Liria me ndryshime: Naci Sensoy nga e hëna drejton skuadrën e Lirisë, nga pankina

Para dy ditësh, drejtues të Lirisë përfundimishtë kanë vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë Naci Sensoyt.Lajmin për për faqen e klubit e ka konfirmuar, Kryetari Qemal Krasniqi.

‘Nga dita e hënë ekipit të Lirisë, si shef i shtabit teknik , do t’i prijë Nacii Sensoy.Këto ndërrime janë bërë si domosdoshmëri e momentit, si dhe në koordinim me gjithë strukturat e klubit. Ish shefi shtabit teknik, Skender Shegyli dhe ndihmësi, Sinan Osmani, do të vazhdojnë të jenë pjesë e Lirisë në pozicione të tjera’, ka thënë Krasniqi, duke bërë të ditur se ndërrimet janë bërë para dy ditësh.

‘Jemi duke bërë një riorganizim të thellë. Ky riorganizimim, do të jetë nga shkolla e futbollit deri te ekipi i parë.Për sa i takon ekipit të parë, presim edhe sjelljen 6-7 futbollistëve nga Kosova dhe jashtë saj.Por, futbollistët e sjellur këtë herë do të bëjnë dallimin në cilësi, në mënyrë që të përmbushen objektivat e klubit’, ka thënë ai.

 Sensoy që vie me një karrierë të begatë, thotë :’Kjo është përvoja ime e parë në Kosovë.do të mundohem që të jap maksimumin. Jemi 9-të pikë prapa liderit, situate është paksa e vështirë, por besoj në përvojën time. Shpresoj shumë edhe në mbështetje të gjerë, pas një riselektimi  e riorganizimi dhe sjelljes së disa përfocimeve kualitative  dhe me punë, të arrijmë objektivin’, ka thënë ai me modesti.

Sensoy, ka punuar në 6-të shtete si:Turqi (ndihmës i T.Veselinoviqit në Fenerbahqe,Azerbajxhan, në tri periudha tek skuadra elite Turan.Tre periudha poashtu në Bullgari me ekipet poashtu elite:Pirin- Bllagoev Grad (dy herë) dhe ekipin e madhë bullgar, Lokomotiva Plovdiv dhe Bellasica Petriq.

Në Shqipëri  ka drejtuar , Bylis-Ballsh,e Kukësin. Në Serbi ka punuar në ekipin BSK Borqe. Në Maqedoninë Veriore, ekipin Pelister e Gjorgje Petrov dhe poashtu në Arabi Saudite ekipin Najran. Të gjitha këto skuadra elitare në shtetet e tyre.I vetmi ekip i Ligës së parë, që ka qenë pjesë e tij si trajner Sensoy, është Instambulspor (anëtar i Ligës së Parë të Turqisë).

Të hënën ai, do të marrë zyrtarishtë drejtimin e Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *