Balaj-Halimaj: Kurti duhet të ja kthej Prizrenin qytetarëve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj e cila është edhe anëtare e Kryesisë së Nismës ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’i kthehen qytetarëve nga komunarët.

Balaj-Halimaj ka thënë se para se VV të flas për komunat tjera, duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve dhe për këtë ajo ka thënë se do t’i ndihmojnë sërish.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, zv-kryeministrja ka thënë se prej kur VV mori pushtetin në Prizren, sipas të dhënave zyrtare, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport sa ishte në vitin 2016.

Shkrimi i saj i plotë:

Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *