Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonave, Prizreni kalon në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna, në të verdhën 14 komuna dhe në të gjelbrën 17 komuna.

Njoftimi i ministrisë:

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave (numrit të infektuarve në 100 mijë banorë brenda 7 ditëve)

Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, ky është kategorizimi i komunave sipas zonave

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në zonën e verdhë janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaji.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *