Renovohen Memorialet e dëshmorëve Hysni Temaj e Zenun Çoçaj

Drejtoria e Administratës dhe Fondacioni për Zhvillim “DRINI”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një investimi në parkun rreth përmendores së “Hysni Temaj” në fshatin Kushnin dhe në parkun rreth përmendores së “Zenun Çoçaj” në fshatin Gjonaj.

Me këtë marrëveshje, do të bëhet realizimi i përbashkët i renovimit të memorialit (parkut) të “Hysni Temaj” dhe memorialit të “Zenun Çoçaj” në rajonin e Hasit, ku ndër të tjerash investimi do të përfshijë mbjelljen e drurëve, vendosjen e ulëseve, shportave të mbeturinave, si dhe riparimet e memorialit, rrethojave etj.

Me këtë memorandum bashkëpunimi, palët janë pajtuar që të gjitha obligimet financiare për realizimin e këtij investimi do të bëhen bashkërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *