Sport Archives - Prizreni Sot

Aktuale te Klubi i futbollit Liria
Opinioni publik në Prizren, kur flitet për sportin (pavarësishtë sukseseve të KB Bashkimi, në të dy konkurencat, që jan për lakmi) vecmas për futbollin, sy e mendje i ka te Klubi Liria.

Tradita 90-të vjecare, bënë që vëmendja dhe interesi i publikut të sillet tek dhe rreth Lirisë, pavarësishtë statusit juridik.

Ka kohë që Liria (nga viti 2023) është privatizuar, e në ndërkoh me 2024 riprivatizuar (shitur apo stërshitur te disa aksionar), por pavarësishtë kësaj, klubi spo gjen qetësinë.

Liria, për herë të fundit është bërë kampion në vitin e largët 1995 (30-të vite më parë), në kohën e sakrificës, ku emrat si:Mirsad Collaku, Astrit Berisha,Ergjan Dana,Nehari Toska,Ali Maralusha, Genc Tamniku, Ilir Bytyqi, Sami Buqaj, Ismail Berisha, Alev Nush,Bekim Bakaj, Nurtin Colak, etj. ishin jo vetëm pjesë e lavdisë së asaj kohe të vështirë segregacioni por që dhan edhe spektakël e kënaqësi, në fushë në ato vite.

Pas luftës Liria, dy herë fitoi titullin (Kupa e Kosovës 2006 dhe 2010) por që qëndrueshmëri s’pati duke rënë nga elita (Superliga) e futbollit Kosovar, e duke u rikthyer në elitë, por pa patur stabilitet.

Nga 2008-2013 Klubi u adminsitrua nga Kompania ‘Drini”, qe riktheu filliishtë statusin e skuadrës elitare, fitoi dhe Kupën e Kosovës, 2010 por që më pas  shkaku i problemeve financiare, klubi u rikhtye tek Komuna.

Vitit 2015 deri më 2018 kohë kur Klubi drejtohej nga disa ish futbollistët e sakrificës, në krye me Mirsad Collakun, pati stabilitetin në Superligë dhe Liria ishte konkuruese. Madje, në edicionin 2017/2018, kur klubi drejtohej nga z.Mirsad Collaku, kryetar i klubit atëherë (aktualishtë kryetar i LRF-së dhe anëtar i KE të FFK-së), Liria kishte prekur pothuaj Europën (pas pranimit në UEFA e FIFA), por që pengesë qe ‘futja e duarve të politikës’ në klub dhe pengimi i këtij suksesi.

Ndërkoh, klubi u privatizua por ai s’po gjenë rrugën e suksesit dhe po përpëlitet në rangun e dytë.Urojmë që në pranverë të rikhthet tek rezultatet që i dëshironë publiku.

Privatizimi që u bë si u bë (herë tjetër për te) nuk zgjidhi asnjë telashe, pos asaj financiare.Organizimi profesional, është në fazë dëshirore !

Ndërkoh, problem në vetë mbetet Shkolla e Futbollit, që dikur njihej si Akademia e Lirisë. Emri, Akademi është përdorur e keqpërdorur nga ‘ekspertë’ të ndryshëm që veq të tillë s’ishin kurrë.

Vitit 2014/2015 mbetet si viti i artë për Shkollën e Futbollit, kur pas një kohe të gjatë nxori hiq më pak  9-të Juniorë që ishin anëtarë të përfaqësueses së Kosovës dhe Shqipërisë.

Suksesi i dedikohet në radhë të parë trajnerëve Agron Beseni e Enis Gashi, që me modesti flasin për atë kohë.

Emrat si :Flamur Gashi, Ilir Mustafa, Lumbardh Dellova, Almir Kryeziu, Fitim Susuri, Albin Memaj, Ibrahim Gavazaj,Ardian Gashi, Roni Gashi, (pjesë e kombëtareve të Kosovës), Diellor Beseni e Zenel Gavazaj (të Kombëtares së Shqipërisë) në grupmoshat U-17 e U-19, i takojnë historisë, të kaluarës së lavdishme të këtyre trajnerëve e futbollsitëve.

Disa nga ta janë sot duke bërë karrierë si Dellova (Bullgari) Kryeziu (Ballkani), Mustafa (Drita) etj.

Nga atëherë e nuk ka ndonjë përfaqësim në grupmoshat e Kosovës e as të Shqipërisë !

Tash e 10-të vite Shkolla e Futbollit Liris, ka vend numëruar. Madje Kadetët dhe Juniorët e saj, tash e tre vite janë pjesë e rangjeve më të ulëta , kadetët bëjnë gara në LRF të Prizrenit.

Ndërsa,  Juniorët në  Ligën e Parë, për dallim që këta dikur shkundinin Superligën dhe tmerronin skuadrat me lojë e gola.

Eksperimentet e shumta, me ndërrimin e trajnerëve bashkë me statusin juridik të klubit, u treguan të kundër efektshme.

Ndërsa, kemi të bëjmë me një klub puro privat nga 2023 dhe më pas me aksionar nga 2024, Liria dhe interesi i saj mbetet publik.

Liria, ka qenë brend në vete që nga  vitet 70-ta.

Interesi institucional (pa amrrë parasysh spektrin politk) duhet të kthejë vëmendjen në rimëkëmbjen e klubit dhe sidomos Shkollës së Futbollt, për t’i kthyer namin Lirisë dhe për të nxjerrë futbollsitë,që vitet e fundit kanë munguar.

Duhet kthyer koha e lavdisë e të lartëpërmendurve, bashkë me yllin e Majorkas dhe Kombëtares, Vedat Muriqi ( I shëndrruar tash në legjendë të gjallë), Lumbardh Dellovës etj. /PrizreniSot

P.S.

Në foto janë disa nga lojtarët e kësaj gjenerate të artë

The post Aktuale te Klubi i futbollit Liria appeared first on Prizreni Sot.

Kampionët fillojnë festën
Kampionët e Ligës së Tretë të Kosovës në futboll grupi i Dukagjini skuadra më e suksesëshme gjat tër kampionait Drini i Bardhë nga Hasit që në orët e paraditës kanë filluar festën për të festuar titullin Kampionit.

Ata sot do të luajnë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Istogut 03.Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prizren duke filluar në orën 13.00.

Ekipi i Drinit të Bardhë synon të vazhdojë me formën e tij të shkëlqyer dhe të mbyllë sezonin me fitore dhe të ngrit trofeun e kampionit të ligës së tret dhe edicionin e ardhshëm të ngritet një rang më të lart pra në ligën e dytë të kosovës në futboll.

Ky sukses i i arritur i KF.Drini i Bardh është unikë duke filluar nga akterët në fushën e blertë futbollistët  shtabit teknik kryesia dhe tifozët të mrekullushëm që e përkrahën në qdo ndeshje.

Andaj sukset nuk do të mungojn edhe në ligën e dytë nga se me kët struktur udhëheqëse që ka ky klub nga futbollistët deri tek tifozët meritojnë më shumë!/ Durak Thaçi

The post Kampionët fillojnë festën appeared first on Prizreni Sot.

Futboll:Liga e Tretë Drini Bardh-Opoja 4:0 (1:0): Fitore për ligën e dytë
Shënues:Sh.Totaj min 1,R.Thaçi min 50,D.Krasniqi min 70,E.Rakaj min 82.

Skuadra e Drini i Bardh ka shënuar fitore të sigurt që e ngrit në rang më të lart të garave në futboll,përkatësisht për tu shpallur kampion i ligës së tretë dhe inkuadrimin në ligën e dytë.Futbollistët Hasjan triumfuar ndaj skuadrës së Opojës me  rezultat bindës 4:0.Goli i par erdhi që në fillim të takimi qysh në minutën e parë,po sa u fillua nga mesi i fuashës me një kundërzbritje të shpejt Shpejtim Totaj shënon për epërsin e hershme 1:0.Pas goli të shënuar sakuadra nikoqire aplikoi një lojë krejt ndryshe krahasuar me ndeshjet e kaluara pasi lojën e bartën në mesin e fushës të aplikuar nga mesfushorët të ndihmuar edhe nga mbrojtja duke sheti topin në fushë për të mos i mundësuar skuadrës musafire posedimin e topit apo të rezikohet porta e tyre.Ky sistem i lojës si duket është aplikuar me këshillat e trajnerit të ri në kët skuadër Robert Gjeraj.Pjesa e pare e këti taki u mbull me rezultat 1:0 për skuadrën vendase.Me të filluar pjesa e dytë futbollistët vendas filluar sulme të njëpasnjëshme drej portës mysare me q’rast arrin të shënojn edhe golin e dytë në minutën e 55-të  përmes qendërmbrojtësit korpulent Ragip Thaçi i cili nga afërsi me kokë mposht portjeri mysafir.

Futbollistët vendas Drini Bardh me aksionet të organizuara mirë nga secili repart nuk ndalen duke sulmuar portën mysafire dhe në minutën e 70-të arrin të shënojn për epërsin 3:0 me golin mjeshtror të D.Krasniqi.Tetë minuta pa përfunduar ndeshja Hasjanët shënojn edhe golin e katërt përmes E.Rakaj me një gjuajtje precize nga distanca për të siguruar tri pikë të arta që dërgojnë drejt ligës së dytë të Kosovës në futboll./ Durak Thaçi

The post Futboll:Liga e Tretë Drini Bardh-Opoja 4:0 (1:0):  Fitore për ligën e dytë appeared first on Prizreni Sot.

Naim Malazezi – mbret i mbretëreshës së sporteve
Shkruan: Vllaznim Bytyqi

Naim Malazezi ka lindur më 9 prill 1965 në qytetin e bukur të Prizrenit. Mësimet e para i mori në SHFMU “Mustafa Bakiu”. Pastaj vijoi në shkollën e mesme që atëherë quhej QAMO “Boro e Ramizi”. Në këtë shkollë krey dy vjet (I dhe II), për të vazhduar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në vitin III dhe IV. Gjatë gjithë shkollimit të tij Naimi tregoi sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. E ka kryer edhe shkollen e larte ,ne degen e matematikes ne SH.L.P,ne Prizren.

Nga viti 1985 e deri në vitin 2011 punoi në ndërmarrjen e njohur të Prizrenit “Famipa”. Pastaj kjo ndërmarrje pati vështirësi ekzistenciale, ndaj Naimin e gjejmë në një profesion të ri – në atë të policit të Kosovës, profsion të cilin vazhdon ta kryejë edhe sot e kësaj dite.

Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka gjashte fëmijë.

Një jetë e tërë në sport

Naim Malazezi, sikurse edhe shumë fëmijë të tjerë, e donte sportin. Fillimisht e sprovoi veten në gjimnastikë, ndërsa më pastaj kaloi në mbretëreshën e sporteve – në atletikë ku e kaloi një jetë të tërë.

“Me sport kam filluar qysh në vitin 1976 si anëtar i grupit rekreativ “Partizani”. Si i ri me aftësitë e mia i tejkaloja edhe shumë më të rriturit”, nis rrëfimin e tij biografik ky sportist dhe shtoi: “Në vitin 1982 isha reprezentues i Kosoves dhe vazhdova panderprerje deri më sot – 41 vjet reprezentues (ilegal nga Serbia dhe legal) pa u ndalur në asnjë periudhë dhe me suksese.”

Dashuria për atletikën dhe vullneti i pashoq për pjesëmarrje në gara, e detyruan Naimin të ballafaqohej me shumë sfida e rreziqe. “Po, kam qenë i dënaur me 3 muaj (një vit me kusht) për pjesëmarrje në gara; kam kaluar nëpër male e liqene, duke rezikuar edhe jetën. Kam qenë kampion i Kosovës 55 herë, si dhe aq herë fitues i Kupës së Kosovës dhe rreth 80 herë fitues i garave të ndryshme në Kosovë dhe i shumë garave jashta saj për dekada të tëra: Fitues i Çmimit të Nëntorit 1983 dhe i Dhjetorit 1989, nënkampion i ish-Jugosllavisë, kampion i Serbisë, shumë herë kampion i garave Vllaznim-Bashkim ku kanë marë pjesë atletët nga Maqedonia, Mali iZi , Serbia e Kosova; shumë herë i shpallur Sportist i Prizrenit, shumë herë i shpallur Atlet i Kosovës, si dhe disaherë ndër sportistët më të mirë të Kosovës,rekorder i Kosoves,qe nga 1982 si juniore ,e pastaj edhe nder seniore ,nga 1983,e gjer me 2021 (matje elektronike),,si dhe matje dore ,rekorder e edhe ne ditet e sodit .ne 100m-10.5s ,si dhe ne 200m-21.5s,; dhe, së fundi, edhe mirënjohje nga qyteti i Prizrenit për karrierë, pasi isha kampion i Kosovës në 100, 200 ,400 metra e edhe kampion mbarëkombëtar në 100, 200, 400 m, si dhe kampion ballkanik në 4 x 100 m”, përfundoi ky atlet.

Naim Malazezi është emër i njohur për të gjitha gjeneratat. Aktualisht është 58-vjeçar. Aktiviteti i tij është i pandalshëm edhe sot. Vazhdon stërvitjet dhe merr pjesë në garat e veteranëve kudo që organizohen, prej nga sjell edhe medalje. Ndërkohë, prania e tij është e shpeshtë nëpër shkolla fillore dhe në klube sportive duke ua kultivuar fëmijëve dëshirën për sport dhe duke ua mësuar elementet kreyesore të vrapimit, sidomos ato të vrapimit në shtigje të shkurtra…

Si gazetar i sportit kam pasur rast të përcjell shumë gara të atletikës brenda e jashtë Kosovës. Kudo ku merrte pjesë Naimi njihej dhe respektohej pa masë nga trajnerët dhe atletët e klubeve të Kosovës dhe klubeve të shteteve përreth vendit tonë.

Të gjitha këto si dhe aktivitetet e rezultatet e bëjnë Naimin legjendë të sportit prizrenas apo do të mund ta quanim edhe mbret të mbretëreshës së sporteve.

The post Naim Malazezi – mbret i mbretëreshës së sporteve appeared first on Prizreni Sot.

Bashkimi ndahet me trajnerin, e rikthen një basketbollist
Klubi i basketbollit Bashkimi ka bërë ndryshime sot, në shtabin teknik dhe në ekip.

Prizrenasit kanë njoftuar se janë ndarë me trajnerin Darko Radulovic, me një marrëveshje të dyanshme, ndërsa e kanë falënderuar atë për punën dhe për kontributin e bërë në ekip.

Ndërkaq, klubi Portokalli tutje ka shtuar se trajnerin e ri do ta prezantojë në ditët në vazhdim.

Bashkimi e kishte nisur furishëm sezonin e ri me trajnerin maqedonas duke i regjistruar shtatë fitore radhazi, por më pas i pësuan pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe kjo bëri që palët ta mbyllin bashkëpunimin e dytë mes tyre, pas atij të vitit 2022.

The post Bashkimi ndahet me trajnerin, e rikthen një basketbollist appeared first on Prizreni Sot.

Liria i thotë Lamtumirë Superligës
Shkruan: Durak Thaçi

Skuadra më me nam në superligën e Kosoves në futboll Liria nga Prizreni, e cila së shpejti shënon 95 vjetorin e themelimit,pas barazimit të sotëm në Prizren me Dukagjinin e Klinës me shifra të barabarta 0:0 me një goldallim marramendës 17:58 i dha lamtumirën Superligës së Kosovës në futboll para tifozëve më të zjart në Kosovë “Arpagjikat”.Klubi ynë i zemrës u bë llugë pa asnjë ndjenjë burrërie,sikur të bëhej gara në ndonjë turnir mahalle.

Dihej kjo që nga fillimi sepse erdhi mashtruesi në qytetin e lashtë të Prizrenit i quajturi Raman Kiçe, i cili premtoi investime milionëshe,inkuardim në arenën ndërkombëtare… “Ky është turpi më i madh i këtij viti dashamir të fubollit prizrenas”. Rahman Kiçe një mashtrues ordiner…një askushi duar thatë asgjë nuk bëri por veq shkatrroi.

Nuk ka fjalë që mund të gjej një qytetar i Prizrenit, një adhurues i futbollit në ditën e sotme pos mallkimit për të ashtuquajturin menaxherin, njohësin e futbollit Raman Kiçe, i cili kohë më parë trenerat kosovar i quajti trenera “Banglladeshi”. Kërkohet nga qytetarët prizrenas që mashtruesi ordiner  të lëshoj rrugë të dorëzoi klubin aty ku e morri.

Turpi nu ka emër tjetër pos kësaj që e ka sjell klubin në thellësi të gërminës.

The post Liria i thotë Lamtumirë Superligës appeared first on Prizreni Sot.

“As Mbappe, as Vini, as Leao – dribluesi më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç është nga Kosova”, Marca shkruan gjatë dhe me lëvdata për Edon Zhegrovën
As Kylian Mbappe Mbappe, as Vinicius Junior, as Rafael Leao… Dribluesi më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç është Edon Lulzim Zhegrova i lindur në Herford të Gjermanisë më 31.3.1999. Të paktën kështu thotë ‘Indeksi’ i përgatitur së bashku nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore, shkruan gazeta Marca.

Sulmuesi anësor i Lille ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36%. Reprezentuesi kosovar shkëlqeu me dritën e tij në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Monacos (2-0). Golat e Diakite dhe Ivan Cavaleiro lindën nga ‘këpucët e tij’.

Ai luajti aq mirë sa edhe ‘Adi’ Hutter, trajneri i Monacos, iu dorëzua ish-lojtarit të Baselit, i nënshkruar nga Lille në janar të vitit 2022 në këmbim të 7 milionë eurove.

“Zhegrova na dha shumë probleme dhe ndryshoi lojën. Në 15 minuta para pushimit ai ishte fantastik. Ai ka këmbën e majtë të shkëlqyer. Driblon shumë mirë dhe ka gjeste teknike shumë të bukura. Edhe duke ditur se çfarë do të bëjë, është e vështirë ta ndjekësh”, ka thënë Hutter.

Zhegrova, i cila ka dy gola dhe katër asistime në 14 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, ka lindur në Gjermani, por ka formësuar driblimin e tij në Kosovë.

“Kam filluar të luaj në Prishtinë kur kam qenë 5-6 vjeç. Njerëzit filluan t’i thonë babait tim: “Shiko djalin tënd, ai ka talent”. Në rrugë je i lirë dhe bën çfarë të duash. Nëse do bëj tentativa me një kundërshtar, askush nuk do t’ju thotë asgjë. Kjo është e rëndësishme për lojtarët e rinj të talentuar. Kur arrin në një ekip, gjen një trajner që të jep udhëzime gjatë gjithë kohës”, pranoi Zhegrova në një intervistë për La Voix du Nord, përcjell Telegrafi.

’23’ i Lille , admirues i Leo Messit, nuk vonoi të binte në sy – ai u zgjodh ‘MVP’ i turneut që Milani organizoi në Kosovë – por, me ardhjen e tij në Ligue 1, e pati të vështirë për të hequr ‘nervozizmin” e neveritshëm.

“Nuk jam dakord me atë etiketë. Unë luaj të njëjtën gjë, qoftë titullar apo zëvendësues. Është e vërtetë që kur futesh nga bankina je i freskët dhe ti kap ekipin tjetër që është më i lodhur”, shtoi prishtinasi.

Kosovari është ‘rritur’ në mungesë të Yusuf Yazici dhe Adam Ounas. ‘Hapja’ e trajnerit Paulo Fonseca, i cili e nxori atë pas pjesës së parë në Ligën e Konferencën kundër Olimpia Ljubljana – ka ndikuar.

“Më shqetëson parregullsia e tij. Sezoni nuk filloi mirë, por në katër ndeshjet e fundit ai është rritur. Mendoj se tani është më vendimtar dhe në mbrojtje është përmirësuar shumë”, ka thënë Fonseca për Zhegrovën.

Kjo tezë është mbështetur nga portieri i Lille, Lucas Chevalier.

“Edoni ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i talentuar. Ai ka përfshirë pak më shumë qetësi në vendimet e tij, madje çdo ditë e shoh më të qetë. Ai duhet të përfitojë nga kjo valë”, ka thënë Chevalier.

Remy Cabella, një nga shokët e tij të skuadrës në sulm, gjithashtu e mbështet atë.

“Ai ka aftësinë për të dribluar shumë lehtë rivalët”, ka thënë Cabella.

Gazeta Marca mbyll shkrimin e tij për Zhegrovën me një fjali: Driblimi i tij është ‘trashëgimi’ i Ligue 1… por tashmë i kalon kufijtë.

The post “As Mbappe, as Vini, as Leao – dribluesi më i mirë në Evropë mbi 23 vjeç është nga Kosova”, Marca shkruan gjatë dhe me lëvdata për Edon Zhegrovën appeared first on Prizreni Sot.

Bajram Malazezi fiton garën malore 22 kilometërshe
Bajram Malazezi po i ndjek hapat e babait të tij, dhe ka nisur me një sukses të jashtazakonshëm. Ai e ka fituar garën malore në 22 Km HIGH SCARDUS ULTRA BEAR TRAIL.

Pas fitores Bajram Malazezi shkruan:

HIGH SCARDUS ULTRA BEAR TRAIL 22KM
Arrita të triumfojë Vendi i parë(+2.5km te humbura ne shteg) .Ju falenderoj te gjithëve për këtë përkrahje masive.Gara e parë malore triumfi i parë
Këtë fitore i’a dedikoj babait tim Naim Malazezi

The post Bajram Malazezi fiton garën malore 22 kilometërshe appeared first on Prizreni Sot.

Robert Gjeraj, i jep fund karrierës futbollistike
Kapiteni i deritanishëm i KF “ Liria”, Robert Gjeraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike, pas 22 vitesh aktivizimi në klubet më me nam vendore.

Gjeraj, për vite të tëra ka qenë futbollist i klubeve më të mëdha të Kosovës si: Liria, Besa, Ballkani, Trepça’89, Vllaznimi, ndërsa ka qenë edhe lojtar i përfaqësueses së Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, Përmes këtij postimi dua t’iu njoftoj se nga sot kam marrë vendimin që të pensionohem nga futbolli aktiv në moshën 39 vjeçare.

Nuk ishte aspak e lehtë ta marrë këtë vendim pas 22 vitesh të mrekullueshme në sportin e futbollit, ku fitova gjithçka dhe shijova çdo moment në fushat e blerta të vendit tonë.

Është e vështirë të shprehem pasi po largohem nga fusha e blertë pas më shumë se dy dekadave, andaj fjalët s’mund të përshkruajnë emocionet që kam sot. Po largohem, pasi arrita qëllimin tim me ekipin e zemrës dhe vendlindjes, andaj kjo më bën të lumtur.

Personalisht dhe me shumë sinqeritet dua t’i falënderojë të gjithë drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët e tifozët që më ndihmuan shumë gjatë këtij rrugëtimi tim shumëvjeçar.

Falënderoj Shkollën e Futbollit Shkëndija nga Prizreni, KF Lirinë, KF Getoari, KF Besa, KF Vëllaznimin, Trepçën 89′, Ballkanin dhe gjithashtu kombëtaren e Kosovës. Ishte kënaqësi të kontribuojë në klubet tuaja dhe për shtetin tim, teksa ju falënderojë për çdo gjë që keni bërë për mua.

Poashtu dua t’i falënderojë edhe gazetarët dhe mediat Kosovare e Shqiptare që më përcollën në çdo hap deri më sot, pasi pa ju nuk mund të isha ky që jam sot.

Ju faleminderit të gjithëve, i juaji, Robert Gjeraj!

The post Robert Gjeraj, i jep fund karrierës futbollistike appeared first on Prizreni Sot.

Liria e fiton ndeshjen e barazhit, mposht Ulpianën
Liria ka shënuar fitore në ndeshjen e barazhit ndaj Ulpianës.

Prizrenasit triumfuan 3:1 ndaj Ulpianës në ndeshjen e zhvilluar në Klinë.

Qysh në pjesë, Liria arriti epërsi prej dy golave, të cilën e rriti në pjesën e dytë.

Në fund të takimit, Ulpiana e shënoi golin e nderit.

Kësisoj, Liria tani do të ndeshet me ekipin e renditur në pozitën e tetë në Superligë, për një vend që siguron elitën e futbollit kosovar edicionin e ardhshëm.

The post Liria e fiton ndeshjen e barazhit, mposht Ulpianën appeared first on Prizreni Sot.

Muriqi: “Jam në parajsë, dua të rri këtu”
Vedat Muriqi po ndihet mjaft mirë në Mallorca.

Sulmuesi kosovar është protagonist i ekipit spanjoll, por njëkohësisht edhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga.

Ndërkohë, në një intervistë për një televizion spanjoll, “Pirati” ka folur për të ardhmen e tij duke e nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Mallorca.

“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, theksoi përfaqësuesi kosovar.

Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës lojtarit të saj kryesor në një vlerë prej 40 milionë eurosh.

Klubi më i interesuar për momentin për Muriqin është Sevilla, e cila megjithatë nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 10-15 milionë euro për kartonin e futbollistit prizrenas.

The post Muriqi: “Jam në parajsë, dua të rri këtu” appeared first on Prizreni Sot.

Atletët e KA “Prizreni” në Kampionatin Individual fituan 12 medalje
Më 03 dhe 04.09.2022 në Malishevë Federata Atletike E Kosovës, organizoi Kampionatin Individual të Kosovës për grupmoshat U – 18 dhe U – 20.

Për dy ditë me rradhë atletët e KA “Prizreni” i fituan 12 medalje: 7 të arta, 4 të argjendëta dhe një të bronzët:

Sara Susuri – U – 20 e para në 100 dhe 200 m.,
Emine Jenuzi – U – 18 e para në 200 dhe 400 m. me rekorde personale dhe e dyta në 100 m.,
Armel Qovanaj – U – 20 i dyti në 100 m.,
Merve Spahi – U – 16 e para në 1500 m. për U 18,
Leard Halimi – U – 20 i pari në shtizë dhe i dyti në gjyle,
Yllka Gucati – U – 18 e para në shtizë,
Elektra Temaj – U – 18 e dyta shtizë dhe
Leonit Gajraku – U – 20 i tereti në gjyle.

The post Atletët e KA “Prizreni” në Kampionatin Individual fituan 12 medalje appeared first on Prizreni Sot.

Ejup Jakupi, një jetë e tërë në sport: 50 VJET ME FUTBOLLIN E PËR FUTBOLLIN
Prizreni ka pasur dhe ka shumë sportistë e dashamirë të sportit që kanë kontriubuar ndër vite për sportin dhe sportistët, madje edhe në kohë dhe rrethana të ndryshme. Njëri ndër ta është Ejup Jakupi. Jupi, siç e njohim ne të gjithë, ka qenë futbollist dhe veprimtar i futbollit për plot pesë dekada. Ky sot shënon një ditë të veçantë në jetën e tij. Pse?

“Në ditën e sotme, pra para plot 50 vjetëve, më 28 gusht 1972 u regjistrova si junior i KF Liria. Aty lujata dy vjet. Më pas kalova tek ekipi i të rriturve të KF “Progres-Eksport”, ku vazhdova deri në vitin 1979. Po këtë vit u riktheve në KF “Liria”  dhe aty luajta tre vjet. Në vitin 1982-1984 përsëri qeshë rkthyer në fole të vjetër, kur edhe e përmbylla karrierën si futbollist aktiv”, na kujton rrugëtimin e tij ish-mbrojtësi eksploziv i Lirisë dhe i Progres-Eksportit.

I përkushtuar ndaj sportit më të popullarizar, Jupi nuk u ndal së kontribuari. Ai, pasi u largua nga loja vepruese e futbollistit, iu përkushtua një zeje tjetër – atij të gjyqtarit, duke dhënë kontribut të madh edhe gjatë viteve të pavarësismit të sportit kosovar, kur futbollistët, trajnerët, gjyqtarët dhe shikuesit ballfaqoheshin edhe me dhunën e regjimit serb.

“Po, në vitin 1984 fillova të drejtoj ndeshje dhe për 20 vjet kam qenë gjyqtar i futbollit, pastaj në kryesi të Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Prizrenit, kryetar i kësaj Shoqate dy herë, delegat në FFK. Gjatë kësaj kohe kam pasur momente tejet ineresante, mirëpo do t’i veçoja këtu sidomos vitet e 90-ta, kur drejtonim ndeshje në futbollin e pavarur dhe kur ballafaqoheshim me policinë serbe ku jo rrallë na ndërprisnin ndeshjet dhe na keqtrajtonin…”

Në vitin 1995, në ato rrethana të lartpërmendura, KF “Liria” shpallet kampione e Kosovës. Pa dyshim, kontribut për këtë ka dhënë edhe Jupi.

“Po, ndoshta pak vetë e dinë, por atëbotë unë isha bashkëtrajner me Sinan Osmanin kur ne u shpallëm kampion të Kosovës. Kjo ishte një ndjenjë e papërshkrueshme për të gjthë ne…”, kujton Ejup Jakupi, i cili pas luftës ka dhënë kontriubutin e tij si vëshgues në FFK me ekipet e të rriturve, por edhe me gruposhat e reja.

Ejup Jakupi nuk ndalet, vazhdon të jetë aktiv edhe tani kur bi supe ka 67 vjet.

Bisedoi: Vllaznim Bytyçi

The post Ejup Jakupi, një jetë e tërë në sport: 50 VJET ME FUTBOLLIN E PËR FUTBOLLIN appeared first on Prizreni Sot.

Talenti i sportit prizrenas – DIOR ZOGAJ – KAMPIONI I MUNDJES
Mundja është sport i shkathtësisë bujare, tejet atraktiv, por edhe një prej sporteve më të rënda. Qyteti i Prizrenit ka pasur talente dhe suksese të jashtëzakonshme në këtë sport. Falë punës së njohësit të këtij sporti, prof. Sylejman Shalës, shumë mundës prizrenas janë shpallur kampionë të Kosovës, të ish-Jugosllavisë, kampionë të turneve brenda e jashtë Kosovës. Madje, nën drejtimin e këtij strategu, Sadik Ferati dhe Agron Sulaj qenë shpallur kampionë e nënkampionë botërorë në mundje.

Tani prof. Sadik Ferati drejton KM “Kolosi”, klub ky me talente të shumtë dhe kampionë vendorë e ndërkombëtarë. Kësaj radhe do ta veçojmë njërin prej tyre – Diorin.

Dior Zogaj është 9-vjeçar. Është i shkathët dhe tejet energjik. Duke e parë këtë, babai i tij, Artani, e orientoi në sportin e mundjes. Aktualisht stërvit në KM “Kolosi”, klub ky që drejtohet nga ish-kampioni botëror për kadetë, prof. Sadik Ferati.

Talenti i Diorit, përkushtimi i tij dhe stërvitjet intensive me trajnerin Ferati kanë bërë që Diori të dallohet dhe të shënojë suksese të njëpasnjëshme dhe të jashtëzakonshme. Në mars të vititi 2021 në Finlandë shpallet kampion në një konkurrencë mjaft të fortë. Sukseset nuk i kanë munguar as në garat në Kosovë, por as edhe në Maqedoni. Kudo shkëkqen me shkathtësi, eksplozivitet dhe forcë që e bëjnë të triumfojë në çdo luftë me fitore të shpejtë dhe atraktive…

Urojmë që ky mundës të vazhdojë me suksese dhe bashkë me sportistët tjerë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.

V.Bytyçi

The post Talenti i sportit prizrenas – DIOR ZOGAJ – KAMPIONI I MUNDJES appeared first on Prizreni Sot.

Skënder Shengyli: Liria më keq punët tash se para privatizimit
Rahman Kice erdhi me shumë bujë në krye të klubit të njohur prizrenas, Lirisë. Prilli ishte muaj shpresëdhënës për tifozët dhe klubin nga Prizreni, pasi u bë me kryesi të re dhe pritshmëritë se gjithçka do të ndryshonte për të mirë ishin të mëdha.

Por, kështu nuk po del në të vërtëtë. Ikona e futbollit kosovar dhe atij prizrenas, Skënder Shengyli thotë se situata tani është edhe më e keqe sesa ishte më parë.

Në një bisedë për Gazetën Express, Shengyli thekson se ende nuk është bërë asgjë, ndërsa thotë se ende zyrtarisht Rahman Kice nuk është pronar

“Është pritur shumë me ardhjen e Rrahman Kices si kryetar, si pronar, si po e quan veten ai që ende nuk është. Ka qenë pritshmëria e madhe te qyteti, te tifozeria, mirëpo në anën tjetër s’po shihet që është ashtu. Se di me letra qysh, ai ka premtu, ka marrë obligime e të gjitha, që ato borxhe që i ka pasë Liria në 250 mijë, 260 mijë që do t’i kryej vet, e deri tash asgjë nuk është realizuar”, tha fillimisht Shengyli.

Ai tregoi se punëtorët e shkollës së futbollit nuk i kanë marrë pagat e muajit të fundit.

“Në anën tjetër, ne të shkollës së futbollit, nuk kanë pas mundësi me shtu edhe 1200 euro për me na dhanë 7-8 punëtorëve pagat. E në anën tjetër, po thonë që do shpenzojnë me miliona, por faktikisht ende asgjë nuk është bërë. Kur nuk janë në gjendje 1200 euro me ia dhanë 7-8 punëtorëve. Me pagesat që janë bë nga fëmijët e shkollës, ne i kemi marrë pagat e muajit maj”, u shpreh ish-futbollisti i njohur.

Tutje, ai tregoi se kur u dha në menaxhim Liria, në mesin e muajit prill, premtimet ishin se do të vijë një staf i trajnerëve nga Turqia, e po ashtu edhe futbollistë nga atje, por asgjë në të vërtetë nuk ka ndodhur.

“Në fillim kur janë ardhë, kanë thënë që do të vijë komplet stafi i trajnerëve nga Turqia. Ish-portieri i Besiktasit me dy-tre ndihmës të vet, do të vijnë tre-katër lojtarë prej Istanbulsporit, dmth krejt diçka superlative që ka folur. Por, asgjë nuk është realizuar. Ai po e konsideron veten pronar, ani pse me letra nuk është asgjë. Unë s’po di si një njeri mundet me kanë pronar kur me mjete ende asgjë nuk ka shpenzuar në klub, kur nuk është gjendje 1200 euro me ia pagu pagat 7-8 punëtorëve të shkollës”, deklaroi Shengyli për Gazetën Express.

Sipas tij, Kice u ka kërkuar lojtarëve të ekipit të parë të ulin pagat e tyre, ndërsa ata kanë hyrë në muajin e tretë që nuk kanë marrë paga.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë që gjendja është edhe më keq sesa që ka qenë. Të gjithë lojtarëve u ka kërkuar t’i ulin pagat, ata që kanë kontratë. Ende nuk ka sjellë asnjë përforcim. Lojtarët e ekipit të parë janë në minus dy paga, me gjasë kanë hyrë në muajin e tretë. Ai ka mashtru edhe kryetarin e Komunës dhe të gjithë opinionin se ende s’ka derdhur asnjë mjet. Jemi duke e pritur këstin e tretë apo të katërt me ardhë nga paratë e Muriqit që është transferuar në Lazio”, tha ai.

Shengyli tha se ka pasur ndryshime edhe në shkollën e futbollit të Lirisë, ku si koordinator e kanë vendosur Driton Bajramin.

“Edhe në shkollën e futbollit ka pasë ndryshime. Është mjerim, nuk kam asgjë kundër atij personi që ka ardhur si koordinator, drejtor i shkollës. Vjen një person anonim që unë nuk e njoh nga Prishtina edhe që është pa klub dhe bëhet drejtor i yjeve të Kosovës, yjeve të Prizrenit”, tha ai.

Në fund, Shengyli u shpreh i gatshëm të përballet me këdo për këto ngjarje dhe theksoi se gjendja është mjeruese.

“Unë e kam si obligim qytetar edhe si njerëzor që t’i tregoj të gjithë opinionit që gjendja është mjeruese. Ata janë thjesht mashtrues së bashku që ka qenë kryetari i deritanishëm, Qemajl Krasniqi. Ai është për momentin këtu, ndërsa ai zotëria në Gjermani. Unë ndoshta do të mbes pa punë pa asgjë, por për hir të vërtetës duhet të tregoj të dhënat që janë faktike dhe s’mund t’I ndryshojë askush. Jam në gjendje të ballafaqohem me secilin”, përfundoi Skënder Shengyli.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe me Rahman Kicen, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nuk ka marrë asnjë përgjigjje nga ai.

The post Skënder Shengyli: Liria më keq punët tash se para privatizimit appeared first on Prizreni Sot.

“Ponte Group”, sponsor gjeneral i KF “ Liria”
Përmes faqes zyrtare, klubi futbollistik “ Liria” nga Prizreni, njofton se ka arritur marrëveshje sponsorizimi me kompaninë “ Ponte Group”.

Sipas njoftimit, kjo kompani do të jetë sponsori kryesor i skuadrës prizrenase.

“Të mërkurën Liria dhe Ponte Group, kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi. Nga sot Ponte Group, do të jetë sponsor gjeneral.Marrëveshjen e nënshkruan përfaqësuesit e Lirisë dhe të Ponte Group.”, thuhet në njoftim pa dhënë detaje tjera shtesë.

The post “Ponte Group”, sponsor gjeneral i KF “ Liria” appeared first on Prizreni Sot.

Ballkani i mëson emrat e kundërshtarëve e mundshëm të rrethit tjetër në Champions ose në Conference League
Ballkani i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve eventualë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve ose në Conference League.

Therandasit do të debutojnë në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit evropian në rrethin e parë, ndërsa do të ballafaqohet me Zalgirisin e Lituanisë.

E nëse e kalon kampionin lituanez, në rrethin e dytë kualifikues, kampioni kosovar mund të përballet me Malmon, e cila në xhiron e parë do të ketë punë me fituesin e fazës parakualifikuese të kësaj gare.

Nëse eliminohet nga Zaligirisi, ekipi portokalli do t’i vazhdojë garat në Conference League nga rrethi i dytë, Ballkani do të përballet me humbësin e ballafaqimit gjysmëfinal të rundit parakualifikues të Championsit, ku do të përballen Inter Club nga Andorra ose La Fiorita nga San Marino.

Vlen të përmendet se, nëse eliminohet nga Championsi, ekipi kosovar ndeshjen e parë në UEFA Europa Conference League do ta luajë në udhëtim.

The post Ballkani i mëson emrat e kundërshtarëve e mundshëm të rrethit tjetër në Champions ose në Conference League appeared first on Prizreni Sot.

Kosova i prezanton 40 sportistët e saj për Lojërat Mesdhetare
Kosova e ka prezantuar sot ekipin që do të marrë pjesë në “Oran 2022”.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 40 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Listës i prin kampionia olimpike, xhudistja, Distria Krasniqi.

Nga xhudoja janë edhe më së shumti sportistë, gjithsej tetë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krahas Krasniqit, nga sporti më i suksesshëm në vend, janë edhe kampioni i Evropës 2021, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, nënkampionia e Evropës 2022, Laura Fazliu, derisa shkaku i lëndimit mungon kampionia olimpike, Nora Gjakova.

Boksin do ta përfaqësojnë pesë garues, ndërsa veçohet pjesëmarrja e Donjeta Sadikut, e cila muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë të botës.

Listës prej pesë karateistëve i prinë, Elhami Shabani, që së fundi fitoi medaljen e bronztë të Evropës, ndërsa nga mundja është vendi i shtatë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Egzon Shala.

Kampioni i Evropës për grupmoshën U-20, në hedhjen e gjylës, Muhamet Ramadani, përfaqëson atletikën bashkë me tre garues tjerë.

Në Oran do të përfaqësohen edhe sportet si: noti (dy), taekëondo (dy), shigjetaria (tre), shenjëtaria sportive (dy), tenisi, pingpongu (dy), gjimnastika (dy) dhe badmintoni (një).

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Oran 2022 është mundësi e mirë që edhe sportet tjera të fitojnë medalje.

“Krahas xhudos, presim medalje edhe nga boksi, karate, mundja dhe atletika, pasi kemi potencial të mirë për ta bërë këtë. Qëllimi ynë është të japim maksimumin dhe ekipi të kthehet me sa më shumë medalje”, tha Krasniqi.

Në Oran marrin pjesë 3390 sportistë nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.

Kosova për herë të parë në Lojërat Mesdhetare u paraqit në Tarragona të Spanjës, në vitin 2018, me ç’rast nga 40 sportistë pjesëmarrës, fitoi katër medalje, tri të arta, dhe një të argjendtë, të gjitha nga sporti i xhudos.

The post Kosova i prezanton 40 sportistët e saj për Lojërat Mesdhetare appeared first on Prizreni Sot.

Liria në shtëpi e mund Besën 5 me 2
Liria ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në Prizren kundër Besës.

Ndeshja u mbyll 5 me 2.

Me këtë rezultat Liria e ruan pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë.

The post Liria në shtëpi e mund Besën 5 me 2 appeared first on Prizreni Sot.

Liria humb nga Trepça 89 me rezultat 4:1, rrezikon vendin e dytë
Liria ka humbur nga Trepça 89 me rezultat 4:1 në Mitrovicë.

Trepça është lidere në tabelë me 41 pikë dhe e ka siguruar prakitikisht superligën.

Liria me këtë humbje mbetet në kuotën e 29 pikëve, dhe aktulaisht është në vendin e dytë.

Me nga 28 pikë e ndjekin Pohenix dhe Vllaznimi kështu që Liria rrezikon ta humb edhe pozitën e dytë.

The post Liria humb nga Trepça 89 me rezultat 4:1, rrezikon vendin e dytë appeared first on Prizreni Sot.

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Zvicrës
Zvicra dhe Kosova sot do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore.

Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre shteteve luajnë me njëra tjetrën.

Kur ka mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë është bërë i ditur formacioni i “Dardanëve”.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin në “Letzigrund” të Cyrihit.

The post Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Zvicrës appeared first on Prizreni Sot.

Liria bëhet gati për stinorin pranveror, me disa përforcime
Liria ka nis të mendoj për stinorin pranveror duke sjell futbollistë nga ekipet tjera.

Pas 6 muajve në AN është rikthyer në Liri, Roni Gashi, ndërsa kanë nëshkruar për Lirinë   sulsmuesi Astrit Berisha që vjen nga Rahoveci

Gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshja me Dinat Sheqerollin dhe Viktor Kukaj, i pari mesfushor, i dyti mbtojtës, që sipas burimeve brenda Klubit futbollistë të Vllaznimit.

Klubi i ka liruar nga skudra Orges Xekën dhe Jurgen Xhinin si dhe portierin Erkan Spahiun.

Trajner i KF Liria është Granit Begolli ndërsa ndihmës trajner Blerim Bunjaku.

Ndërsa pas një stinori si trajner i portierëve është riktheyer Blerim Zherka.

The post Liria bëhet gati për stinorin pranveror, me disa përforcime appeared first on Prizreni Sot.

Robert McCoy te Prizreni 16
Përmes një njoftimi në Facebook Prizreni 16 bënë me dije se janë përforcuar  me alon amerikane Robert McCoy.

Njoftimi i plotë:

ROBERT McCOY ZBARKON TEK PRIZRENI 16

Duke afruar fillimit të stinorit pranveror skuadra jonë ka shtuar alo-n amerikane Robert McCoy.

Lojtari është i gjatë 201 cm dhe aktivizohet në pozitat 4-5.

Karierën e ka filluar në kolegjin amerikan ne skuadrat San Diego , Portland State, Concordia ndërsa në edicionin e fundit ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës Academica Efapel në Superligën e Portugalis ku nga 29 ndeshje ka luajtur me mesatare prej 14 pikë e 6 kërcime.

Në ditët në vijim do presantojm edhe një transfer.

Welcome Rob !

Në vazhdim mund t’i shihni karaktarestikat e lojtarit në fjalë

https://youtu.be/E37bKRËZoOY

The post Robert McCoy te Prizreni 16 appeared first on Prizreni Sot.

Visar Berisha nga 1 janari futbollistë i lirë, i hapur për bisedime
Visar Berisha përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej 01.01 2022 është futbollistë i lirë pasi i përfundon kontrata me KF “Ballkanin:

Njoftimi i plotë

Ju njoftoj shok,miq e ju gazetarë që prej : 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF “Ballkanin” dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lirë dhe i hapur për të gjithë për bisedime.

Shihemi edhe më të fortë ne 2022.

The post Visar Berisha nga 1 janari futbollistë i lirë, i hapur për bisedime appeared first on Prizreni Sot.

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, përballja e parë në qershor
Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve në udhëtim, te Estonia apo Qipro, varësisht se cila prej këtyre përfaqësueseve do ta fitojë ndeshjen e “Play-Out” për të luajtur në Ligën C, ndërsa tashmë janë mësuar edhe datat e ndeshjeve ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut.

Dje (e enjte) është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për të mësuar grupet e Ligës së Kombeve dhe Kosova mësoi kundërshtarët e saj.

Kosova është pjesë e Grupit C2 së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë që do të luajnë dy ndeshje të “Play-Out” për të përcaktuar se cila do të mbetet në Grupin C.

Pas shortit, tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të Dardanëve dhe ndeshja e parë e Përfaqësueses sonë do të zhvillohet pikërisht ndaj fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë, shkruan Telegrafi.

Ndeshja e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për Kosovën do të zhvillohet në udhëtim më datën 2 qershor, ndërsa më 5 qershor luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Greqisë.

Orari i ndeshjeve

Në muajin qershor, Dardanët do t’i luajnë edhe dy ndeshje tjera, ku fillimisht e presin Irlandën e Veriut më 9 qershor, ndërsa tri ditë më vonë apo më 12 qershor do të përballen në udhëtim me Greqinë.

Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në muajin shtator, ku më 24 shtator luan në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe më 27 shtator në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë.

Fituesi i këtij grupi do të promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe gjasat e Kosovës janë reale.

The post Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, përballja e parë në qershor appeared first on Prizreni Sot.

FITORE E LEHTË DHE BINDËSE
Basketboll – Stobi Flips Liga U-16 e vajzave: Junior 06 – Drita 77:52 (17:6, 19:16, 26:10 dhe 14:20)

Basketbolkistet e KBF “Junior 06” kanë shënuar fitore të lehtë dhe bindëse ndaj skuadrës së Dritës së Gjilanit me shifrat 77:52.

Loja nisi me iniciativë të plotë të vashave prizrenase, të cilat falë efikasitetit të Merisa Bilallit çerekun e parë e përmbyllën me rezultat 17:6.

Në dhjetëminutëshin e dytë pamë një lojë më të balancuar. Vendëset shënuan 19 pikë, ndërsa udhëtueset 16 sosh. Me shifrat 36:22 skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në çerekun e tretë basketbollistet e ekipit “Junior 06” mbizotëruan në parket. Falë pikëve të Morinës, Bilallit, Veçgishtit, Temajt, si dhe Ukës e Gashit në fund të kësaj periudhe epërsia u shtua edhe më shumë, 63:32.

Ky rezultat i mundësoi trajnerit Ramush Rushiti t’i angazhojë të gjitha lojtaret e reja. Kjo ndikoi paksa në rënie të efikasitetit, ndërkohë Kërçeli e Gjilanit në këtë pjesë të lojës realizoi 14 pikë, duke zvogëluar pak a shumë debaklin.

77:52 ishte rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi në të cilin tek vendëset u dalluan Merisa Bilalli me 26 pikë, Yllka Morina me 18 si dhe Arnisa Veçgishti me 15 sosh. Ndërkaq, tek gjilanaset u veçua Elmedina Kërçeli me 26 pikë të realizuara./ Vllaznim Bytyçi

The post FITORE E LEHTË DHE BINDËSE appeared first on Prizreni Sot.

Liria fiton derbin lokal, Liria – A&N 3:1
Të premten në Suharekë, Liria mundi 3:1 A&N.

Ndeshja ishte cilësore, ku Liria u tregua me dominuese në shfrytëzimin e rasteve dhe me meritë fitoi ndeshjen.

Golat i shënuan: Fitim Susuri, Liridon Fetahaj ( pen.) dhe Blendi Memaj.

Moraes, ishte shënuesi për A &N.

Vlen të theksohet rikthimi i Blendi Memajt, që rikthehet me gol,pas lëndinit me Dukagjinin në shkurt të këtij viti.

Rikthimi tij do të thotë shumë për Lirinë.

Ndeshja u luajt në Suharekë pasiqë ‘Përparim Thaçi’, po rinovohet tapeti tij.

Ndeshka, qe fer dhe korrekte.

The post Liria fiton derbin lokal, Liria – A&N  3:1 appeared first on Prizreni Sot.

13 atletë të KA “Prizreni” i fitojnë 16 medalje në Malishevë
Sot më, 03.10.2021 në Malishevë nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës, u mbajtë gara e fundit për këtë vit,  “Mitingu i Tretë i Hapur”.

Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 13 atletë dhe u fituan 16 medalje : 7 të arta, 7 të argjendëta dhe 2 të bronzëta:

Sara Susuri – U – 18, e para në 100 m. për seniore,

Armel Qovanaj     – U – 18, i pari në 100 m. për senior,

Guri Temaj  – U – 18, i dyti në kërcim së gjati m. dhe i treti në 100 m. për U – 18,

Saranda Kastrati  – U 16, e para në kërcim së gjati dhe e dyta në shtizë,

Valiha Sabani – U – 18, e dyta në 800 m. për U – 18,

Ariana Kryeziu – Seniore, e dyta në kërcim së gjati dhe e treta në 100 m.,

Leard Halimi – U – 18, i par në shtizë dhe i dyti në gjyle për U – 18,

Yllka Halimi  – U – 18, e para në shtizë për U – 18 dhe e dyta në gjyle për U – 20,

Vlera Kryeziu – U – 16, e para në shtizë dhe e dyta në gjyle për U – 16,

Alnesa Shabani – U – 12 në 300 m., Ajshe Osi – U – 12 në 60 m. dhe Shefki Jahaj U – 10 në 60 m., kanë pasur paraqitje shumë të mira, janë në ngritje e sipër.

The post 13 atletë të KA “Prizreni” i fitojnë 16 medalje në Malishevë appeared first on Prizreni Sot.

Zyrtare: Miki Grbavcevic pjesë e KB “Junior 06”
Pas paralajmërimit për mundësinë e ardhjes së trajnerit të njohur malazez, sot kjo u zyrtarizua.

Trajneri Grbavcevic dhe drejtuesit e KB “Junior 06” kanë arritur marrëveshjen  për një kohë të pacaktuar. Trajneri malazez do të angazhohet në ngritjen e cilësisë së lojës dhe të lojtarëve, ndërkohë angazhimi i tij do të përqëndrohet edhe në punën individuale me talentet e shumta të këtij klubi.

“Ardhja e këtij eksperti do të thotë shumë jo vetëm për klubin tonë, por edhe për qytetin e Prizrenit. Do të kemi ngritje të cilësisë tekniko-taktike të lojës, sukses në garat që na presin dhe punë e cilësi për individë…”  ka thënë drejtori i KB “Junior 06”, Ramush Rushiti.

V.B.

The post Zyrtare: Miki Grbavcevic pjesë e KB “Junior 06” appeared first on Prizreni Sot.

Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit
Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16.

Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90, shkruan Indeksonline.

Një ndeshje të nxehtë dhe me shumë emocion e ka prishur një sulm fizik që ka ndodhur ndaj një basketbollisti të Prizrenit.

Malazezi Ivan Koljevic është sulmuar nga disa tifozë të Trepçës në Palestrën Minatori.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të lëndimit të 37 vjeçarit.

Koljevic ishte një nga më të mirët në parket me 25 pikë e 9 asistime. /IndeksOnline/

Në një njoftim të KB Prizrei thuhet:

Përfundoi ndeshja : TREPÇA – PRIZRENI 16  97:90

Pas perfundimit te ndeshjes disa shikues sulmuan lojtarin Ivan Koljevic i cili tani me gjendet ne emergjenc.

Veprime te pa duhura qe zbehin imazhin e basketbollit e aq me shume nje trilleri basketbollistik e cila u zhvillua me loje burerore.

Tani mbetet ne dore te FBK-së për vendim korekt ngase Propozicionet e garave thojne :

EKIPA NIKOQIRE ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SIGURIMIN E MUSAFIRËVE , PARA , GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES.

E kjo qka ndodhi ishte në interval e lojës. Tani organet kompetente le të vendosin.

Ndërsa pas publikimit te fotove nga Indekxonline KB Prizreni 16 shkruan:

Kjo fotografi është ajo më së paku që i nevojitet sportit në tërësi.

Kërkojm nga policia e Kosovës që të arrestuarit të dënohen me dënim meritorë dhe skenat e tilla mos tê përsëritën më.

Për çdo kritikë puna e delegatit i cili lejoi të pranishëm më shumë shikues të cilët shkaktuan dhunën.

Turp

The post Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.