, një metër gjatësi e kësaj bime të dendur do të thithë të njëjtën sasi të ndotjes që një veturë shkakton në 500 milje vozitje.”

Sipas saj, do të ishte ideale mbjellja e kësaj bime përgjatë rrugëve të ngarkuara dhe në vendet ku ka më shumë ndotje.

The post Shkencëtarët thonë se kjo super bimë e pastron ajrin në rrugët e ngarkuara appeared first on Prizreni Sot.

Keni dhe ju një shenjë si kjo? Ja çfarë fshihet pas saj
Të gjithë mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.

Kjo është një shenjë  e vaksinës e cila disa vite më parë ka qenë shumë e zakonshme.

Sipas ‘Organic Healthy Food’ mjekët përdorën një virus të gjallë Vaccinia për të shkaktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga virusi Variola, i cili shkaktone linë.

Pas kryerjes së vaksinës në vendin ku u vaksinuat krijohej një flluskë e cila më pas krijonte një kore dhe në fund pasi shërohej mbetej thjesht një shenjë e rrumbullakët.

Krahu i njerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

The post Keni dhe ju një shenjë si kjo? Ja çfarë fshihet pas saj appeared first on Prizreni Sot.

Covid-19: Si do të mund të shpëtonte jetë pajisja 20-funteshe
Një ndër gjërat misterioze rreth sëmundjes Covid-19 është pse shkalla e oksigjenit në gjak mund të bie në nivel të rrezikshëm pa e vërejtur pacienti. Kjo njihet si “hipoksi e heshtur”.

Si rezultat i kësaj rënie, pacientët kanë shkuar në spitale me shëndet shumë më të keq sesa kanë menduar dhe, në disa raste, shumë vonë për t’u trajtuar në mënyrë efektive, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një zgjidhje që potencialisht do të mund t’ua shpëtonte jetën njerëzve, në formën e një oksimetri me puls, ua mundëson pacientëve që ta përcjellin nivelin e oksigjenit në gjak nga shtëpia. Kjo pajisje kushton rreth 20 funte apo 22.4 euro.

Këto pajisje po shpërndahen në Britaninë e Madhe për pacientë që janë në rrezik të lartë nga Covidi. Mjeku që po e udhëheq këtë proces mendon se të gjithë duket ta shqyrtojnë blerjen e oskimetrit.

Niveli normal i oksigjenit në gjak është mes 95 dhe 100 për qind. “Pas Covid-it, ne po pranojnë pacientë me nivel të oksigjenit me përqindje 70-she ose 80-she të ulët apo mesatare”, thotë Dr. Matt Inada-Kim.

Oksimetri me puls funksionon duke e ngjitur në gishtin e mesëm të dorës dhe hedh një drit në trup. Ai e mat nivelin e oksigjenit në gjak varësisht nga sasia e dritës që përthithet nga trupi.

Në Angli, këto pajisje po u jepen personave me Covid që janë mbi 65-vjeçarë, atyre që janë më të rinj por që kanë probleme shëndetësore dhe të gjithë atyre për të cilët mjekët janë të shqetësuar.

Njerëzit e matin nivelin e oksigjenit në gjak tri herë në ditë. Nëse niveli bie në 93 ose 94 për qind, kërkohet ndihma joemergjente, ndërsa nëse niveli bie në 92 për qind, duhet të thirret ambulanca.

Sipas disa studimeve, të cilat ende nuk janë rishikuar nga shkencëtarët tjerë, edhe rënia e vogël e nivelit të oksigjenit në gjak nën 95 për qind është e lidhur me rritjen e rrezikut nga vdekja.

The post Covid-19: Si do të mund të shpëtonte jetë pajisja 20-funteshe appeared first on Prizreni Sot.