Mytaher Haskuka Archives - Prizreni Sot
Pas humbjes së Prizrenit, Haskuka kalon në tema nacionale
Mytaher Haskuka pas balotazhit të nëntorit ka humbur garën për të parin e Prizrenit dhe ia ka lëshuar karrigen e kryetarit, Shaqir Totajt nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ish-kreu i Prizrenit tashmë nga temat lokale që ndërlidhen me problemet e Prizrenit, ka kaluar në tema nacionale, duke u marrë me ata që kanë kritikuar dje kryeministrin Albin Kurti se ka pranuar të përfaqësojë Kosovën me fusnotë.
Haskuka thotë se ata që e kanë bërë marrëveshjen për vendosjen e fusnotës, s’kanë të drejtë morale që ta kritikojnë Kurtin.
“Tradita vazhdon!Me logjikën e një 3 vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin.
A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: “fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë”?
Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota.
Të bësh dëm është shumë lehtë, por t’i riparosh ato dëme merr kohë. Dëmet janë bërë për 20 vite, e do të merr shumë kohë riparimi i tyre”, ka shkruar Haskuka.
https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/posts/10159509549734451
The post Pas humbjes së Prizrenit, Haskuka kalon në tema nacionale appeared first on Prizreni Sot.
Haskuka e përfundon mandatin, i uron Totajt punë të mbarë
Mytaher Haskuka e ka përfunduar sot mandatin katërvjeçar të kryetarit të Prizrenit.
Me këtë rast, ai i ka uruar kryetarit të ri nga PDK-ja, Shaqir Totaj punë të mbarë.
Më tutje, Haskuka ka falënderuar edhe qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.
Postimi i plotë:
“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar ai.
The post Haskuka e përfundon mandatin, i uron Totajt punë të mbarë appeared first on Prizreni Sot.
KANDIDATI I LVV, HASKUKA, VIZITOI DEGËN E OVL TË UÇK NË PRIZREN
Kandidati për kryetar të komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga kandidatë të listës së LVV-së për kuvendarë, të enjten në mëngjes ka vizituar degën e OVL të UÇK në Prizren, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e kësaj Organizate.
Kandidati Haskuka, tha para kamerave se gjatë katër viteve në krye të komunës, ka patur një bashkëpunim tejet të frytshëm me këtë Organizatë përmes edhe projekteve të ndryshme, dhe premtoi se një bashkëpunim i tillë do të vijoj edhe në rast të vazhdimit të mandatit të ri në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
Edhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit që kishte me kjo Organizatë me komunën, dhe falënderoi për vizitën.
Ndërkaq, kandidati për kuvendar dhe drejtori i Adminsitratës, Osman Hajdari, tha se si komunë në bashkëpunim me OVL të UÇK-së,  kemi vendosur një standard përmes përkushtimit të dëshmive për luftën e pastër për liri dhe të kujtesës sonë historike, dhe premtoi se ky bashkëpunim pritet të fuqizohet edhe më tepër.
Ndryshe, gjatë ditës së enjte, kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Mytaher Haskuka, do të ketë aktivitete intensive në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e së dielës./Tv Prizreni
The post KANDIDATI I LVV, HASKUKA, VIZITOI DEGËN E OVL TË UÇK NË PRIZREN appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka: Takim me kandidatët për asamblistë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Takim me kandidatët për asamblistë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dafina  Alishani, Ilir Gashi, Mimoza Bushrani, Osman Hajdari, Fexhrije Kastrati, Ramë Bobaj, Nita Shala, Fatlinda Kukaj, Selim Bajra dhe Emell Dilji.
Banorët e lagjeve Kurillë, Ortakoll, Dardani, të rajonit të Zhupës dhe gjithë qytetarët e Prizrenit kanë para vetes listën e kandidatëve më të mirë, të përbërë nga profesionistë e njerëz të përkushtuar për të mirën publike, njerëz të ndershëm e të guximshëm, të cilët do të çojnë përpara projekte dinamike dhe progresive për Prizrenin, e do të jenë mbështetës dhe jo bllokues i zhvillimit të vendit!
Më 17 tetor të japim vendimin përfundimtar, që në katër vitet e ardhshme të #bashkëqeverisim  me shumicën në Kuvendin Komunal dhe me mbështetjen e Qeverisë Kurti, në mënyrë që ta vazhdojmë ndryshimin dhe të bëjmë “Më shumë për Prizrenin”!
#BASHKËQEVERISIM144
Më shumë për Prizrenin!
The post Mytaher Haskuka: Takim me kandidatët për asamblistë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE! appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka takon sportistët
Sot u takuam me sportistët dhe përfaqësuesit e klubeve të ndryshme të komunës sonë.
Prizreni gjithmonë ka qenë vatër e talentit dhe të klubeve që kanë qenë të suksesshme jo vetëm në arenën kosovare, por edhe në atë ndërkombëtare.
Për këto katër vite kemi qenë mbështetës të vazhdueshëm të klubeve e të sportistëve. Kemi punuar për ofrimin e kushteve më të mira për ta, duke ndërtuar tri stadiume dhe rreth 20 terrene sportive nëpër lagje e fshatra të ndryshme të qytetit.
Përveç kësaj kemi rritur subvencionet në sport dhe i kemi ndarë ato në mënyrë të drejtë e transparente, si asnjëherë më parë.
Projektet për zhvillimin e sportit do të vazhdojnë duke u rritur. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë ndërtimin e 11 terreneve të reja sportive, ndërtimin e një palestre sportive për basketboll dhe hendboll si dhe ndërtimin e qendrës sportive multifunksionale për ping pong, boks dhe shah. Përveç këtyre, me qëllim të identifikimit të talentëve të rinj, do të krijojmë mekanizma ndër-institucionale dhe shkolla verore, ndërkaq do të ofrojmë mbështetje të veçantë për klubet që i hapin dyert për këta të rinj të talentuar.
The post Mytaher Haskuka takon sportistët appeared first on Prizreni Sot.
Vaji i Mytaher Haskukës…
E nisi me vaj…në vaj e përfundon mandatin…
Prizreni sot
Kur i fitoi zgjedhjet Mytaher Haskuka, edhe “zogjtë e malit” u gëzuan…I dha fund një keqqeverisje që në mandatin e fundit silleshin me arrogancë …
E ndihmoi Zafiri e Nisma e ndihmoi LDK-ja, prandaj Mytaheri doli fitmitar… për pak vota…
Kryesorja fitoi…
Në emër të ndryshimit qytetarët prizrenas reflektuan…e rrëzuan nga pushteti PDK-në.
E vetmja e mirë që ndodhi ishte kjo…asgjë tjetër…
Sepse ndryshimi do të ndodhte…por do të vinte një arrogancë më e madhe se e PDK-së në mandatin e tretë…
Do të udhëhiqej me Prizren sikur të ishte “pashallëk i babës”
Kryetari i ri i Prizrenit në vend që të reflektonte dhe t’i përmirësoj gabimet e ta bëjë teleferikun…e anuloi…
Por nuk e anuloi shërndarjen e farës së grurit…
Dhe e nisi “udhëheqjen” e qytetit me vaj…
“…50 milion borgje” tha m’i kanë lënë…
Gazetarët i kishin fajet…shoqëria civile… e kush jo tjetër…
Vajtoi e vajtoi Mytaher Haskuka dhe që vaji të mos i shkoj huq vajtoi deri në fund të mandatit…
E prishin koalicionin së pari me Nismën e pastaj me LDK-në…dhe ankohet…vajton nuk po mi votojnë propozimet…
Kush duhet të ti votoj…
LDK-ja u tregua “zemërgjërë” disa herë por jo sa herë deshi…
Nisma jo…”mbajtën inat” për prishjen e koalicionit.
PDK-ja dhe AAK-ja jo se jo…
Kush duhet të ia votoj?…
Mytaher Haskuka edhe ka punuar…
Ka berë ndonje shkollë, ndonjë ambulancë…shtroi rrugë… por nuk mbahet mend kryetari që e ndërtoi rrugë me kubëza e beton, nuk mbahet mend ai që e kritikoi pushtetin paraprak për beton e kubëza ndërsa vetë u mundua ta imitoj…ta imitoj keq…
Mbahet mend për karriget 990 euroshe, që ai “nuk e di” se si i erdhën…
Nuk mbahet mend për ndonjë projekt të madh sepse nuk e bëri…
“Nuk e lanë”, prandaj…
Prandaj vajtoi e vajtoi deri në fund…
Mytaher Haskuka…
The post Vaji i Mytaher Haskukës… appeared first on Prizreni Sot.
Myta i Kurtit në pikëpyetje, kandidatura për Prizrenin ende në shoshën e partisë
Opinionistë politikë dhe aktivistë të shoqërisë civile vlerësojnë se kandidimi i sërishëm i Mytaher Haskukës për kryetar të Prizrenit s’do të jetë i dobishëm për Vetëvendosjen. Vetë Haskuka ka paralajmëruar se do të flasë ditëve në vijim, derisa Kryetari i degës atje, Artan Abrashi i tha Gazetës Express se nuk dihet deri në momentin e fundit se sa kandidatura do t’i aprovojë kryesia, të cilat do të shkojnë për votim në degën e partisë në Prizren.
Ruajtja e pushtetit në Prizren është një prej synimeve kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, meqë Mytaher Haskuka ishte promovuar si model nga Albin Kurti dhe ishte premtuar revolucion në qytetin historik.
“Me Mytën do ta mbysim korrupsionin”, ishte fjalia e famshme e Kurtit që jehonte sallave të fushatës në Prizren para katër vitesh.
Megjithatë kur ka kaluar e gjithë kjo kohë, as vetë Haskuka s’ka ndonjë përgjigje kur pyetet nëse do të kandidojë. Ai i ka thënë Gazetës Express se lidhur me temën e kandidimit do të flasë ditëve në vijim
“Ditëve në vazhdim do të dal publikisht lidhur me kandidaturën time për kryetar të Prizrenit. Kaq kam”, i tha Haskuka Gazetës Express.
As Dega e Lëvizjes atje s’kanë ende përgjigje se kush është emri me të cilin do t’i futen betejës për qytetin e Lidhjes.
Kryetari i degës së VV-së në Prizren, Artan Abrashi tha se mbetet e paqartë deri në momentin e fundit se sa kandidatura do t’i dërgojë në degë kryesia qëndrore për votim.
“Me bazë statutare ka ndryshuar forma se si zgjedhet kandidati. Fillimisht kryesia qëndrore i pranon kandidaturat e më pas e vlerëson se kush duhet të jetë dhe në fund dega e merr miratimin. Kur ta zyrtarizojmë kandidaturën natyrisht që do të fillojmë angazhimin për fitoren e dytë. Mundet me ardhë një kandidaturë ose edhe më shumë për votim, ajo është e paqartë si do të vendosë kryesia për atë arsye pra nuk i dihet deri në momentet e fundit”, tha Abrashi për Gazetën Express.
Derisa përjashton mundësinë që të kandidojë vetë për të parin e Prizrenit.
“Aktualisht jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po mendoj që kontributi im është më i madh në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Edhe njohësit e zhvillimeve politike në vend dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë rezervat e tyre rreth asaj nëse duhet t’i jepet sërish mundësi Haskukës për të synuar mbajtjen e karriges së kryetarit.
Opinionisti politik, Imer Mushkolaj thotë se qeverisja e Haskukës është karakterizuar me skandale dhe Vetëvendosje e di se Prizreni tashmë s’është model që duhet shfrytëzuar për të kërkuar vota nga qytetarët në zgjedhjet lokale.
“Unë besoj që ka me pasë konkurrencë se kush do të jetë kandidat për kryetar, s’po di a me e quajt shtyrje me bërryla pasiqë po duket se Vetëvendosje s’është e kënaqur me mënyrën se si ka qeverisë Haskuka në Prizren. Mos të harrojmë se vazhdimisht qeverisja e tij të paktën bazuar në raportimet e mediave është karakterizu edhe me skandale që janë bërë publike dhe në njëfar forme VV-ja e din që Prizreni nuk është modeli që ajo do të duhej ta shfrytëzonte për me e kërku vota nga qytetarët në komunat tjera. Kështu mund ta ketë menduar para 4 vjetëve kur e ka fituar komunën e Prizrenit, por tash në fund të mandatit të Haskukës, përnjëmend Prizreni nuk është modeli që Vetëvendosja do të duhej me e shty përpara në kuptimin e bindjes së njerëzve që me e votu”, tha Mushkolaj për Express të enjten.
Tutje, Mushkolaj vlerëson se Haskukës nuk duhet t’i ipet mundësia për të kandiduar sërish marrë parasysh katër vitet e para të qeverisjes.
“Besoj që Vetëvendosja do të gjejë persona të tjerë, ose person tjetër i cili do të mund të kandidonte për kryetar, nuk jam i sigurt se zonja Millaku do të jetë kjo pavarësisht dëshirës së saj që të jetë kandidate për kryetare. Poashtu jam më se i bindur që një kryetari si Haskuka të mos i ipet mundësia që të kandidojë edhe njëherë, duke pasë parasysh qeverinë e tij gjatë katër vjetëshit të kaluar”, tha Mushkolaj
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET që ka monitoruar punën e kryetarit Mytaher Haskuka tha për Gazetën Express se ai nuk sjellur transparencë dhe llogaridhënie në komunë.
“Si anëtar i shoqërisë civile që kam monitoruar disa komuna, përfshirë edhe Komunën e Prizrenit, e kam vërejtur se atje Vetëvendosje ka përçarje brenda qendrës dhe e dyta është se kryetari aktual nuk ka sjellur qeverisje të mirë dhe shpesh herë është hasur në shkelje të ndryshe ligjore duke u ballafaquar me probleme të shumta. Në të njëjtën kohë i kemi dy çështje që ai s’ka mundur t’i tejkalojë është me vendosur rend, transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët, duke filluar prej zyrës së Prokurimit, kabinetit të tij e deri tek drejtorët e ndryshëm”, tha ai.
Gashi poashtu u shpreh se nëse VV kandidon edhe njëherë me Haskukën do ta ketë problem fitoren në Prizren.
“Si monitorues por edhe si hulumtues kemi vërejtur shumë shkelje në zyrën e Prokurimit, në implementim të projekteve kapitale në drejtori të caktuara dhe formën e punësimit si e ka praktiku gjatë mandatit të tij. Ne mendojmë që ky kryetar është kandidat, Vetëvendosja e ka problematike të fitojë në Prizren”, tha Gashi.
Mytaher Haskuka kohëve të fundit nuk i ka pasur punët mirë edhe me asamblistët e partisë së tij. Gjatë një seance në Kuvendin e Prizrenit, asambilisti i VV’së, Karanfil Haxhillari, e kishte akuzuar Haskukën se i ka injoruar në vazhdimësi, derisa kishte paralajmëruar përballje në strukturat e partisë.
E gjithë kjo përplasje kishte ardhur pasi Haskuka i kishte akuzuar asamblistët e partisës së tij për bashkëpunim me partitë opozitare.
The post Myta i Kurtit në pikëpyetje, kandidatura për Prizrenin ende në shoshën e partisë appeared first on Prizreni Sot.
Si i gënjeu Mytaher Haskuka prizrenasit për ndërtimin e 4 çerdheve publike
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka mbajtur premtimin që iu ka dhënë qytetarëve të Prizrenit gjatë kohës së fushatës zgjedhore në vitin 2017 për ndërtimin e 4 çerdheve publike, shkruan Gazeta Express.
Është dashur që të kalojnë katër vite në pushtet që Haskuka të arrijë të ndërtojë vetëm një çerdhe të tillë, e për të cilën vetë kreu i Prizrenit ka njoftuar se do të hapet më 1 qershor.
“Një lajm i mrekullueshëm për fëmijët tanë dhe prindërit e tyre!Pas një pune të gjatë, mundim e angazhim, nga dita e hënë fillon të funksionojë çerdhja e parë publike në Prizren “11 Marsi”!”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij zyrtar.
Megjithatë para katër vitesh, Haskuka kishte pasur një premtim komplet tjetër, duke iu premtuar qytetarëve të Komunës prej nga vjen, se do të ndërtojë 4 çerdhe publike.
“Momentalisht nuk ka asnjë çerdhe publike në Prizren. Ka një kërkesë shumë të madhe për çerdhe publike. Dhe brenda mandatit 4 vjeçar kemi një katër të mëdhaja që do të kishin qenë në partneritet me komunitetin me kosto të përballueshme dhe kjo do të ngriste cilësinë në arsim”, kishte thënë Mytaher Haskuka në Rtv Dukagjini më 10 tetor të vitit 2017.
Haskuka lidhur me këtë çështje ishte pyetur edhe në vitin 2020. Ai kishte deklaruar se njëra ishte ndërtuar dhe se do të fillonte punën shpejtë, derisa kishte premtuar se deri në fundin e vitit 2021 do të përfundojë ndërtimi i dy të tjerave, njëra më e madhe dhe tjetra më e vogël.
“Ne jemi duke investuar në çerdhe, një është e përfunduar tani dhe do të fillojë punën e saj. Është dashur të fillojë këtyre ditëve, konkurset janë përfunduar, është përzgjedhur stafi, çerdhja është më e madhja në Kosovë. Sipas kontratës që e kemi pasur me kompaninë është dashur 38 muaj për përfundimin e punëve dhe ne e kemi përfunduar për 24 muaj. Ne e kemi edhe një çerdhe publike e cila është në shfrytëzim të një OJQ-je, një tjetër është duke u ndërtuar, një tjetër do të fillojë tash që është më e vogël. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të përfundojnë”, kishte deklaruar Haskuka në Kallxo.com më 13 tetor 2020.
Në tetorin e këtij viti pritet organizimi i zgjedhjeve të reja lokale. Ende nuk dihet nëse Mytaher Haskuka do të jetë përsëri kandidat i VV’së për kreun e Prizrenit.
The post Si i gënjeu Mytaher Haskuka prizrenasit për ndërtimin e 4 çerdheve publike appeared first on Prizreni Sot.
Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës, ish-këshilltari ia kujton Kurtit deklaratën për punësimet familjare
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi Mytaher Haskuka, e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit.
Gashi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për punësimet familjare.
Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se kusherinjtë e familjarët janë për dasma.
Ndryshe, Haskuka e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.
Ai është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.
“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.
Partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare.
Postimi i plotë:
“Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat” – Albin Kurti.
The post Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës, ish-këshilltari ia kujton Kurtit deklaratën për punësimet familjare appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka nuk i respekton masat e Institucioneve
Në restoran pa mask e pa distancë. Është ky kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.
ISKHPK-ja çdo ditë ne raportet e saja thotë:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Duket që këto këshilla të IKSHPK-së nuk vlejne për kryetarin e Prizrenit, i cili shihet në restoran pa mask dhe pa distancë.
Në ndërkohë ai qytetarvë iu apelon për respektim të masave.
Krejt kjo ngjana në fjalën popullore “bëni çka them unë…mis bëni çka bëjë unë”./Prizreni Sot/
The post Mytaher Haskuka nuk i respekton masat  e Institucioneve appeared first on Prizreni Sot.
A do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit, flet Mytaher Haskuka
Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, është shprehur i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të kësaj komune, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të vitit.
Ai ka thënë se konkurrenca është e shëndetshme për demokracinë, duke iu referuar shpalljes së kandidaturës së Drita Millakut nga e njëjta parti – Vetëvendosjes.
Për vete ka thënë se ende s’ka vendosur, ndërsa ka shtuar se ka besim që nëse synon garimin do të marrë përkrahjen e partisë.
“Në aspektin e votimit të kandidatit, janë procedura. Shumë njerëz kanë aspirata. Mendoj se është e shëndoshë të ketë secili aspirata. Mendoj se do të kem përkrahjen”, ka thënë ai në Interaktiv.
The post A do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit, flet Mytaher Haskuka appeared first on Prizreni Sot.
Haskuka reagon ndaj raportimeve se Komuna e Prizrenit kundërshtoi masat Anti-COVID të propozuara nga Vitia
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj raportimit të një mediumi i cili sipas tij, ka raportuar se komuna që ai udhëheq ka dal kundër masave Anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Haskuka ka thënë se në takim nuk ka pasur diçka për të votuar nëse janë kundër apo për.
“Nuk ka pasur diçka për të votuar që ne të jemi “kundër” apo “për”, prandaj lajmet nuk e pasqyrojnë të vërtetën, por agjendat e “gazetarëve”. Në takim, ministri Vitia na informoi për masat e mundshme, por ndër masat e diskutuara nuk ishte “mbyllja totale”, por masa selektive për t’i ndaluar burimet e infektimit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Për çdo vikend nga një lajm të rremë për ne, e sulm ndaj Komunës, edhe sot tradita po vazhdon. Një burim i “KOHA”s paska raportuar që Komuna e Prizrenit paska dal kundër masave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Unë isha në takimin e kryetarëve të komunave me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia . Takimi ishte informues për gjendjen e rëndë me pandeminë COVID-19.
Ministri na informoi që muajin e fundit kanë qenë mbi 28,000 raste të reja me COVID-19 dhe që gjendja në QKUK dhe spitalet e Kosovës është rënduar e që sistemi i shëndetësisë është i stërngarkuar.
Nuk ka pasur diçka për të votuar që ne të jemi “kundër” apo “për”, prandaj lajmet nuk e pasqyrojnë të vërtetën, por agjendat e “gazetarëve”.
Në takim, ministri Vitia na informoi për masat e mundshme, por ndër masat e diskutuara nuk ishte “mbyllja totale”, por masa selektive për t’i ndaluar burimet e infektimit.
Si kryetarë të komunave, ne informuam për gjendjen në komunat tona, problemet që i hasim dhe diskutuam masat që mund të ndërmerren, gjithmonë duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike dhe gjendjen e rëndë të bizneseve.
Unë e informova ministrin që si komunë, ne jemi duke kryer mesatarisht mbi 400 teste rapide COVID-19 në ditë dhe se nga këto rreth 10% dalin pozitiv. Më këtë rast tregova edhe për analizat dhe shërbimet që i japim në Qendrat e Mjekësisë Familjare për të prekurit nga COVID-19, duke filluar nga analizat e gjakut e deri tek shërbimet e rëntgenit. Kërkova nga ministri që të kemi mbështetje në teste rapide, ngase duke bërë testime në masë mund të identifikojmë më shpejtë të infektuarit dhe të izolojmë virusin dhe përhapjen e tij.
Ne fund, të gjithë u dakorduam që masat e reja për parandalim duhet të kenë parasysh ekonominë dhe të jenë bashkë me paketën ekonomike për sektorët e prekur nga pandemia.
Me këtë rast apeloj tek qytetarët që të respektojmë masat për mbrojtje individuale nga pandemia:
Mbani maskën!
Mbani higjienën personale!
Mbani distancën fizike!
Shmangni tubimet!
The post Haskuka reagon ndaj raportimeve se Komuna e Prizrenit kundërshtoi masat Anti-COVID të propozuara nga Vitia appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka, “harroi duaje tënden”, nxënësve iu shpërndan qumsht slloven
Me moton “Duaje tënden…” VV dikur rrotullonte kamionët…
Po sot Mytaher Haskuka, vendosi ndryshe…
“Duaje tënden…” është edhe sot aktuale, dhe  është patriotizëm konsumimi i pridhimeve vendore.
Mytaher Haskuka sot vendosi që nxënëvse tuj shpërndaj qumësht slloven…
Qumshtarët tonë protestuan, e derdhën qumështin në kërkim të mbrojtjes së prodhimeve vendore…
Ndërsa Mytaher Haskuka vendosi që qumshtin ta marrë nga Sllovenia…
Asgjë nuk kemi kundër qumshtit slloven, por patriotizëm sot është ta duash tënden…
A ka paketime të ngjajshme të qumshtit nga priodhuesit vendor…
Ka.
Vita e prodhon të njëtin paketim…
Dhe nëse flasim për cilësi, në qumësht dhe prodhime të qumështit kemi cilësi…
Por jo. “Duaje tënden…” është një “parollë” false e pushtetarëve tonë, të cilët sa herë takohen me prodhuesit vendor, thonë se është patriotizëm që t’i konsumojmë prodhimet vendore, ndërsa kur vjen koha e “tenderëve” ato sjellin qumshetin nga Sllovenia.
Mytaher Haskuka, sot  shpërndau qumshtin slloven, duke harruar moton “Duaje tënden”
Patriotizëm është ta duash tënden, sepse duke konsumuar prodhime vendore ne e mbajmë ekonominë në këmbë.
Myather Haskuka “harroi” veprimet e VV-së, “harroji” se duhet ta duam tonën./ Prizreni Sot/
The post Mytaher Haskuka, “harroi duaje tënden”, nxënësve iu shpërndan qumsht slloven appeared first on Prizreni Sot.
Haskuka deklarohet për përplasjet me asamblistët e VV’së në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur sot për mungesën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit Komunal, në të cilën u hodh në votim marrëveshja mes kësaj komune dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Haskuka thotë se ka qenë i befasuar nga të gjithë asamblistët që bojkotuan këtë marrëveshje, të cilën e cilëson si shumë të mirë.
“Me të vërtet atë ditë kam qenë i befasuar nga të gjithë asamblistët, është marrëveshje shumë e mirë mes Komunën dhe BERZH-it, se është kredi dhe grand për energji efiçente, për 100 objekte publike. Për disa qendra kulturore, shtëpi të kulturës nëpër fshatra të Prizrenit të cilat do të furnizoheshin me dritare të reja dhe kulme të rinj. Jam befasu, por u befasova ma shumë se asamblistët nuk kanë qenë aty mos me votu”, tha Haskuka në Kanal 10.
Haskuka thotë se me mospjesëmarrje asamblistët nuk bllokuan atë personalisht, por bllokuan qytetarin dhe Komunën e Prizrenit.
“Kjo nuk është marrëveshje për mua, po për qytetin e Prizrenit. Nuk është etike mos me i votu gjërat që janë për të mirën e Prizrenit dhe qytetarëve të saj. Nuk është në rregull. Nuk është faktikisht bllokim i punës teme, por bllokim të punëve për qytetarët.”
Haskuka ka theksuar po ashtu se një mospjesëmarrje në votime si kjo ka pasur edhe disa herë të tjera.
Se a po ndodh ky bojkotim i punës së tij nga partia e Haskukës dhe a po bëhet qëllimshëm, ai kishte këtë përgjigje:
“Nuk e di a është neglizhencë. Nuk mendoj që është në rregull duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë qenë me i prish koalicionet, normal që edhe zhvillimet politike na prunë në këtë gjendje ku ne nuk kemi shumicën në Kuvend. Mungesat janë të paarsyeshme”, nënvizoi ai.
The post Haskuka deklarohet për përplasjet me asamblistët e VV’së në Prizren appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shëruar nga virusi COVID-19.
Pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19, Haskuka është rikthyer në punë.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas dy javë vetëizolim dhe trajtim mjekësor, ju njoftoj se nga sot jam rikthyer në punë, pasi që kam rezultuar negativ në testin për Covid-19.
Dua t’ju falënderoj një nga një të gjithëve që me mesazhe dhe telefonata dhatë mbështetje të pakursyer gjatë kësaj periudhe.
Me këtë rast ju ftoj edhe një herë që të mbroni veten, familjen dhe rrethin tuaj, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienën.
Uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë sëmundje.
Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.
Mytaher Haskuka
The post Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka infektohet me koronavirus
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai njoftoi se nga fundjava është në vetëinzolim.
Postimi  i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.
Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.
Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.
Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!
The post Mytaher Haskuka infektohet me koronavirus appeared first on Prizreni Sot.
ASK: Në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 24.6%
Në tre mujorin e dytë punësimi ka shënuar rënie në 60 mijë e 31 persona krahasuar me tre mujorin e parë.
Mirëpo në raportin e publikuar sot për tre mujorin e tretë nga ASK i bie që numri i të punësuarve ka shënuar rritje për 13 mijë e 404.
Derisa në tre mujorin e dytë numri i të punësuarve ishte 294 mijë e 641 persona, në tre mujorin e tretë ka arritur në 368 mijë e 76.
Në komunikatën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) se shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.
Komunikata e plotë:
“Për shkak të Pandemisë COVID-19, që kishte përfshirë edhe Republikën e Kosovës (mesi i muajit mars 2020), rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për TM3 2020 nuk janë publikuar sipas datës së planifikuar të kalendarit statistikor të publikimeve të vitit 2020, pasi ASK-ja nuk ka munduar që të vazhdojë grumbullimin e të dhënave në terren nga 16 marsi 2020. Andaj, grumbullimi i të dhënave nga terreni për TM3 2020 është bërë pas lehtësimit të disa masave nga ana e Qeverisë së Kosovës, së bashku me grumbullimin e të dhënave për TM2 2020. Pra, nga data 06 korrik 2020, ASK-ja ka rifilluar grumbullimin e të dhënave në terren për të kompletuar të dhënat për TM2 dhe TM3 2020 dhe ka vazhduar deri më 04 tetor 2020.
Pasi anketa është sipas rotacionit të mostrës me panele, të dhënat më reprezentative do të jenë të disponueshme në raportin përfundimtar për vitin 2020.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat (2/3) e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.0%.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%.
Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 14.4%.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 46.5%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 13.3%; prodhimi me 11.3%; dhe arsimi me 9.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 42.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.9% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, shkalla e papunësisë është 24.6%.
Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.1%, krahasuar me meshkujt, 21.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.9%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2020, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.0%, me fokus të veçantë te femrat me 78.5 %, krahasuar me meshkujt, 41.1%.
Për realizimin e AFP-së, TM3 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin: “Anketa e Fuqisë Punëtore në Kosovë, TM3 2020”, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/tregu-i-punes
The post ASK: Në tre mujorin e tretë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 24.6% appeared first on Prizreni Sot.
Agjencia Kundër Korrupsionit i vlerëson të paligjshme subvencionet e Haskukës ndaj firmës së babait
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka krijuar rast të konfliktit të interesit. Kështu po e vlerëson Agjencia Kundër Korrupsionit.
Kjo agjenci ka konfirmuar për lajmi.net, se ky rast përbënë konflikt të interesit.
AKK-ja ka thënë se kjo bije ndesh me Ligjin Nr. 06/L-011.
“Agjencia Kundër Korrupsionit, ju njofton se në parim në kuptim të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sipas nenit 13.2, thuhet se: Ndërmarrja në të cilën zyrtari i lartë ka pronësi apo pjesë të pronësisë, e drejtuar nga personi i besuar apo i afërm, nuk kanë të drejtë të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike.
Bazuar në këtë dhe në sqarim të drejtë të dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 06/L-011 Çdo zyrtar gjatë ushtrimit të funksionit të tij publik, në bazë të njohurive të tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetë deklarimin paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesit të tij privat ose të personave të afërm me të lidhur me vendimmarrjen në një çështje të caktuar, që mund të bëhet shkak për lindjen e një konflikti të interesit dhe të tërhiqet nga kjo vendimmarrje”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Biznesi i cili ka emër tregtar DPT “MMM”, ka për aktivitet primar “Tregtinë me pakicë e mallrave të tjera të reja, në dyqane të specializuara”. Në këtë biznes akoma figuron si pronarë, babai i ndjerë i kryetarit Haksuka, Daver Haskuka, ndërsa person i autorizuar është vëllai i kryetarit Mytalip Haskuka.
Biznesi me emër tregtar “MMM”, duket se emrin e ka marrë nga inicialët e parë të ermëve të kryetarit Mytaher Haskuka dhe dy vëllezërve të tij, Mytalip e Myxhahid Haskuka.
The post Agjencia Kundër Korrupsionit i vlerëson të paligjshme subvencionet e Haskukës ndaj firmës së babait appeared first on Prizreni Sot.
Kryetarit të Prizrenit i vdes babai
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë babai i tij
Haskuka ka njoftuar se babai i tij varroset sot, ndërkaq ka bëtë të ditur se për shkak të pandemisë, nuk do të ketë të pame.
“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”. ka njoftuar Haskuka.
The post Kryetarit të Prizrenit i vdes babai appeared first on Prizreni Sot.
Zyrtarët komunal vizitojnë hapësirën ku po të ndërtohet aneksi në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Arbanas
Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të ri në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Arbanas (Serbicë e Poshtme), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot kanë vizituar hapësirën ku do të ndërtohet ky aneks.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se objekti i ri dy katësh do të ketë një sipërfaqe prej 906 m², duke përfshirë 9 klasa mësimore, hapësirat për kabinet dhe pjesë të tjera më hapësira moderne, të cilat do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme për një edukim cilësor.
Po ashtu Kryetari Haskuka, duke e falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit për punën e realizuar, deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit, për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor.
The post Zyrtarët komunal vizitojnë hapësirën ku po të ndërtohet aneksi në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Arbanas appeared first on Prizreni Sot.
Haskuka vizitë Spitalit të Prizrenit, ku po trajtohen 62 pacientë me Covid-19
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook, njofton se gjatë ditës së sotme ka vizituar Spitalin e Prizrenit, me ç’rast ka zhvilluar një takim me drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 ditëve të fundit.
Postimi i plotë i Haskukës
Pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot kam vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, u njoftova se momentalisht në këtë spital po trajtohen 62 persona të prekur me COVID-19.
Gjatë takimit u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes Komunës së Prizrenit dhe Spitalit Rajonal, në mënyrë që edhe këtë fazë ta tejkalojmë me sa më pak pasoja.
Me këtë rast dua t’ju njoftoj se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë dhe se po ashtu kam marrë vendim për ri-formimin e Shtabit Emergjent Lokal, ku së bashku me akterët relevantë do t’i koordinojmë hapat e mëtutjeshme në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Virusi është në mes nesh dhe aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë! Andaj ju lutemi që t’i respektoni masat, sepse ky virus mund të luftohet vetëm nëse veprojmë së bashku!
Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë!
Të mbajmë higjienën!
Të ruajmë distancën!
The post Haskuka vizitë Spitalit të Prizrenit, ku po trajtohen 62 pacientë me Covid-19 appeared first on Prizreni Sot.
Mytaher Haskuka: Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në faqen e tij në facebook ka kërkuar që të gjithë t’i respektojmë masat në parandalimi e virusit. “Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale” shkruan ai.
Postimi i plotë”
Te dashur qytetarë,
Tani jemi në valën e re të pandemisë COVID-19 dhe numri i të infektuarve javën e kaluar ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u evidentuan 337 raste të reja me COVID-19 dhe 7 qytetarë humbën jetën për shkak të virusit.
Bazuar në statistikat zyrtare, Prizreni ka kaluar relativisht mirë deri më tani dhe në krahasim me komunat më të mëdha, ka më së paku të infektuar për kokë banori (5 për 1000 banorë). Por kjo duhet të na bëjë edhe më vigjilentë në respektimin e masave, ngase potenciali i përhapjes së virusit në komunën tonë është shumë i lartë.
Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.
Inspektorati dhe policia janë në detyrë 24 orë. Bizneset, sidomos ata që ofrojnë shërbime gastronomike, duhet të kujdesen për higjienën dhe që çdo punëtor të mbajë maskë.
Sipas raportimeve, reparti infektiv në QKUK tanimë është mbushur dhe sistemi ynë i shëndetësisë ka kapacitete të limituara për ofrimin e shërbimeve, andaj çdonjëri nga ne duhet të jemi aktiv që ta ruajmë shëndetin publik, ashtu që situata të mos del jashtë kontrollit.
Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë!
Të mbajmë higjienën!
The post Mytaher Haskuka: Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët appeared first on Prizreni Sot.
Drejtoresha e Haskukës ishte larguar nga puna për perfomancë të dobët (DOKUMENT)
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka po hyn në vitin e fundit të mandatit të tij si kryetar i Komunës së dytë më të madhe në vend.
Në gusht të këtij viti, Haskuka kishte emëruar drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër, Nora Kelmendin.
E njëjta më parë ka qenë në të njëjtën detyrë në Komunën e Prishtinës, në kohën kur Shpend Ahmeti ishte pjesë e Vetëvendosjes, kur për një kohë të shkurtër kishte qenë edhe këshilltare e Albin Kurtit.
Për më tepër opozita dhe shoqëria civile në Prizren, kanë kritikuar Haskukën për emërimin e një drejtoreshë e cila më herët ka qenë në detyrë në Komunën e Prishtinës, dhe mungesën e emërimit të drejtorëve apo drejtoreshave nga Komuna e Prizrenit, si Komuna e dytë më e madhe në Kosovë.
Haskuka kishte arsyetuar emërimin e Drejtoreshës Kelmendi duke thënë se drejtoresha brenda 1 muaji ka bërë reforma që nuk janë bërë 20 vite në këtë Drejtori. “E unë e vlerësoj në aspektin e punës dhe në aspektin se ku jeton apo sende tjera”, kishte thënë Haskuka.
Mirëpo LAJME365 ka gjetur se Nora Kelmendi në vitin 2010 ishte larguar nga puna nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), për shkak të perfomancës së dobët.
Në dokumentet që ka siguruar LAJME365 shihet e se njëjta në raportin e vlerësimit për perfomancën e saj është vlerësuar me nota 2 dhe 3, kështu duke i ndërprerë kontratën e punës.
Nora Kelmendi kishte ushtruar ankesë në janar të vitit 2011 ndaj vendimit për ndërprerjen e kontratës së punës, por kjo ankesë ishte refuzuar si e pabazuar, dhe vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është cilësuar i ligjshëm, raporton Lajme365.
“Vlerësimi negativ i punës suaj nga mbikëqyrësi i drejpërdrejtë, zv. Drejtori Menaxhues në Divizionin për Realizimin të Aseteve në AKP, është mbështetur gjithashtu edhe me dëshmi ku shihet qartë se juve, ju është tërheque vëmendja për neglizhencë në punë dhe mos realizim të detyrave të punës më tepër se njëherë” thuhet në vendimin për refuzimin e ankesës të siguruar nga LAJME365.
Në raportin për vlerësimin e perfomancës, në fushat për cilësinë e punës vlerësimi me nota nga 1 – 5 ka qenë si në vijim:
Aftësi analitike për zgjidhjen e problemve : 2
Volum dhe saktësia në punë: 2
Aftësi për punë efektive ekipore: 3
Aftësi për të punuar nën presion dhe me mbikqyrje minimale:
Aftësi për të organizuar dhe modifikuar resurset e disponueshme: 2
Aftësi për të punuar me taktikë dhe strategji: 2
Janë këto disa nga vlerësimet për angazhimin dhe punën e drejtoreshës së Haskukës në AKP, të cilës i është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të perfomancës së dobët.
Opozita dhe shoqëria civile në Prizren kanë kritikuar Haskukën se në mungesë të kuadrove, ai po përballet me sfida në rekrutimin e stafit, e sidomos në arsim, kur për shkak të gjendjes së krijuar ka dorëzuar edhe një kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, që pritet të mbahet së shpejti. / Lajme365
The post Drejtoresha e Haskukës ishte larguar nga puna për perfomancë të dobët  (DOKUMENT) appeared first on Prizreni Sot.
NISMA me nismë që ta shpall “person non grata” Mytaher Haskukën!
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, duke parë situatën jashtëzakonisht jo të mirë politike në Prizren, dhe duke parë dështimet e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në veçanti sot pas dështimit të Seancës së Kuvendit, në konsultim me Kuvendarët e saj, NISMA do të fillojë bisedimet edhe me partitë e tjera opozitare për thirrje të një seance të jashtëzakonshme për ta shpallur Mytaher Haskukën “Person Non Grata”, për arsye se si qytetar me origjinë nga Prizreni ka keqpërdorur besimin e qytetarëve nga zgjedhjet e fundit lokale duke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit tonë, me qeverisjen e keqe, me shumë afera korruptive dhe njerëz të cilët tashmë kanë aktakuza nëpër Gjykata dhe shumë të tjerë duke u hetuar për shkelje ligjore dhe vjedhje të parasë publike!
Z.Haskuka si qytetar i papërgjegjshëm ka renditur Prizrenin si Komuna me perfomancë qeverisëse nga më të dobëtat në Kosovë, në të gjitha dikasteret e jetës publike, ndërsa në anën tjetër fajëson dhe ofendon kuvendarët pa kurrfarë baze deri edhe në injorim duke mos marrur pjesë në Seanca të Kuvendit të Prizrenit ku trajtohen çështje jetike për qytetarët!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.
The post NISMA me nismë që ta shpall “person non grata” Mytaher Haskukën! appeared first on Prizreni Sot.