Të mërkurën rrënohet objekti i vjetër që rrezikon të shembet në rrugën “Bujar Isaja” në Tabakhane

Ditën e dielë, nga policia dhe banorët e rrugës ” Bujar Isaja” në lagjen ” Tabakhane” Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri është informuar se një objekt i vjetër po paraqet rrezik për qytetarët.

Drejtori Faruk Dakaj, thotë se me të marrë informacionin Inspektori i Preventivës dhe inspektorët komunal kanë dalur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë konstatuar se ky objekt i vjetër rrezikon të shembet.

Pas konstatimit të gjendjes faktike nga ana inspektorëve dhe ekipeve tjera relevante, kemi kontaktuar Qendrën Rajonale për Trashigimi Kulturore me seli në Prizren, për të marrë rekomandimet si të veprojmë tutje me këtë objekt gati në shembje, theksoi ai.

Ndërkaq, zyrtarja e QRTK-së, Nora Arapi- Krasniqi, tha se pas informacionit të marrë nga DES dhe Inspektorati, Qendra jonë ka formuar një komision i cil ka dal në vendngjarje për të verifikuar gjendjen e kësaj ndërtese përcjellesë të shtëpisë, ka konstatuar se objekti ndodhet në gjendje të rëndë ku është dëmtuar konstruksioni i kulmit si dhe kishte pësuar plasaritje të mureve.

Objekti nuk ndodhet në zonën e QHP-së dhe as në listën e trashëgimisë kulturore, andaj iu kemi rekomanduar institucioneve komunale që të marrin masa për pastrimin e pjesëve të rrënuara dhe evitimin e rrezikut në përputhje me ligjet në fuqi.

Drejtori për Emergjenca dhe Siguri, Faruk Dakaj, tha më tej se pas këtij rekomandimi nga QRTK, ditën e mërkurë do intervenohet në rrënimin dhe pastrimin e objektit.

Zyrtarja e QRTK-së, Nora Arapi-Krasniqi, tha se pronarët e objektit kanë qenë shumë bashkëpunues në këtë rast.

Ndryshe, ky objekt është ndërtuar në vitin 1956 dhe prej kohësh ka shërbyer si ahur, ndërsa rruga ” Bujar Isaja” është bllokuar për qarkullim nga policia që nga dita e dielë./Tv Prizreni/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *