LRF në Prizren kujton Agim Malokun, në katër vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

LRF në Prizren kujton Agim Malokun, në katër vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.

Me këtë rast, Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Mirsad Çollaku, ka kujtuar të ndjerin, si një njeri i cili punoi shumë për futbollin prizrenas dhe atë kosovarë.

Agim Maloku, përveç një futbollisti të madh nga plejada e artë e Prizrenit, ai ishte edhe Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv pranë FFK-së. Ai u veçua si njëri nga punëtorët më të dalluar të sportit jo vetëm në Prizren, por në tërë Kosovën.

Puna dhe angazhimi i tij i parezervë në avancimin e futbollit prizrenas dhe kontributi i tij në pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, është i madh dhe i çmueshëm. Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës përkatësishtë FFK-së, në Hungari, ku Kosova siguroi antarësimin në UEFA.

Prandaj figura dhe vepra e Agimi Malokut do të kujtohet përherë si njeri punëtor dhe i palodhur në sfidat dhe sukseset që kishte futbolli prizrenas dhe ai kosovar”, thuhet nga LRF në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *