Opinione Archives - Prizreni Sot

A po vjen koha që qytetarët e Prizrenit të reagojnë?
Shkruan: Bardh Avdaj

Zgjedhjet lokale që po afrohen nuk janë më thjesht një ushtrim formal i demokracisë. Për qytetarët e Prizrenit, ato janë një mundësi për të dhënë gjykimin e tyre ndaj një pushteti që, në vend të përfaqësimit, ka ofruar vetëm përfitime personale dhe injorim total të përgjegjësisë publike.

Si do të reagojnë qytetarët ndaj keqpërdorimeve të pushtetit lokal?

Afera të njëpasnjëshme me tenderë, punësime partiake, degradim të shërbimeve dhe arrogancë politike – qytetarët janë të lodhur. Pyetja është e thjeshtë: a do të reagojnë me votë ndaj kësaj shkelje të dinjitetit të tyre, apo do të heshtin edhe një herë tjetër?

Po militantët e partisë në pushtet, si ndihen?

Ata që dikur e mbajtën gjallë partinë me përkushtim, shpesh pa kurrfarë interesi personal, sot ndihen të tradhtuar. Janë injoruar krejtësisht nga një rreth i ngushtë njerëzish që kanë përdorur partinë si trampolinë për interesa materiale. Ata që kanë dhënë gjithçka për këtë subjekt, sot janë të lënë anash – ndërsa servilët dhe klientët gëzojnë përfitimet. Dhe kjo nuk është vetëm padrejtësi – është vetëshkatërrim politik.

A duhet ende abuzime që ky farë kryetari me shku në shtëpi?

Jo. Ky qytet nuk ka nevojë për menaxhim arrogant, për pushtet që e sheh vetën si pronë private, as për lojëra të pista me interesat e qytetarëve. Nëse nuk shkon në shtëpi për moral, atëherë duhet të shkojë për shkak të dështimit. Nëse nuk ikën për përgjegjësi, atëherë të paktën për gjurmët që po lë – gjurmë që shkojnë drejt prokurorisë.

A ka fituar mjaftueshëm për t’u përballur me drejtësinë pas largimit?

Një pyetje që tingëllon ironike, por që e dimë të gjithë se është më reale se kurrë. Sepse kur pasuria shtohet ndërsa besimi bie, dhe kur tenderët përfundojnë gjithnjë në duar të “njohura”, atëherë dikush duhet të japë llogari. Jo në konferenca shtypi – por para ligjit.

Dhe për fund…

PDK nuk është e “talentit”. Është e atyre që kanë sakrifikuar për ta ndërtuar dhe forcuar, për ta bërë alternativë qeverisëse dhe zë të fuqishëm të qytetarëve. Kur këta njerëz injorohen, fyehen, dhe shtyhen anash, është vetë partia që bie – jo për faj të kundërshtarëve, por për faj të brendshëm. Dhe atëherë, vetë “talenti” që sot sundon me arrogancë, do të mbetet vetëm për të mbushur gropën që e ka hapur vetë.

The post A po vjen koha që qytetarët e Prizrenit të reagojnë? appeared first on Prizreni Sot.

Pensioni po i fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të 90-a ?!
Mësimdhënësit të cilët kanë punuar në vitet e nëntëdhjeta në arsimin paralel të Kosovës, tashti po shpërblehen me pension poshtrues e fyes. Këtë gjendje fyese, e poshtruese këta mësimdhënës e kanë peshqesh nga elitarët tanë politik, të cilët, ose nuk e dinë ose nuk duhan ta dinë historinë e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi millosheviqjan, atëherë kur u fillua me masa represive, duke i larguar elitarët shqiptar nga pozitat udhëheqëse, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit ku kontributi i mësimdhënësve është i pa qmuar.

Shkruan: Adem Gavazaj

Ata duhet ta dinë ose ta kujtojnë përgjigjen e  elitarëve arsimor të  asaj periudhe, të cilët organizuan sistemin e paralel arsimor, që u përqafua nga këta mësimdhënësit.

Këta mësimdhënës, janë të vetmit që me miratimin e  Kushtetutës së Kacanikut, filluan në mënyrë të strukturuar sistemin paralel arsimor, që ishte një sfidë e madhe, të cilën, këta mësimdhënës  e kaluan me sukses.

Ky sistem paralel vazhdojë deri në përfundim të luftës me ndërhyrjen ndërkombëtare të vitit 1999 atëherë kur edhe u larguhen forcat serbe nga Kosova.

-Si mbetëm kështu me këto pensione, nuk do ja uronim as armikut, thonë tashti këta mësimdhënës pensionist njëri tjetrit!?

Këtë gjendje fyese e poshtruese për pensionistët mësimdhënës shqiptar të sistemit paralele ka mbjellur UNMIK-u, dhe e kanë pranuar pa problem elitarët tanë politik të asaj periudhe, ose nga padituria ose nga qëllimshmëria për ti dëmtuar këta kontributdhënës të shtetit të Kosovës.

UNMIK-u në korrik të vitit 2002 me rregulloren Nr 2002/1 e krijojë Autoritetin Rregullator të Pensioneve,  Në të cilën është vendosur edhe metodologjia për llogaritjen  e pensioneve, ku e përjashtuan kontributdhënien e mësimdhënësve që kan punuar në sistemin arsimor paralel të Kosovës, kurse ata që kanë punuar në sistemin e ashtuquajtur jugosllav  (kombësitë e tjera)ja u llogaritin kontributdhënien..

Nga ky ndryshin në Kosove  ekzistojne dy lloje të shperndarjes se pensioneve 1) Pensioni bazik dhe 2) pensioni kontibutpagues.

1)Pensionin bazik 120 euro e gezojnë të gjithë njerezit e lindur në Kosovë edhe ata që kanë punuar deri kur janë pensionuar, por nuk i kanë arritur 15 vite punë në shtetin  e paraluftës, të ashtuquajtur Jugosllavi. Ku ja heqin kontributdhënien e viteve të nëntëdhjeta.

Pra, kjo kategori e punëtorëve që ka kontribuar, por jo 15 vite punë deri në vitin 1999, pra, deri në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë,  kanë vetëm trustin pensional  të dalë nga rregullorja nr.2002/1  e i cili trust, filloi me grumbullimin e mjeteve, në shkut të vitit 2003,  jo më herët.

2)Kurse pensionin kontributpagues e gezojne të gjithë ata që kanë kontribuar për 15 vite e siper, deri në përfundimin e luftës në vitin 1999 . Për pensionistët kontributpagues,  metodologjia për logaritjen epensioneve i ka ndar në katër grupe sipas kualifikimit shkollor; me shkollim tetëvjeqare, me shkollë të mesme me shkollë të lartë dhe me fakultet . Ata që kanë kontribuar në shtetin Jugosllav, pensionet i kanë si më poshtë ; me shkollë fillore 218 euro, me shkollë të mesme 236 euro, me shkollë të lartë 257euro, me fakultet  318 euro.

The post Pensioni po i  fyen e poshtron mësimdhënësit e viteve të 90-a ?! appeared first on Prizreni Sot.

FC Liria: Nga dështimi në dështim, nga zhgënjimi në zhgënjim
FC Liria, nga një lule me aromë zambaku u shëndrua në ale me erë kapsllaku.

Shkruan: Luzlim Ibri

Klub emblematik, deri para pak kohe klub publik. Sot klub privat, çopark e çallapatak!

Sa interesim i madh i qytetarëve kur klubi “Liria” u privatizua. U gëzuan dhe menduan se më në fund klubi do të ketë një rrjedhë të mbarë!

Po ja që nuk doli ashtu. “Zotnia” R. Kiqe nga Gjermania me akraballak, me turr të paparë, me çdo kusht dëshironte ta merrte klubin në pronësi.

E për me e marrë, nuk kishte lënë marifet pa përdorur. Doli se paska gënjyer dhe i paska mashtruar të gjithë.

Tani kur prej tij kërkohet llogari, kur kërkohet përgjegjësi, dhe të përmbushë premtimet, ai mendjen përpjetë, gojën vesh më vesh e veshtë në lesh, dhe “nuk i ha palla për kopalla”…!

Eh bre zotni “Me qenë lehtë me mbajtë shptëpi, Kola im kishte me i mbajtë tri”…

A je ti mor zotni, ai që thoshe se unë “Lirisë” do t’ia kthej namin

A je ti mor zotni, ai që thoshe se ata para teje nuk kanë parë dhe nuk ditë si udhëhiqet klubi…?

A je ti mor zotni, ai që thoshe se unë do të bëj investime të mëdha në klub?

A je ti mor zotni, ai që me rrena e mashtrime e morre klubin?

A je ti mor zotni, që thoje se 2-3 vitet, sapo ta marr klubin, do të investoj miliona euro në klub?

A je ti mor zotni, ai që thoje se nga klubi do të shisje lojtarë…?

A je ti mor zotni, ai që hartove planin financiarë pa asnjë mbulesë, në stilin (shkruaj çka të duash dhe shëno sa të duash), se askush nuk kërkon llogari, se për këtë ishe kujdesur me kohë, që të mos kërkonin asgjë…?

A je ti mor zotni, ai që thoshe se në klub do ti angazhoje ekspertët më të mirë, se do të sillje lojtarë e trajnerë të njohur nga jashtë…?

A je ti mor zotni, ai që kërkove nga kuvendarët e klubit, pëlqimin e tyre vetëm që të realizoje interesin personal?

A je ti mor zotni, ai që thoshe se do të formoj Akademi…?

A je ti mor zotni, ai që thoshe e çfarë nuk thoshe se kështu si është më nuk bën, se ti do të na trgoje si duhet e si bënë…. E ti me akraballak, na ke treguar vërtetë, si udhëhiqet klubi…

Për besë me të ardhë keq ku ndodhet “Liria” sot. Ajo ka hyrë në një çorrsokak dhe është zhytur thellë në një batak, nga ku vështirë se do të dal.

Kanë pas thënë dikur mor mik, premtimi i madh të qoroditë.
Me shpresë se ditë të mira do të vinë, dhe se ke për të reflektuar, ju përshëndesim!

The post FC Liria: Nga dështimi në dështim, nga zhgënjimi në zhgënjim appeared first on Prizreni Sot.

Liria në ligën e parë. “Mirë u pafshim përsëri”
Shkruan: Durak Thaçi

Pas humbjes në Prizren nga Feronikeli 74 me rezultat 0:2 edhe matematikisht KF.Liria ka rënë nga superliga në ligën e parë. Në edicionin e ardhëshëm Liria do të jetë në një rang më të ultë garash.

Por dilema që mbetet dhe që është reale është pikëpytja e madhe a mundë të këndellet KF “Liria”, që të rikthehet në superligë.

Në mejdanet sportive është një thënje ”mirë u pafshim përsëri”.

Por ku dhe nga kush të kërkohet përgjegjësi për gjendjen e krijuar nga menagjmenti aktual apo nga institucionet lokale.

Është shumë e thejshtë, duhet të japin dorëheqje të gjthë ata që kanë udhëheq me klubin futbollistik Liria,kurse pronari aktual të marr një biletë jokthyese dhe të shkojë nga ka ardhë.

Me siguri edhe kësaj radhe është dëmtuar nga gjyqtarët KF “Liria”. Një fajtor duhet?…

Si mund quhet turpi ndyrshe, nga ata që e kanë sjellë në këtë gjendje skuadrën më me nam në futbollim kosovar pos turpi ka emër!

Dhe ai emer dihet botërisht!…

The post Liria në ligën e parë. “Mirë u pafshim përsëri” appeared first on Prizreni Sot.

RAMAN KIÇE TË KËRKOI FALJE PUBLIKE DHE TË KTHEJ KLUBIN ATY KU E KA MARR!
Shkruan:Durak Thaçi

Njëra ndër skuadrat më me nam në futbollin kosovar, skuadra e Lirisë po përjeton qaste të rënda në fotboll.Ajo sot ka pësuar humbje nga skuadra e kryeqytetit Prishtina me rezultat 3:1 duke vështirësuar kështu qëndrimin në superligë,duke humb edhe ato pak shpresa të mbetura dhe duke u përshendetur përfundimisht nga elita e futbollit kosovar.Andaj duhet reaguar të gjith qyetetarët futbolldashësit puntorët sportiv e veqmas instituconet komunale në krye me Drejtorin për Kultur Rini dhe Sport që ti jepet fund me menagjimin e dështuar me klubin nga dështaku i ashtuquajturi menagjeri Raman Kiçe dhe varësit e tijë dhe ti kthehet klubi qytetit dhe dytetarëve prizrenas.

Investimet për prurjet e reja në klub janë të dështuara dhe të kota sepse edhe ajo drit e vogël në “fund të tunelit”se mund ti shpëtoi rënjës nga superliga janë shuar dhe definitivisht skuadra e Lirisë që nga tani është anëtar i ligës së par.Andaj pronari aktual që menagjon me KF.Liria Raman Kiçe të mbledh valigjet të kërkoi falje publike për dëmin që i’a ka sjell ekipit dhe të kthehet ga ka ardh dhe ta kthej klubi nga institucionet që e ka marr.Futbolldashësit dhe qytetarët Prizrenas nuk durojn mashtrues të lojit të till.Raman Kiçe premtoi miliona.

Mashtroi Komisionin 6-të anëtarësh duke premtu miliona investime si ne infrastrukturë dhe në kuadrin e trajnerëve profesionalizimin e tyre.
Sjelljen e përvojave ndërkombëtate ndërrimin e barit krijimin e kushteve për punë bashk me investimet në infrastrukturë.Largoi shunicën e lojtarëve të ekipit kampion që e ngjitën në Superligë etj…

E mbushi klubin me familjarë.

E katandisi dhe po e dërgon drejt humnerës.

Un si ish delegat i klubit dhe anëtar i Komisionit bëj thirrje publike që të përdoret qdo formë për largimin e Raman Kiçes dhe familjarëve që tashmë e kthyen Lirinë në pikën zero.

Pavarësishtë që Liria ka statusin e klubit privat mos të harrojmë se interesi është publik.

Aty tashmë krahas rezultateve katastrofale ka ndikim direkte nga militantë dhe zyryarë të subjekteve politike që pos familjarëve po sjellin edhe anëtar partie duke larguar punëtor që me vite kan qen pjes e klubit.Largimi i Raman Kiçes dhe stafit të tijë duhet një minut e më parë.

The post RAMAN KIÇE TË KËRKOI FALJE PUBLIKE DHE TË KTHEJ KLUBIN ATY KU E KA MARR! appeared first on Prizreni Sot.

Privatizimi i KF “Liria” i qëlluar apo i dështuar !?…
Shumë qytetarë u gëzuan disa edhe u lumturuan, kur komisioni për privatizimin e klubit të futbollit “Liria” me autorizim të Kuvendit të Klubit vendosi që KF “Liria” të privatizohet dhe ai të drejtohet nga një menaxhment-privat. U bë si u bë, dhe klubin e morri në menaxhim-privat “një ish pseudo sportist apolog”, vetëm e vetëm se kishte ditur me mjeshtëri të  vendoste lëbyrë para të tjerëve.

Shkruan: Lulzim Ibri

Në fillim, fotografia e shkëlqimit dhe lulëzimit të klubit nën drejtimin dhe udhëheqjen private të këtij “aguridhi sportiv” duhet thënë se ishte një paraqitjes tejet mbresëlënëse.

Mbarëvajtja e punëve fillimisht dukej të ishte e bukur, por vetëm në letër. Menaxhmenti privat ishte kujdesur që komisionit t’i servonte vetëm fantazitë e veta, meqë ato që thoshte dhe tregonte nuk kishte kush si t’i vërtetonte, nuk kishte asnjë mekanizëm, në të vërtetë ky menaxhment privat, doli se punët i kishte axhele, kjo do të vërtetohej më vonë.

Një kontribut të kësaj gjendjeje padyshim se e ka edhe klubi dhe komisioni që nuk kishte caktuar një mekanizëm për të verifikuar dhe përcjellur premtimet fenomenale të menaxhmentit privat, apo ndoshta dikush ishte kujdesur, që të mos kishte një mekanizëm të tillë, por edhe kuvendi i klubit që nuk u mblodh asnjëherë për të diskutuar dhe vërtetuar vendimin e komisionit nëse ai ishte i drejt apo jo.

Opinioni sportëdashës mendoi se me privatizimin e klubit, për klubin do të vinin ditë të bardha, se koha e  keqe e klubit kishte përfunduar, se klubi do të ngjitej drejtë shkallëve të suksesit dhe se ai do të kishte një aureolë krejtësisht e re, mirëpo por doli e kundërta kontaminimi në klub ishte shtuar edhe më shumë. Këta akinxhi, duke e çuar klubin, nga dështimi në dështim e përdhosën besimin e dhënë, e në veçanti të qytetarëve, ndërsa simpatizuesit i shndërruan në shikues asketik.

Klubi u mbush me “nipa e mbesa, me xhaxhallarë e dajallarë” që krekoseshin e hiqeshin si arrivist, në të vërtetë aty kishte çdo gjë pos profesionistë. Puna e tyre ishte bërë për faqe të zezë, profesionistët që i kishin në radhët e tyre i injoruan totalisht, atyre asnjëherë nuk ju kërkua qoftë edhe një mendim i vetëm.

Në sy të tjerëve, ky klub “akraballakxhi” njëri-tjetrit i thurnin apologji, ndërsa të parit të klubit i bënin apoteozë, dhe nuk e vërenin se ishin bërë anamendas duke i sjellë klubit gjithë atë andrallë.

Në klubin tashmë të privatizuar e të udhëhequr nga këta marrakot, mungonte disiplina, respekti, profesionalizmi e përgjegjësia. Përmes bisedave vesh më vesh,  merreshin vendimet dhe realizoheshin qëllimet. Trumbetimi i aksiomës tani do ta shihni çka është profesionalizmi dhe si udhëhiqet klubi, ishte tejet zhgënjyes, gjith ajo shpresë ishte zvetënuar dhe ishte shndërruar në agullim, me këta aguridh klubi  jo që nuk mund të ecte përpara, por ai po shkonte drejt fundit të greminës. Dikur kishte prej kujt të kërkohej përgjegjësi, po tash…?

Duke e parë këtë gjendje “katrahurë”, opinioni i gjerë sportdashës, pret që sa më parë klubi të të dekontaminohet nga këta ”infantil të sportit”.

Menaxhmentit privat çdo respekt për përpjekjet dhe kontributin e tyre modest, mirëpo klubi ka nevojë për njerëz të zotë, për ekspertë e profesionistë të mirëfilltë e jo për “dajallarë e xhaxhallarë” apo për njerëz mediokër e lajkatarë.

Shikoni klubet e suksesshme të privatizuara, çoftë në arenën ndërkombëtare apo në atë vendore, shembujt të tillë ka mjaft dhe ato duhet të na shërbejnë për të mirë!

The post Privatizimi i KF “Liria” i qëlluar apo i dështuar !?… appeared first on Prizreni Sot.

Ata që Pavarsinë e shtetit tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”, janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!
Shkruan: Abdullah Thaçi

Kosovën, historikisht, e kanë mbrojtë dhe do ta mbrojnë, bijtë dhe bijat e këtij nënqielli , që gjak e jetë e kanë atë tokë e ato shkrepa.

Të tjerët, që i kanë braktisë trojet e veta e janë strukë në Kosovë, pavarsisht “pushtetit” dhe misionit që kanë sot, nuk do t’ia arrijn kurr ta zhbëjn mëvetsinë tonë.

Ata veç munden të vazhdojn me shërbesen e tyre,  në linjë të puthitur me Vuçiçin se, Pavarsia e  Kosovës, është projekt i “përkohshem”?!!

Agjenda serbe, gjithë shqiptarët ka dëshirë t’i shoh si ju: pa themele, pa çati e pa adresa në Luginë e Malësi, e me pasaporta të Shqiprisë!!

Të qenit patriot sot, është barrë e rënd që nuk mund ta bajë çdo kush. E më së paku Liburni e Albini.

Sepse, patriotët ku do që shkojn, nuk i braktisin vatrat dhe identitetin e tyre!

Patriotët, pavarsisht ku jetojn e zhvendosën, e ruajt lidhjen emocionale me vendlindjen dje atdheun.

Ata, me mjete legale të kohës moderne, e vazhdojn luftën e projektve të burrave e grave të kombit.

Ata janë të bindur se, “Bashkimi Kombtar” nuk është bashkimi fizik i një pjese të  Kosovës me Shqiprinë, por agjend për zhbërjen e Kosovës i shtet!!!

Bashkimi Kombtar,  është një tërsi shumë më e madhe territoresh etnike, që prek shumë shtete në rajon, sot, shumica dërmuese e tyre pjesë e NATO-s.

Andaj, nëse keni një plan konkret se si Shqiprisë me i’a bashkangjitë Qamërinë, Iliridën, Malsinë e Madhe, Tuzin, Ulqinin, Luginën e Sanxhakun edhe unë jam me ju!!

Pastaj, pa gajle, natyrshëm, në fund, edhe Kosova është aty!

Deri te ai moment, sot, patriotizëm është me pas edhe pasaportën e armikut!!!

E me këtë, ruhen themelet e shqiptarve në tokat e pushtuara në Luginë e Malësi. E sa herë që ka zgjedhje atje, lokale e qëndrore,   me shku e me votu. Sepse, kur je pak, një votë ka vlerë shumë të madhe!

Këtë gjë e bëjn shumë miq të mi, që kanë lindur e  jetojnë në Kosovë, por baballarët i tyre intelektual, jeta dhe puna në rini, i ka sjell në Kosovë.

Ata, me takatin e tyre, sa herë që shqiptarve ju duhet vota, shkojn dhe votojn në Iliridë, Luginë e Malësi.

Ti Liburn bashkë me Albinin, pse  jo?!

Sepse keni tjera agjenda. Nuk ju ha palla për Luginën e Malsinë !!

Ju shkoni në një linjë me agjendat e armikut.

Ju, me organizatën tuaj politike, shkoni e merrni pjesë në zgjedhje të Shqiprisë dhe i acaroni deri në armiqësi mardheniet zyrtare mes Shqipërisë e Kosovës!

Juve, tani më ju ka dalë boja.

Po ju lexohen letrat n’xhep.

Unë e kam ditë kush jeni me kohë.

E mira është se po i zhgënjeni edhe ata që besuan në përrallat tuaja “patriotike”!

Unë nuk habitem pse Kosova e pavarur ka kaq shumë armiq.

I habitshëm mbetet fakti se, pikrisht, ata që Pavarsinë e shtetit  tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”,  janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!

The post Ata që Pavarsinë e shtetit  tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”,  janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!! appeared first on Prizreni Sot.

KOLONELIT NUK KA KUSH T’I SHKRUAJ
Shkruan: Bejtullah KRASNIQI

U mbushën njëzet e pesë vjet nga dita kur u vra kolonel Ahmet Krasniqi. U vra në qendër të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Kryeqytetit të shtetit amë. Kryeqytetit të nënës Shqipëri. Të Shqipërisë mëmë. Po të jenë të sakta këto epitete që ne shqiptarët e Kosovës kemi thur për Shqipërinë, kjo nuk do të duhej të ndodhte, aq më tepër, në një kohë kur Kosova ishte në luftë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte me ndore të shtetit amë!!! Ishte Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Aso kohe (1998) lufta vlonte në Kosovë. Kishte njerëz që i kishin lënë shtëpitë dhe ishin arratisur në male, pyje, shpella, kudo që shpresonin se mund të shpëtonin kokën. Shumë prej tyre dolën edhe jashtë kufijve të Kosovës. Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, të armatosur rëndë, ishin kudo dhe vrisnin kë të donin. Shqiptarët ishin shënjestra më e këndshme për ta. Ishin edhe shënjestër e lehtë sepse populli ishte i paarmatosur dhe i pambrojtur. Madje edhe në radhët e UÇK-së kishte ushtarë pa armë. Që shqiptarët të mos kenë armë, janë kujdesur Tito dhe Rankoviqi qysh në vitet 1955,56,57 kur e krehën çdo shtëpi shqiptare, aso kohe shumë nga burrat e Kosovës nuk i mbijetuan torturave, sepse nuk kishin armë për të dorëzuar.

Nga sa u tha më lartë, kuptohet se pritjet e kosovarëve nga “nëna” Shqipëri ishin krejt të tjera nga sa i kemi parë në realitet. Shqipëria në këtë kohë, ta zëmë, le që nuk i prishi marrëdhëniet me Serbinë e as nuk e tërhoqi ambasadorin nga Beogradi, por nuk më kujtohet t’ia ketë adresuar ndonjë notë proteste Beogradit. Shqipëria aso kohe ishte shtet me 86 vjet traditë. Kishte: Presidencën, Qeverinë, Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Informativ Kombëtar, sistemin monetar, kufijtë e konsoliduar dhe ndërkombëtarisht të pranuar etj. Pra ishte një shtet i mirëfilltë, së paku kështu do të duhej të ishte.

Po ç’po ndodhte me Shqipërinë e asaj kohe? Asokohe u mbajtën nën arrest shumica e atyre djemve e burrave, përfshirë këtu edhe Adem Jasharin, që në Shqipëri blenin armë dhe me shumë mund e sakrificë me ato armë kalonin kufirin për në Kosovë të vetëdijshëm për rreziqet  që sjell ky rrugëtim. Me apo pa ndihmën e Shqipërisë lufta për lirimin e Kosovës do të bëhej sepse e dinin se liria nuk pikë nga qielli. Shumë të burra u vranë në tokën e premtuar: Remzi Hoxha, tetor – ʺ95,  Ali Uka, tetor – ʺ97, Ilir Konushevci e Hazir Mala, maj ʺ98 dhe vrasja më e rëndë që luftën e Kosovës e ka dëmtua qenësisht, Kolonel Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998 në qendër të Tiranës. Kjo njollë e zezë nuk mund t’i hiqet Shqipërisë pa e zbardhur këtë tradhti. Të merremi vesh, krime, vrasje e atentate ka pasur e do të ketë gjithnjë, ato nuk mund të ndalen asnjëherë. Por, kur një shtet i organizuar si Shqipëria nuk e zbardh asnjë nga vrasjet e sipërpërmendura, atëherë ajo bëhet bashkëpjesëmarrëse në ato vrasje. Andaj Shqipëria, sqarimet për këto vrasje ia ka borxh Kosovës.

Janë shkruar shumë artikuj për vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, janë bërë emisione televizive e filma dokumentarë, është fol e përfol kjo tradhti por, deri më sot vetëm zhurmë ka pas, asgjë konkrete. Përderisa nuk zbardhet kjo vrasje dhe nuk dihet si dorëvrasësi ashtu edhe urdhërdhënësi, shumë figura politike e ushtarake në Kosovë, e sidomos në Shqipëri do të jenë përgjegjës.

Gjatë luftës në Kosovë janë bërë dhe të tjera vrasje, si brenda Kosovës ashtu edhe në Shqipëri. Vrasjet e tilla doktrinat e luftës i quajnë dëme kolaterale, sepse bëhen pa paramendim dhe gabimisht. Vrasjet e përmendura më lartë nuk mund të jenë të tilla. Këto vrasje kanë qenë të përgatitura nga qarqet e armiqve të Kosovës dhe miqve të tyre e në mes miqve të tyre ka pas edhe mjaft shqipfolës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por, t’i kthehemi kolonel Ahmet Krasniqit.

Qeveria e asokohshme e Kosovës në egzil, pas shumë verifikimeve të oficerëve shqiptarë kishte vendos që Ahmet Krasniqin ta emëronte për Ministër të Mbrojtjes, këtë e pati shpallur vetë Kryeministri i Kosovës në egzil Bujar Bukoshi gjatë një fjalimi para demonstruesve shqiptarë në një qytet gjerman diku në mars/prill 1998. Bujar Bukoshi e ka përgjegjësinë më të madhe nga të gjithë për vrasjen e Ahmet Krasniqit, sepse vet e ka emëruar për ministër të mbrojtjes dhe vet e ka lënë në baltë: e ka lënë pa e dekretuar si ministër, e ka urdhërua që zyrën ta ketë në Tiranë, e ka lënë pa financa të mjaftueshme, pa staf të besueshëm e atdhetarisht të dëshmuar dhe kur e kanë lajmërua se e vranë ministrin, është përgjigjur me pyetjen cinike: a e vranë shumë apo pak!!! Përgjegjësit e tjerë, për këtë vrasje të shekullit do ta quaja, janë: Fatos Nano, Fatos Klosi, Sali Berisha, shtabi i UÇK-së e shumë të tjerë. Të gjithë këta emra kanë pas njohuri për atentatin, disa e kanë ndihmuar, të tjerët kanë bërë sehir dhe në heshtje e kanë miratuar. Nuk e kam as më të voglin dyshim se vendimi për vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes në kohë lufte është marr në Beograd, sepse armiku të shënjestron kokën, por të gjitha parapërgatitjet, përgatitjet, survejimi, angazhimi i njerëzve të dyshimtë në rrethin e tij të ngushtë, angazhimi i dorëvrasësit mercenar etj, janë bërë nga shqiptarët. Pra është një varg i gjatë argatësh të Serbisë që kanë punuar për këtë atentat. Të gjitha këto figura të përmendura kur pyeten për Ahmet Krasniqin vetëm mërmërisin nëpër dhëmbë duke tentuar ta minimizojnë rolin e tij dhe ta zhvlerësojnë emrin e tij. Gjeneral Kudusi Lame, vite më parë,  në një dokumentar për luftën në Kosovë thoshte: – “e kam njohur Ahmet Krasniqin, ka qenë njeri i mirë por ai nuk kishte organizim ishte i papërgatitur”, ndërsa në një emision tash së fundmi thotë: – “Ahmet Krasniqi ishte një ushtarak par ekselans, një komandant brilant, i pashoq”. Cilës deklaratë t’i besojmë, asaj të mëparshmes apo kësaj të fundit!? Pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, vendin e tij e zuri Halil Bicaj i cili në një intervistë të kohëve të fundit thotë: – “Ahmeti nuk i dinte gjërat, ai as nuk ishte i dekretuar si ministër, as nuk i drejtoheshim si ministër, disa e quanin bacë, disa i drejtoheshin me Ahmet, unë kurrë nuk i jam drejtuar me ministër”!!! Ja me çfarë njerëz ka qenë i rrethuar Ministri i Luftës! Edhe Fatos Klosi flet me indiferencë dhe mospërfillje për Ahmet Krasniqin, ky njeri nëse nuk është fajtor për vrasjen e kolonelit, është fajtori i parë për moszbardhjen e vrasjes së tij sepse ka qenë shef i Shërbimint Informativ Kombëtar. Dibra ka dhënë shumë personalitete historike me të cilët me të drejtë mburret, por Fatosi e ka turpëruar Dibrën. Si për ironi, Fatos Klosi ka statusin e veteranit të UÇK-së!

Me këtë rast do t’i pyesja këto karaktere të dyshimta: – në qoftë se Ahmet Krasniqi ka qenë aq i paditur, i paorganizuar, profesionalisht i papërgatitur, kujt mund t’i ketë penguar dhe kush do ta ketë dëshiruar vrasjen e tij? Nuk vriten njerëzit e lig, populli thotë: të tillët nuk janë as hajri i turkut as sherri i shkaut. Ahmet Krasniqi u vra  pikërisht për faktin sepse ishte njeri i madh.

Të gjithë ata që aso kohe kanë qenë në pozita vendimmarrëse kur flasin për kolonelin, ose e anashkalojnë bisedën ose e minimizojnë rolin dhe figurën e tij duke lënë të kuptohet se, tek e fundit, ka qenë një njeri, pse të flitet kaq shumë për të. Po, e vërtetë, Kolonel Ahmet Krasniqi ka qenë njeri si gjithë të tjerët, edhepse e kaluara e tij dhe e familjes së tij tregon për një kontribut domethënës për Kosovën. Por, ta anashkalojmë kontributin e tij dhe paraardhësve të tij për Kosovën, ta zëmë se ka qenë një njeri krejt i zakonshëm. Në momentin kur është vra kolonel Ahmet Krasniqi, ka qenë Ministër i Mbrojtjes në kohë lufte, pra Ahmet Krasniqi formalisht ka qenë vetë lufta. Me vrasjen e tij është vra lufta e Kosovës, është vra vetë Kosova, prandaj kjo vrasje është vrasje e rëndë, vrasje e shekullit. Akoma më e rëndë bëhet kjo vrasje kur ajo ndodh në kryeqytetin e shtetit amë, në Tiranë. Kjo tradhti nuk falet pa u zbardhur hollësisht. Siç nuk  harrohet as masakra e Tivarit.  Këtë Shqipëria ia ka borxh Kosovës.

Më 21 shtator të vitit 1998, Kryeministër i Shqipërisë ka qenë Fatos Nano, nuk besoj të mos ketë qenë i informuar për rrezikun që i kanosej ministrit Krasniqi, sepse SHIK-u do të duhej ta dinte këtë, aq më parë kur dihet se policia e shtetit pak ditë para atentatit disa herë e kanë bastisur dhe kontrolluar ministrinë dhe vetë ministrin për armë. Këto kontrolle e bastisje janë bërë pikërisht për ta përgatitur terenin për atentat. Pra kryeministri Nano dështoi që ta evitonte këtë tradhti. Është po ky kryeministër i Shqipërisë i cili, në kurriz të Kosovës, bëri njëfarë pazari me Millosheviqin në Kretë dhe në një rast tjetër na bëri selam nga Lisbona e Portugalisë, atëherë pati thënë: – “shqiptarët e Kosovës kryeqytet e kanë Beogradin”! Edhe Sali Berisha mund ta ketë ditur se diçka e keqe po i përgatitet Kosovës, ndonëse ishte në opozitë, ka pasur në institucione njerëz të besueshëm të tij që do ta kenë informuar, dhe nuk ndërmori asgjë. Edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mund të kenë pasur informata se po përgatitet ky akt i turpshëm dhe nuk ndërmorën asgjë. Edhe përfaqësuesi i krahut politik të UÇK-së Adem Demaqi, nuk është e mundur të ketë qenë i privuar nga informimi. I ndjeri, krejt çka ka ditur i ka marr me vete dhe kjo nuk do t’i bëjë nderë. Ja pse dyshoj në gjithë këta njerëz. Pra të gjithë këta që u përmendën më lartë, kush me punë e kush me heshtje, e kanë miratuar dhe zbatuar vendimin e Beogradit për vrasjen e Ministrit të luftës në kohë lufte. Çka ka përjetuar e çka po përjeton Kosova e ngratë!!!

Nga sa u tha më lartë, mund të konkludojmë se i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi paska qenë i rrethuar me ‘murtat’ të cilët kanë zbatuar urdhëratë  e armikut. Nejse, kjo nuk është as e para e me siguri nuk do të jetë as e fundit vrasje politike nga vet shqiptarët. Rreshtat e librave të historisë sonë janë përplot me vrasje të tilla, ndonëse kjo është më e rënda.

Në këtë ngjarje të rëndë e makabre, nuk janë krejtësisht të pafajshëm as shokët dhe bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të besueshëm të kolonelit, sepse nuk qenë të aftë që ta zbardhin këtë tradhti e t’i shkruajnë një letër komandantit të tyre në botën e amshueshme, t’i thonë: fli i qetë kolonel se tradhtarët u zbuluan. Por jo, këtë ata nuk mund ta bëjnë pa e zbardhur vrasjen e kolonelit. Fatkeqësisht, këtu më duhet ta huazoj titullin e romanit të Markezit, kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj.

Ndërsa vogëlsia ime, po të mund t’i shkruante një letër kolonelit, do t’i thosha shumë shkurt: – kolonel, duhet të jesh i lumtur që nuk je më i rrethuar me tradhtar.

The post KOLONELIT NUK KA KUSH T’I SHKRUAJ appeared first on Prizreni Sot.

KUSH E LA RROGËTARIN PA PUNË?
Ditëve të fundit vërshuan portalet e vendit, të rajonit e madje edhe ato evropiane me shkrime rreth dështimit të një projekti i cili sa më përket mua, ka qenë i dështuar që në fillim. Titujt pompoz si: “A po dështon Ballkani i Hapur”, “Edi Rama u vetëdijesua”,  “Rama po shkëput duart me Vuçiqin”, “Ballkani i hapur u mbyll”, etj, etj. Krejt kjo nënkuptonte se Edi Rama e mbylli Ballkanin e Hapur. Por a është kështu.

Shkruan: Bejtullah KRASNIQI

Mendoj se asnjëra nga këto nuk po ndodh me dëshirën apo vullnetin e Ramës. Kur palaços i mbushet mendja se është atlet i cirkut, përfundon si Edi Rama. A i shërbeu Rama besnikërisht Vuçiqit? Po. A e dëmtoi thellësisht Kosovën? Po. A është i gatshëm ta dëmtojë Shqipërinë? Po. Çdo gjë është i gatshëm ta bëjë vetëm e vetëm që sallonet e Evropës tinëzare dhe arixhiu Vuçiq ta pranojnë në mesin e tyre.

Po kush është Edi Rama? Edi Rama tashmë e ka dëshmuar se është një kozmopolit pa origjinë, një nomad pa atdhe, një biçim njeriu pa asgjë të shenjtë, pa komb, pa atdhe,  pa fe, pa farë e pa fis. Edi Rama Shqipërinë e ka vendlindje të rastësishme, por jo atdhe. Vetëm populli shqiptarë mund ta mbajë në pushtet tri mandate një plangprishës të tillë. Të zezat e tij që po ia bënë Shqipërisë nuk kanë të sosur. Aferat e përditshme të gërryejnë shpirtin e të lënë pa frymë. Po mirë, populli shqiptarë ka krijuar imunitet ndaj diktatorëve, kështu e patën duruar edhe Enverin për katërdhjet e pesë vjet. Pas rënies së monizmit kur i pyesnim qytetarët, – po si u bë që Shqipëria të bie në këtë derexhe? Thoshin: po ja kështu e bëri Enveri. Nesër prapë do ia lënë fajin Edi Ramës. Kështu shfajësohen të gjorët, sikur Enveri e Edi kanë pikë prej qielli e nuk i ka votuar ky popull. Politika zyrtare e Shqipërisë shumë dëme i ka bërë Kosovës që nga fillimi i shekullit të kaluar. Ky shkrim nuk ka vend për t’i numëruar të gjitha, për këto duhen vëllime të tëra.

Po nga vjen Edi Rama? Vjen nga një formacion politik që është pasardhës i Partisë së Punës të cilën e kanë formuar Milladini me Dushanin. Sejfulla Maleshova ka thënë: – “Partinë Komuniste të Shqipërisë e kanë formuar serbët, është parti terroriste”. A e dinte këtë Edi Rama? E dinte më mirë se të gjithë ne. A i dinte të bëmat e Serbisë mbi popullin shqiptarë të Kosovës? I dinte më mirë se të gjithë ne. Po pse pra i shërbeu Vuçiqit? Sepse logjika e rrogëtarit kërkon që ta ketë një ’gazdë’ dhe meqë ndër shqiptarë nuk e konsideronte askënd të denjë për ’gazdë’, madje në një rast politikanët e Kosovës i pat quajtur gomarë. Pastaj kur ndryshuan gjërat dhe Rama e pa se edhe Kosova ka atllarë për gara, e ndjeu veten inferior si një gogël m…i. Atëherë e gjeti Vuçiqin në një paradë krenarie. Kështu është kur endacakëve iu jepet pushtet.

Edi Rama iu bë krah Vuçiqit dhe formuan fillimisht “mini shengenin” e më pastaj “Ballkanin e hapur”. E ftoi edhe Kosovën që të bëhet pjesë e këtij projekti pansllavist, por vetëm si krahinë e Serbisë. Kjo i dha krye Vuçiqit. Kur kryeministri i Kosovës refuzoi, Rama nuk la gjë pa thënë për Kosovën: jeni të pa ditur, të pa gdhendur, jeni malok të pa civilizuar, jeni Kadri. Me fjalë të tjera na thoshte: a nuk e shihni se sa i mirë është gazda, pse nuk bashkoheni? Pastaj plasi lufta në Ukrainë. Bota kërkonte nga Serbia që ti vënte sanksione Rusisë. Edi Rama filloi ta ushtronte zejen e palaços, shkonte zvarrë para ndërkombëtarëve duke i lutur që të kenë mirëkuptim për Serbinë, Serbia nuk mund t’i vë sanksione Rusisë, serbët janë të lidhur emocionalisht me rusët, kanë të kaluar të përbashkët, janë kushërinj etj etj.

Mesazhi i Edi Ramës për ndërkombëtarët

Me këto veprime të Ramës, perëndimi dhe Vuçiqi e kuptuan se Shqipëria nuk është me Kosovën, madje është kundër saj. Kosova e vetmuar është e dobët, e pa aftë, e vogël, me më pak se dy milion banorë nuk mund të paraqesë rrezik për destabilizim të rajonit. Kështu mesazhi i Ramës ishte: bëni çfarë të doni me Kosovën, merrni sa të doni, unë do të jem argati i juaj i palodhur. Dhe filloi gjuetia. Lajçaku e Borelli, dy kundërshtarë të Kosovës, e hetuan rastin për plotësimin e apetitit të tyre të sëmurë. Gati sa nuk e shpallën Vuçiqin (Gebelsin e Millosheviqit) për shenjtor. Luante Vuçiqi me ta si macja me miun, jo do vij në Bruksel, jo s’do vij në Bruksel, jo do nënshkruaj, jo s’do nënshkruaj, jo më dhemb dora, jo do zbatoj marrëveshjet, jo s’do zbatoj asnjë gjë etj. etj. Për gjithë këto lojëra satanike të Vuçiqit akuzohej Albin Kurti, sepse kështu thoshte Edi Rama. I thanë Kryeministrit dhe Kryetares tonë, shpallni zgjedhjet. I shpallën. I thanë pastaj shtyni zgjedhjet. I shtynë. Pastaj iu thanë mbani zgjedhjet. I mbajtën, vetë miqtë tanë i quajtën legjitime. Kur erdh koha që kryetarët ta marrin detyrën, plasi kiameti, u rebelua Vuçiqi dhe dërgoi kriminel që ta sulmojnë KFOR-in. Përsëri Albin Kurti ishte fajtor.

Opozita

U rebeluan edhe opozita e Kosovës e banalistat e studiove të televizineve serbe në Kosovë, madje edhe disa ‘kllosharë’ të dikurshëm politik duke vrapuar si dhelpra pas dashit, me shpresën se mos ndoshta do t’i këputen. Krejt kjo po ndodh falë edhe ndihmës së Edi Ramës që iu dha miqve tanë ndërkombëtarë dhe vllaut të tij Aleksandrit siç e quan vetë Rama.

Opozitës tonë qullashe i ka humbur rruga n’oborr. Kërkojnë nga Qeveria të pamundurën. I thonë Kurtit: mos na prish me miqtë ndërkombëtarë, në anën tjetër kërkojnë të mos e bëjë Asociacionin, (të cilin vetë e kanë nënshkruar). Kjo është si t’i thuash dikujt: duhet ta kalosh lumin por mos të lagesh. Kur më 26 Maj filluan protestat në veri, opozita jonë tri ditë rresht nuk u bë e gjallë, nuk dinin se si të pozicionoheshin, sepse nuk kanë qëndrim të vetin. Kur u prononcuan miqtë tanë ndërkombëtar, këta dolën nga zinxhiri dhe u turrën me vrap. Njëjtë vepruan edhe shumë analistë që selinë qendrore e kanë në Novi Sad.

Çfarë po kërkojnë ndërkombëtarët

Miqtë tanë ndërkombëtarë, e këtu hyjnë në radhë të parë, shtetet e Evropës Perëndimore dhe SHBA-të, tani e dy dekada e gjysmë na thonë: ne jemi aleatët tuaj, ne jemi miqtë tuaj, ne mendojmë për të mirën tuaj, ju duhet të na dëgjoni se ju bie mirë etj. etj. Pse këto shtete, Evropiane që na thonë se janë miqtë tanë, nuk bëjnë trysni mbi ato pesë shtete Evropiane që nuk e njohin Kosovën e pavarur? Pse këta miq nuk na i heqin vizat e udhëtimit? Jemi i vetmi vend Evropian që nuk mund të udhëtojmë në Evropë. Çfarë paradoksi!!! Në këto momente deri sa po e shkruaj këtë shkrim Evropa numëron 748,998,833 banorë. Si mund të ndodh që nga gjithë këta njerëz, për pak pesëqind milion, vetëm dy milion shqiptarë të Kosovës të jenë të izoluar në geto. Kështu nuk veprojnë miqtë. Ka dy dekada e gjysmë (si mirënjohje për ndihmën që na e kanë dhënë në luftë) që rregullisht i kemi dëgjuar e i kemi plotësuar kërkesat e miqve, shumë herë nuk na ka rënë mirë. Na thanë: jepni tokë Maqedonisë, i dhamë. Na thanë: jepni tokë Malit të Zi se do të ua heqim vizat, i dhamë dhe nuk na i hoqën vizat. Kush jep tokë për vizat e pshurrta!!!? Cili shtet e ka bërë këtë? Na thanë: votojeni asociacionin se është mirë për ju, deputetët tanë debilë e votuan, tani po e shohim se a ka qenë mirë për ne. Na thanë: votojeni gjykatën speciale se është mirë për ju, debilët prapë e votuan, por nuk na doli mirë. Na thanë; do të jetë gjykatë e Kosovës, po del që Kosova nuk ka lidhje me atë gjykatë. Thanë: do të gjykohen edhe kriminelët serbë, po gjykohen çlirimtarët shqiptarë. Na thanë: merrni afganët për hatër të miqësisë, i morëm. Na thanë: merrni gazetarët ukrainas, i morëm për hatër të miqësisë. Tash po na thonë: bëjeni asociacionin, që do të thotë me i dhënë tokë Serbisë. Njëmijë e dyqind vjet jemi duke i dhënë tokë Serbisë. Deri kur më? Të dashur miq, a mund të na thoni, kur do të ndalojnë kërkesat tuaja perverse në emër të miqësisë?

Pastaj ndodhi Prigozhini

Kush e di se si do të kishin vazhduar ngjarjet po të mos ndesheshin interesat e Prigozhinit me ato të Putinit. Rusia e Putini u poshtruan. Tani bota merr frymë më lirshëm. Pansllavizmi po dobësohet, rrjedhimisht edhe Vuçiqi. Përkrahja ndaj Serbisë po venitet. Tani më Vuçiqit nuk mund t’i ndihmojë Rama. Idila e tyre ka marrë fund. Rama duhet të kërkojë për një ‘gazdë’ tjetër, sepse rrogëtari pa pronarë është si peshku pa ujë. Nje mistral i lehtë po frynë drejt Kosovës që do ta zbut vapën që e patën turr drejt saj. Ardhja e Klintonit shpresoj se do të sjell lajme të mira. Komandot turke janë në veri në vend të italianëve e hungarezëve. Rreziku për Trepçën si duket po kalon.

The post KUSH E LA RROGËTARIN PA PUNË? appeared first on Prizreni Sot.

Nëntori muaji i shqiptarëve
Nëntori muaji mjaft i rëndësishëm për ne. Ky muaj mund të quhet “muaji ynë historiko-kulturor” për faktin se në këtë muaj ndodhën ngjarjet historiko-kulturore më të rëndësishme për vendin tonë.

Shkruan: Bekri Murselaj

Muaji nëntor për ne shqiptarët, është muaji historisë, lavdisë dhe kulturës tonë kombëtare.

Zanafilla e historisë së këtij muaji lidhet me emrin e kryetrimit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku me gjithë heroizmin e tij e mbrojti atdheun nga armiku.

Pse po themi që zanafilla e historisë sonë lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut?

Fakti që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në Krujë më 28.11.1443.

Ngjarjet në vazhdim në këtë muaj rrodhën rastësisht apo me qëllim nuk ka shumë rëndësi, por e rëndësishme është se nëntori mund të quhet “muaji ynë historiko-kulturor”.

Kongresi i Manastirit (Kongresi i Alfabetit) 14-22.11.1908 është përpjekja e vazhdueshme e intelektualëve për të mëvetësuar gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare, që prej librit të parë shqip, “Mesharit” të Gjon Buzukut të vitit 1555.

Por shqiptarët vazhduan angazhim intelektual dhe atdhetar ndër vite e shekuj, për të ardh te viti 1912.

Më 28.11.1912 u bë Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ku, kjo ngjarje erdh si rezultat i kryengritjeve dhe mospajtimeve të popullit tonë në vazhdimësi.

Ndërsa më 25.11.1944 u hap Biblioteka e parë në Prizren, që do t’u jap shtytje edhe shumë ngjarjeve historiko-kulturore në vend.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë do të lind në djalë që do të bëhet udhërrëfyesi i lirisë së Kosovës, pikërisht më 28.11.1955, do të lind komandanti legjendar Adem Jashari.

Historiku i nëntorëve të rëndësishëm për ne do të vazhdon ku, më 20-25.11.1972 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit i gjuhës shqipe, që i bëri bashkë në të shkruar Veriun dhe Jugun apo gegën dhe toskën.

Më 28.11.1997 ndodhi dalja publike e UÇK-së. Që kjo dalje deri në atë moment ishte një lëvizje ilegale dhe guerile e popullit tonë në kërkim të lirisë.

Pra, muaji nëntor është muaji që na kujton heroizmin, intelektualitetin, lavdinë dhe krenarinë tonë kombëtare.

The post Nëntori muaji i shqiptarëve appeared first on Prizreni Sot.

Pyetja e parë filozofike dhe rëndësia e saj
( Me rastin e ditës botërore të filozofisë)

Pyetjet e para filozofike si fëmijë i parashtrojmë aty ka mosha 4-5 vjeçare kur  duam ta njohim rrethin natyror dhe shoqëror ne të cilin jetojmë. Pyetjet e shtruara të kësaj moshe: Si kemi ardhur në jetë?  Kush na ka pru këtu? E te tjera si këto janë pyetje filozofike, të cilat në fund të moshës pesë vjeçare ndrydhen për një periudhë kohe nga faktorët shoqëror, psikologjik, për tu rishfaqur aty ka mosha 13- 14 vjeçare , atëherë kur fillojmë të mendojmë për veten dhe rendësin e vetes në këtë jetë.

Shkruan: Adem Gavazaj

Tek fëmijët e moshës 13-14 vjeçare  ndodh bashkë me pyetjet e ndrydhura me parë  edhe shqetësimi intelektual, që na bënë të parashtrojmë  pyetjet; Çfarë duhet të bëjë? Cila është rëndësia  ime në këtë jetë? Si me i njohtë gjërat? Çfarë jam dhe pse jetojë e të tjera, si këto? Këto pyetje na përcjellin gjatë gjithë jetës..

Thuhet se pyetja e parë filozofike është shtruar nga shkolla e pare filozofike e quajtur Shkolla e Miletit. Përfaqësuesit e saj Talesi,Anaksimandri, Anaksimeni kanë qenë të habitur me ndryshimet që ndodhin gjatë shfaqjes si formë dhe “humbjes” së shfaqjes së gjërave. Kjo habi, kureshtje, i ka shtytur filozofët e kësaj shkolle të shtrojnë pyetjen që konsiderohet si pyetja e parë filozofike, që do të paraqitet paka shumë kështu: “Çfarë mbetet e pa ndryshuar në të gjithë procesin e ndryshimit” ? Nëse gjithçka ndryshon duhet me ekzistuar njëshi që nuk ndryshon e ai njësh sipas të parit filozof të filozofisë perëndimore Talesit ishte UJI gjithçka fillon me ujin ndryshon dhe prapë kthehet ne ujë.

Anaksimandri nuk pajtohej me Talesin dhe thoshte se nuk është uji njëshi që ndryshon formë dhe prapë kthehet në ujë, por është diçka e pa përcaktuar diçka e pafundme (Apeironi). Gjërat janë të fundme, kurse lënda e origjinës se tyre është e pafundme   ose e pakufishme thoshte Anaksimandri.

Anaksimenin nuk e kishte kënaqur as përgjigja e Talesit Uji,as e Anaksimandrit  e pakufishmja e pafundmja, ai përcaktojë ajrin si njësh  që mbetet i pa ndryshuar në këtë ndryshim.

Në dallim nga Shkolla Miletit, Pitagoreasit  pyetjes :Çka mbetet e pa ndryshuar ne këtë ndryshim i përgjigjen duke thënë, se gjërat përbëhen nga numrat, numri mbetet i pa ndryshuar. Çdo send është NJË , që përbëhet nga pjesët që janë numra dhe si të tillë të pa ndryshueshëm në këtë ndryshim.

Herakliti-Pyetjes se çka mbetet e pa ndryshuar në këtë ndryshim i përgjigjet me, vet ndryshimi mbetet i pa ndryshuar. Herakliti e shihte ndryshimin te zjarri, zjarri sillet në mënyrë të tillë dhe të kujton ndryshimin. Zjarri është në të njëjtën kohë mungesë dhe tepricë, zjarri vazhdimisht duhet të ushqehet dhe vazhdimisht të jep diçka në formë të nxehtësisë, tymit dhe hirit.

Pyetja e parë filozofike e shtruar nga parasokratikët e Shkollës së Miletit“ Çka mbetet e pa ndryshuar në këtë ndryshim” ka rëndësinë e saj të madhe sepse në një farë mënyre ka ndikuar  edhe në shfaqjen e monoteizmit  Abrahamik . Tek Judaizmi me përgjigjen Perëndia.Te Krishtenizmi me përgjigjen Zoti,  dhe Islami me përgjigjen Allahu, mbetet i pa ndryshuar dhe ka fuqinë e ndryshimit .

The post Pyetja e parë filozofike dhe rëndësia e saj appeared first on Prizreni Sot.

KOLONA E PESTË
“Zoti t`marroftë për ditë e nga pak e më së shumti ditën e pazarit

(popullore)

Gjysma e pare e shekullit XIX dhe gjysma e dytë e shekullit XX janë dekadat kur Amerika ka pa zhvillimin më të hovshëm në historinë e njerëzimit. Janë themeluar dhe kanë vepruar kompani gjigante të vajgurit, naftës, çimentos, hekurit, ndërtimit, rrokaqiejve, automobilave, autostradave, hekurudhave etj etj. Meqë eksploatimi i fuqisë punëtore ishte mjaftë i vrazhdë, lindi nevoja e themelimit të sindikatave për mbrojtjen e të drejtve të punëtorëve. Krerët e këtyre kompanive shpejt e kuptuan se mund t`i blenin (korruptonin) krerët e sindikatave të kompanive rivale në mënyrë që ato të falimentonin. Udhëheqësit sindikal, tanimë të shitur, organizonin greva me njëqin mijë e dyqind mijë punëtorë dhe parashtronin kërkesa që askush nuk mund të ua plotësonte. Kompanitë falimentonin dhe dyqind mijë punëtor hidheshin në rrugë, ndërsa krerët e sindikatave bëheshin milioner. Kështu pothuaj, gati të gjitha korporatat në Amerikë i kanë shijuar rëniet dhe ngritijet nga veprimet sindikale. Që nga ajo kohë organizatat sindikale në Amerikë kosiderohen si sinonim i organizatave mafioze.

Shkruan: Bejtullah Krasniqi

Se kërkesat ekonomike të sindikalistëve shumë lehtë mund të shndërrohen në kërkesa politike e kemi pa në Poloni në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar me sindikatën e kantierit të ndërtimit të  anijeve në qytetin Gdanjsk që quhej me nje emër joshes për punëtorët SOLIDARNOST. Pas fillimit të grevave me kërkesa për kushte më të mira, kreu sindikal Leh Valensa i shndërroi kërkest në politike pa e pyetur anëtarësinë fare dhe në fund vet përfundoi si kryetar shteti, ndërsa punëtorët e gjorë edhe më tej mbetën me gishta në gojë sepse nuk e kishin ditur se kë po e përkrahnin me ato greva.

Akronimi i sindikatës sonë të arsimit SBASHK më tingëllon si sinonim i SOLIDARNOST-it polak. Të iu kujtojmë lexuesve se SBASHK-u pas luftës dy here ka mbajtur grevë nga një muaj, atë here i pati mbyll grevat për shtatë euro rritje, kjo rritje iu pati akorduar nga partite e atëhershme në pushtet e që tani janë në opozitë dhe e nxisin sindikatën që me këmbëngulje të mos e ndërpret grevën.  Kryesia e SBASHK-ut që, si duket merr urdhëra nga jashtë sindikatës, tani edhe për pesëdhjetë euro nuk pranon ta mbyll grevën, pa le pastaj që shumë shpejt do të aplikohet edhe ligji i pagave dhe arsimtarët do të përfitojnë kënaqshëm. Çfarë po fshihet pas kësaj këmbëngulje irracionele?

Krerët e SBASHK-ut nuk janë të vetëdijshëm për takatin e tyre liliputan dhe po harrojnë se sot nuk jemi në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe jemi në Evropë. Sot, me shpejtësi elektronike po zbulohen e përhapen komplotet e konspiracionet, takimet e bisedat e ballkanasve fodyll, të pacipë e zvarranik. Sot shumë shpejt po zbulohet se kush me kë po takohet, kush me kë po ha e po pi dhe çka po thurrin. Të tillëve pasi iu dështuan atentatet e planifikuara, iu rrekën trazirave sociale në mënyrë që sërish të vijn në pushtet njerëz që për njëzet vjet e përdorën Kosovën dhe popullin e saj  si leck për pastrimin e opingave të tyre me bajga. Në këtë projekt barra më e rendë i ra SBASHK-ut dhe me të drejtë. SBASHK-u është majmur për këtë ditë, dhe tani është koha të sakrifikohet. SBASHK-u, me këtë grevë u demaskua tërësisht duke rrënuar autoritetin e arsimtarëve që me aq shumë mund e paten fituar në vitet e okupimit kur nuk pyesnin për paga vetëm për ta mbajtur arsimin shqip në jetë, kur nuk mund t`i shkollonin fëmijët e tyre për t`i shkolluar fëmijët e të tjerëve, nuk protestuan e nuk bënë grevë as kur Bujar Bukoshi u mbeti borxh plot 15 paga e as kur ministritë e pasluftës iu premtuan shumë e nuk iu dhanë asgjë. E duruan arsimtarët veteranë edhe kërbaçin, poshtrimin e madje edhe pushakatimin nga okupatori, po shkollat nuk i mbyllën. Fituan autoritet e simpatinë e popullit, në shumë raste tregtarët, mjekët, dentistët, dhe shërbimet e tjera, me të kuptuar se dikush është punëtor i arsimit, kishin mirësinë dhe ua ulnin çmimin për aq sa ishte e mundshme në shenjë respekti për sakrificën që bënin. Të tillë ishin arsimtarët veteranë që sot gjithnjë e më pak gjenden nëpër shkolla. Tani ka ardhur një gjeneratë që është produkt i politikës së pasluftës e të cilëve iu mungon vetëbesimi dhe kështu shumë prej tyre zvarriten para punëdhënësit. Them kështu se kjo grevë është e mbështetur edhe nga drejtorët e shkollave të cilët iu bëjnë trysni arsimtarëve që të mos guxojnë ta fillojnë mësimin, në vend se të ishte e kundërta.

Këto veprime sindikale po përkrahën edhe nga opozita e bashkuar politike e Kosovës si dhe nga portalet e themeluara dhe të finansuara për këtë qëllim. Shumë gazetarë e opinionist si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë më agil se vet Vuçiqi që të rrëzohet kjo qeveri e pastaj ta bëjnë rrush e kumbulla Kosovën e mjerë. Edi Rama (që shqipërin nuk e ka atdhe po vetëm vendlindje) mburret me këte aktivitet armiqësor ndaj shqipëtarëve.

Është koha që vetë arsimtarët ta kuptojnë se kush po e udhëheq SBASHK-un dhe të kërkojnë përgjegjësi për shkakun e denigrimit të autoritetit të mësimdhënësit dhe degradimin e shkollës shqipe me aq shumë mund të ngritur. Nëse jo arsimtarët e frikësuar e të dëgjueshëm, atëherë këtë duhet ta bëjë drejtësia: të hulumtojë krerët e SBASHK-ut po edhe të sindikatave të tjera, kush janë këta furacak në mesin e sindikalistëve? prej nga vijn? Sa prej tyre janë punëtor të arsimit? Sepse ka shumë që nuk janë, si kanë ardh ata aty? Kush i ka sjellë? Me ç`detyrë janë aty? Pse fshihen pas Rrahman Jasharit ata qi i japin urdhëra atij të gjori? Sa prej tyre kanë vila e sa prej tyre kanë banesa në Durrës e gjithandej rivierës shqiptare? Prej nga krerët e sindikatave  gjithë ato të ardhura nëse janë mësues?

Vetë fakti se arsimtarët me kaq lehtësi bien pre e manipulohen nga krerët e sindikatave është indikatër se bëhet fjalë për njerëz pa vetëbesim dhe me mangësi profesionale. Mendoj se Ministria e Arsimit duhet ta mendoj seriozisht testimin e arsimtarëve, madje unë menoj se janë të nevojshme dy lloj testesh: testimi i logjikës (sepse ka mjaft të tillë që nuk e kuptojnë kohën dhe hapsirën në të cilën jetojnë) the pastaj testin Profesional. Të më falin ata arsimtarë që nuk hyjnë në këtë kategori dhe jam i sigurt se ka mjaft të tillë dhe mendoj se të tillët duhet vet të kërkojnë këtë gjë në mënyrë që të mos barazohen me të pamerituarit.

Kaq kësaj radhe. Një reagim i SBASHK-ut në këtë shkrim do të ishte i mirëseardhur, kështu do të dilnin në sipërfaqe edhe shumë të palara të tjera të tyre.

Prizren  22. 9. 2022

The post KOLONA E PESTË   appeared first on Prizreni Sot.

Këndvështrimi psikologjik mbi aktivitetet muzikore të Hip-Hop (Rap Music)
Një tematikë e rëndësishme studimore e cila duhet të elaborohet deri në rrënjët motivuese që nxiten nga mënyrat se si përformohet, orkestrohet, dhe reflektohet në mjediset sociale dhe gjegjësisht mediatike në nivel vendi e më gjërë.

Shkruan: Rron Kastrati–Psikolog

Fillimisht të njihemi me origjinën e këtij zhanri muzikor, impaktin e ushtruar përgjatë këtyre viteve në Kosovë, dhe çfarë eksluziviteti energjik dhe socio-emocional ofron për ndjekësit dhe dëgjuesit e rregullt të këtij zhanri impulsiv e me reaktivitet të lartë.

Hip-hop është një muzikë artistike që është përfshirë në të gjitha hapësirat jetësore veçanërisht tek adoleshentët. Një manifestim kryesor i  hip-hop është vrulli i tij difuziv në të gjitha shtresat rinore, pa dallim.

Referuar artikullit MasterClass staff muzika Hip-hop ka një histori të pasur dhe të larmishme, duke filluar nga New York City në vitet 1970. Muzika e hershme hip-hop i formësoi rrënjët e saj në vitet 1970 në bashkinë e qytetit të Nju Jorkut në Bronx.

Filloi si një bashkëpunim midis grupeve ndërthurëse të të rinjve amerikanëve, latinë dhe karaibanë në grupet e lagjeve, mbledhjet e komunitetit që shfaqnin DJ që luanin muzikë soul dhe funk.

DJ-të e NYC si DJ Kool Herc, Grand Wizzard Theodore, Grandmaster Flash dhe Afrika Bambaataa filluan të eksperimentojnë me teknika të ndryshme gjatë festave, duke përfshirë të ashtuquajtura “breakbeats” ose thjesht “the breaks”, teknika gramafon, gërvishtje, stil i lirë, dhe vokale të improvizuara të bazuara në “dolli” xhamajkane, ata shpesh vlerësohen si pionierë të muzikës moderne hip-hop dhe rap.

Zgjerimi nëpër SHBA: Në vitin 1979, treshja e hip-hop-it, Sugarhill Gang publikoi atë që tani konsiderohet gjerësisht si rekordi i parë i hip-hop-it, “Rapper’s Delight”, i cili arriti në top 40 në listat e Billboard-it në SHBA dhe e shtyu hip-hop-in në  qendër të vëmendjes duke e bërë hip-hop-in një zhanër të plotë.

Në vitet 1980, hip-hop ishte në fuqi të plotë kulminante të avansimit, shumë artistë të ndryshëm filluan të prodhonin ide të reja në zhanër, duke përfshirë komplete baterish mostra më komplekse, tekste metaforike rap dhe bashkëpunim më të gjerë me zhanre si muzika elektro.

Vitet ’80 gjithashtu panë hip-hop të përhapur në një audiencë ndërkombëtare, veçanërisht në MB, Japoni dhe Australi. Këngët e shquara përfshinin “The Message” nga Grandmaster Flash dhe Furious Five.

Hip-hop i ri shkollor: Në vitin 1984, disa albume hip-hop – veçanërisht nga artistët Run-DMC, LL Cool J dhe Beastie Boys – prezantuan atë që u quajt “hip-hop i ri i shkollës”. Ky stil theksoi rrahjet e daulleve, minimalizmin, këngët më të shkurtra (të cilat ishin më miqësore me radion) dhe komentet socio-politike.

Komercializimi: Nga fundi i viteve 1990, hip-hop ishte një zhanër kryesor kryesor dhe krijoi shumë artistë të profilit të lartë, duke përfshirë Lil Wayne, Timbaland, Nelly, Puff Daddy, Jay-Z, Ja Rule, DMX, Eminem dhe 50 Cent. Në vitin 1995, Grammy shtoi një kategori të re çmimesh për albumin më të mirë Rap; ajo iu dha për herë të parë Naughty nga Nature.

Hip-hop alternativ: Në vitet 2000, shumë artistë inkorporuan ndikime më të theksuara nga zhanre si punk, xhaz, indie rock dhe elektronik.

Gjatë kësaj kohe, artistë të shquar ose në avansim e sipër përfshinin Outkast, Kanye West, MF Doom, 2 Chainz, Gucci Mane, Juicy J, The Roots, Kid Cudi, Mos Def, Drake, Aesop Rock, Kendrick Lamar dhe Gnarls Barkley.

Hip-hop bashkëkohor: Rritja e shpërndarjes së internetit dhe shërbimeve të transmetimit në fillim të shekullit dhe në ditët moderne krijoi një shpërthim artistësh, mixtape-sh dhe eksperimentesh. Artistët që u bënë të njohur vitet e fundit përfshijnë Waka Flocka Flame, Cardi B, Future, Migos, Travis Scott, Megan Thee Stallion, 21 Savage dhe Lil Uzi Vert.

Karakteristikat e muzikës Hip-Hop

Rrahje e fortë dhe ritmike: Rrahja ritmike është faktori më i fortë unifikues i muzikës hip-hop. Mund të jetë e shpejtë dhe agresive ose e ngadaltë dhe e relaksuar, por e çon këngën në mënyrë të qëndrueshme përpara dhe shërben si një sfond për performancën vokale. Shumica e rrahjeve në këngët hip-hop nuk janë linja të thjeshta daulle bërja e ritmit është një formë arti komplekse dhe e larmishme që rezulton në këngë dhe tinguj të tjerë.

Vokale: Shumica e këngëve hip-hop përfshijnë repin si stilin e tyre kryesor vokal – një lloj ritmik, zakonisht me rimë, që ndërvepron me ritmin. Stilet e tjera vokale përfshijnë të kënduarit, fjalën e folur, përmbajtjen e tyre në disa raste agresionuese.

Breaks: “Break” është një term për periudha të gjata me goditje në një këngë hip-hop – në vitet 1970, DJ Kool Herc vlerësohet me zhvillimin e konceptit të një pushimi dhe inkurajimin e kërcimit (të quajtur “breakdancing”, “breaking” ose ” b-boying”) gjatë këtyre masave instrumentale. Këngët moderne hip-hop përfshijnë pushime për të dëgjuar intervalet e zhanrit ose për të inkurajuar kërcimin ritmik.

Sipas rishikimit të shumë informacioneve shkencore dhe analizës tonë psikologjike kuptojmë se Hip-Hop shkakton përgjigje thellësisht emocionale nga dëgjuesit, gjithashtu theksohet në disa hulumtime se termi “terapia Rap” u krijua ndoshta që në vitin 2000, deri më sot studimi më i përhapur mbi hip-hopin dhe terapinë u krye nga Universiteti i Kembrixhit në 2014.

Dy studiues – psikiatri Dr. Akeem Sule dhe neuroshkencëtari klinik Dr. Becky Inkster- nga Departamenti i Psikologjisë i universitetit udhëhoqi studimin.

Hip-hop, shpjegoi një nga studiuesit në një artikull të CNN, kishte ndikuar tashmë në shtyllat e shoqërisë si politika dhe teknologjia.

Gjetjet janë detajuar më tej nga studiuesit në një podcast të lëshuar në lidhje me revistën akademike The Lancet.

Në podcast, studiuesit parashtrojnë se muzika rap dhe hip-hop mund të jenë mjete të dobishme për trajtimin e pacientëve me depresion ose me vetëbesim të ulët.

Nga hulumtimi, lindi Hip Hop Psych një sipërmarrje sociale që përdor tekste rap për të folur për problemet e shëndetit mendor. Studiuesit shpresojnë se projekti do të ndihmojë në thyerjen e barrierave dhe stigmave brenda industrisë së hip-hop-it dhe do të lehtësojë biseda më të mira rreth shëndetit mendor.

“Ne jemi të interesuar për të përmirësuar psikoedukimin dhe psikoterapitë,” thotë Dr. Sule në intervistën e podcast.

Ne besojmë se kemi një mënyrë të re inovative për të punuar me psikologët për të përmirësuar psikoterapitë për t’i bërë ato më të përshtatshme për përdoruesit.

Ne besojmë gjithashtu se kemi një mjet këtu ku mund të bëjmë edukimin e shëndetit publik(mendor).

Sipas hulumtimit të Kembrixhit, një pjesë e madhe e potencialit që rap dhe hip-hop të funksionojnë si një instrument terapeutik lidhet me tekstet e këngëve.

“Imazhet vizuale pozitive” është tashmë një taktikë e mbështetur shumë në botën e sportit. Atletëve u thuhet shpesh të “përfytyrojnë veten” fitues në fushë ose në një moment triumfi në mënyrë që të pompojnë veten për një lojë të madhe.

Hulumtimi i Kembrixhit sugjeron se i njëjti mesazh që rrit besimin është i dukshëm në narrativat e portretizuara shpesh në muzikën rap.

Për shembull, tekstet që detajojnë dhe përshkruajnë njerëzit që ngrihen nga hiri i varfërisë ose kapërcejnë pengesa të rëndësishme për të gjetur famë, pasuri, admirim dhe shpengim, mund të kenë një ndikim të madh te dëgjuesi.

Kur bëhet fjalë për hip-hop në veçanti, shkenca sugjeron që kanë një lidhje të forta me rezervat emocionale si dhe ato krijuese. Instituti Kombëtar për Çrregullimet e e komunikimit ekzaminoi 12 reperë profesionistë nën një aparat MRI. Reperëve iu kërkua të recitonin tekste të mësuara përmendësh, si dhe vjershat e tyre të stilit të lirë, ndërsa dëgjonin një këngë me 8 bar.

Skanimet e trurit shfaqën rezultate interesante:

Aktiviteti i trurit të reperëve shfaqi modele unike në zona që ka të bëjë me motivimin, gjuhën, emocionet, funksionin motorik dhe përpunimin shqisor.

Sipas interpretimit të shkencëtarëve, kjo sugjeron që reperët në fakt hyjnë në diçka të ngjashme me një “gjendje alternative të mendjes” gjatë stilimit të lirë.

Gjetjet janë të ngjashme me studimet e tjera mbi improvizimin e muzikantëve të xhazit  dhe sugjerojnë që akti i bërjes së muzikës prek rezervat komplekse inovative dhe krijuese në mënyra vërtet mahnitëse. Hip-hopi si zhanër historikisht nuk ka pasur një lidhje të ngushtë me terapinë, por kjo mund të ndryshojë.

Konkluzioni :

Mësipër janë përshkruar karakteristikat, motivet, dhe idetë studimore e hulumtuese mbi zhanrin muzikor të Hip-Hop, por tani sipas gjykimit tonë analitik në këndvështrimin psikologjik në rastet kur kjo kategori muzikore deformohet në rrjedha destruktive dhe agresionuese të verbalizimit tekstual dhe dëgjimor shkakton trauma socio-emocionale, shtrembërron perceptimin e të rinjëve mbivendos mendime të vetëlartësimit dhe hakmarrjes nga ndjenjat e inferioritetit dhe forma të komplekseve të superioritetit regimeve violente kundërpërgjigjeve zhgënjyese në kushte të vështira ekonomike dhe bulliste, nxit dhe projekton modele sjelljesh të keqpërshtatshme dhe sikundër mund të keqinterpretohet si një mjet i mundshëm për të shkarkuar dhe shprehur mllefosje, frustrim, dhe nivel të lartë të shkallës së rrezikshmërisë në shfaqjen e çrregullimeve të personalitetit antisocial, sociopatisë, dhe formave tjera të sjelljeve të dhunës fizike dhe psikologjike.

Gjithmonë duhet të përqendrohemi që të hartojmë mekanizma të qasjës psikoedukuese në përfshirjen e stileve prindërore në relacion me fëmijët, adoleshentët,  dhe përkitazi poashtu në formulimin e strategjive të përballimit gjatë situatave të vështira në fëmijëri.

Duhet të specifikohet faktori potencial i ndikimit nga neglizhenca dhe abuzimi nga kujdestarët apo edukatorët në fëmijëri, lidhet me një rrezik të lartë të shfaqjes së dhunës në moshë të rritur e cila pastaj mund ta shkaktojë delikuencën tek Adoleshentët.

Gjithashtu padyshim se kombinimi i zhanrit muzikor Rap i cilësuar si deformim socio-kulturor lidhet me abuzimin e substancave e që prodhon rritjen e agresionit dhe dhunës në moshë madhore.

Së fundmi, ne nuk sygjerojmë që ky zhanër muzikor në Kosovë të kundërshtohet dhunshëm, ose të shmanget, të shtypet, të mënjanohet, injorohet, etj, por referuar studimeve të mësipërme të përshkruara, rekomandojmë që të organizohen tryeza ndërgjegjësuese me akterë relevant nga institucionet, shoqëria civile, shoqatat muzikore, dhe profesionist të fushave sociale që të analizojnë në thelb gjendjen e krijuar të këtyre ngjarjeve aktuale dhe të ndërrmeren masa dhe plane ndërhyrëse për ta ekuilibruar dhe rehabilituar këtë fenomen muzikor në nivel vendi me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të shoqërisë, familjes, dhe strukturave sociale në tërësi.

Në botëkuptimin psikanalitik sipas qasjes time Frojdiste, libidoja e reperëve të zhanrit muzikor të Hip-Hip duhet të sublimohet, artistë muzikor të Rap kanë  aftësinë e natyrshme për të qenë mjaft të vetëdijshëm për të ndërmjetësuar konfliktet frojdiane të id (instikteve), egos(unit) dhe superegos(moralit, shoqërisë, familjes, fesë) shpesh brenda së njëjtës kënge.

Shpesh, Hip -Hop  përfaqëson id (insiktet e agresionuara), me momentet e tij të egra dhe të pakufizuara të kaosit social në përgjithësi.

Në këto rrethana, duhet urgjentisht të fokusohemi në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe shoqërore për një edukim të vazhdueshëm të shëndetit publik përmes sensibilizimit psikologjik në të gjitha përmasat.

“ Në Kosovë kemi shumë mundësi zgjidhjesh të shëndosha ndaj problemeve shoqërore, sesa probleme kronike e të pazgjidhura, prandaj kemi vështirësi dhe keqpërceptime socio-psikologjike, sepse besojmë që kemi më shumë probleme sesa mundësi apo shanse rikuperimi”

|” Duhet ta luftojmë cenueshmërinë e depresionit kolegtiv ndaj shoqërisë tonë, dhe për këtë politika fatkeqësisht është diskualifikuar sepse nuk ka arritur ta mirëmenaxhoj pavarësisht  disa përpjekjeve të sfidueshme, tani është radha e jopolitikës, pra mendjes cilësore dhe magjepse të rinisë kreative.”

Prizren 29.04.2022

The post Këndvështrimi psikologjik mbi aktivitetet muzikore të Hip-Hop (Rap Music) appeared first on Prizreni Sot.

KRYESIA E KOMITETIT KRAHINOR TË LIDHJES SË KOMUNISTËVE TË KOSOVËS VEPRONTE SI NJË NDERMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE
Kush ishte në Kosovë urdhërues i vrasjeve të disidentëve politik në emigracion?

Gazeta Zyrtare e RSFJ dhe Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale në Kosovë.

Shkruan:Azem Ramadani

“Ata pak vetë që ishin shumë të informuar e kanë ditur, ndërsa mua personalisht Josip Perković(ish drejtues i lartë i UDB-shënim i A.R) më siguroi një kopje të Gazetës Zyrtare Sekrete të RSFJ-së, ku thuhet qartë se kreut të partisë së çdo republike socialiste ose krahinë autonome i lejohet të urdhërojë(porositin) vrasjen vetëm të qytetarëve të vetë. Josip Broz, i cili nxirrte këto gazeta zyrtare sekrete, e të cilat shtypeshin në vetëm dhjetë kopje, e dinte shumë mirë se një luftë ndërmjet komunistëve do të shpërthente në RSFJ, në të cilën këta komunistë do të grindeshin me njëri-tjetrin kinse për interesat kombëtare, por në fakt , do të grindeshin për pasurinë që e kishin grumbulluat duke e grabitur nga populli.”(Zheljko Olujić, Jutarnji List-28.05.2021)

Në dritën e këtij citati nga një shkrim më i gjatë polemizues i avokatit të njohur kroat Zheljko Olujiq, duhet gjykuar edhe Lidhja e Komunistëve të Kosovës(LKK) si një grup mirë i strukturur, apo Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale(NPK). Kryesia e LKK si udhëheqëse e një NPK i luftonte kundërshtarët politik-bashkëkombës të vet në emigracion edhe me vrasje pa gjyq. Padyshim që një vrasje e tillë ishte urdhëruar edhe ndaj Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës, që ndodhi më 17 janar të vitit 1982. Kjo vrasja e aktivistëve politik të çështjes kombëtare shqiptare në emigracion në Gjermani, konsiderohet si vrasje e shekullit.

Udhëheqja e lartë komuniste e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, me gjithë aparatin represiv të saj, UDB-Shërbimin e Sigurimit Shtetëror, Prokurorinë, Gjykatat dhe Milicinë, survejonin, spiunonin, ndiqnin, arrestonin, torturonin dhe gjymtonin, dënonin dhe i vrisnin kundërshtarët e rendit kushtetues jugosllav, kryesisht të kombësisë shqipare.

Në përfundim të luftës së dytë botërore dhe në dimrin e vitit 1945, në Kosovë ndodhën masakrat në Drenicë, masakra në Tivar të Malit të Zi e në vendet tjera, ku e vranë me mijra shqiptarë, Kosova u ri-okupua nga Serbia, okupim që u legalizua nga Këshilli Krahinor që mbajti mbledhje në Prizren në fillim të korrikut të vitit 1945. Me ngritje dore për bashkim të Kosovës me Serbinë u deklaruan edhe udhëheqja e lartë komuniste e Kosovës, shqiptarë që vetëm para një viti e gjysmë më herët, në janar të vitit 1944 kishin vendosur në një kuvend në Bujan të Tropojës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Pas vitit 1966, pra pas të ashtuquajturit plenium të Brioneve, dhe avansimit të autonomisë së Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974, udhëheqësit komunist të Kosovës morën krah, dhe filluan më me zell të i përndiqnin kundërshtarët politik, nacionalist dhe ireredentist shqiptarë. Kështu përkushtimin ndaj kësaj lufte e dëshmuan me procesin gjyqësor në vitin 1976 ndaj Adem Demaçit dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij kur u gjykuan dhe u dënuan me shumë vite burg të rëndë. Ky proces ishte një farsë e montuar pa kurfarë baze në fakte, siq edhe pohoi më vonë vetë Adem Demaçi.

Por se fytyrën e vetë të vërtetë, komunistët e Kosovës e treguan pas demonstaratave të vitit 1981.

Por të i kthehemi vrasjes së Jusuf Gërvallës bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe Kadri Zekën, tash e 40 vjet më parë. Sipas analizave të fakteve të përmendura më lartë, del se kjo vrasje ishte propozuar dhe vendosur nga establishmenti partiak-LKK dhe ai qeverisës i KSAK i asaj kohe, pra i vitit 1981-1982. Urdhëruesit e vrasjes së 17 janarit të vitit 1982, të kësaj vrasje makabre ishin pjesë e një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër popullit shqiptar të Kosovës e më gjerë. Veprimtaria kriminale e organizatës komuniste të Kosovës është ushtruar që nga viti 1945 e deri më 1990 në emër të idealeve të LKJ dhe Jugosllavisë së AVNOJ-it. Në krye të organizatës komuniste të Kosovës ishte Fadil Hoxha&Co. Dhe patjetër që kjo NPK do të përfundonte tek famëkeqi Rrahman Morina, të cilin në një moment të caktuar, padroni nga Beogradi e hodhi sikurse një limon të shtrydhur si të padobishëm.

Veprimtaria kriminale dhe terroriste e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Metohi, fillon qysh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, me akte terroriste të vrasjes në pabesi të intelektualeve patriot si Iljaz Agushi, Adem Boletini, Bedri Pejani etj. me pretekstin se ishin kusling, “bashkëpunonin me okupatorin”. Këto vrasje vazhduan sidomos pas “çlirimit” në fund të vitit 1944. Periudha e sundimit komunist jugosllav të Kosovës duhet studiuar në mënyrë objektive nga historiografia jonë, që gjeneratat e ardhshme ta kenë të qartë se çfarë ishte kjo periudhë. Secilit individ a personalitet duhet të i jepet gjykimi i merituar dhe nuk duhet të amnistohet askush për çfardo arsye nga ky gjykim objektiv.

Fatkeqësisht, sot e kësaj dite, Kosova nuk e përmbushi një standard të kërkuar nga Parlamanti Evropian, pas rënies së murit të Berlinit dhe rënies së perdes së hekurt në kontinentin tonë. Në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, kombet dhe shtetet që panë dritën e lirisë dhe të demokracisë duke dalë nga terri komunist, i pastronin llogaritë me të kaluarën e vet duke filluar një proces të dekomunistizimit si Gjermania Lindore, Çekia, Sllovenia, Hungaria, Polonia etj. Por te ne çfarë ndodhi në Kosovë? Thuhet se çdo të mirë e përcjellë edhe ndonjë e keqe. Kur një grup intelektualësh dhe veprimtarë ish-të burgosur politik në Kosovë, inicuan dhe filluan një aksion mbarëkombëtar të

pajtimit të gjaqeve, anë të mirë padyshim ky aksion, kishte aspektin human e njerëzor, dhe sidomos bashkimin dhe kohezionin shoqëror përpara një rreziku që po i kanosej Kosovës nga Serbia fashiste. Por njëkohësisht para opinionit evropian dhe atij botëror shpërfaqej kombi shqiptar në Kosovë si një popull barbare dhe primitiv që ende jeton dhe udhëhiqet me rregulla kanunore të mesjetës. Aksioni për pajtimin e gjaqeve, s’kishte se si mos të afektonte edhe “pajtimin” e persekutorëve udbasho komunist të Kosovës me ish të persekutuarit dhe ish të burgosurit politik. Bashkimi dhe unitet i popullit aq i domosdoshëm, përballë Serbisë okupatore, u finalizue edhe me grumbullimin e gjith ish komunistëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës-LDK. Përfundimisht procesi i dekomunistizimit apo dejugosllavizimit të shoqërinë kosovare u bë i panevojshëm, përçarës dhe i dëmshëm sipas disave, të paktën në këtë periudhë kohore.

Por pas çlirimit të Kosovës, më 1999 me fillimin e vendosjen e administratës qeverisëse të UNMIK bashkë me vendorët, ish udbashët, ish gjyqtarët, ish prokurorët pra ish persekutorët u vendosën në pozitat kyqe të administrimit të Kosovës. Dhe jo vetëm këta, por edhe bijë e bija e familjarë të këtyre ishave, kishin përparësi për t’u punësuar në këto pozita. Në anën tjetët, ky soj i njerëzve nuk e kishte për zor të ju përkëdhelnin sedrën “kumandantave çlirimtarë” që bënin “ligjin” në Kosovën e pas vitit 1999. “Përvoja” dhe eksperienca e ish udbashëve për çudi i hyri në punë strukturave të reja informativo-kundërinformative si SHIK e SIA. Atëherë të flisje për dekomunistizim(dejugosllavizim) të shoqërisë kosovare dhe lustracion ishte iluzore. Kriza morale që ka pllakosur shoqërinë tonë, frustrimi, zhgënjimi dhe mosbesimi për një të ardhme më të mirë të Kosovës janë pasojë edhe e mungesës së ligjit të lustracionit. Në mungesë të këtij ligji sot e kësaj dite ish persekutorët e sistemit komunist të Kosovës dhe bijtë e tyre punësohen në institucionet më vitale të shtetit, ndërsa viktimat e tyre dhe bijtë e të persekutuarve duhet të marrin rrugët e emigracionit.

Por të marrim rastin e Kroacisë dhe të ashtuquajturin “Lex Perkoviq”. Në vitin 2014 shteti i Kroacisë u detyrua që të ia dorëzoj drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, dy ish-udhëheqës të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror jugosllav dhe kroat-UDB, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaq për një krim-vrasje barbare që ishte kryer në tokën gjermane përpara 31 viteve. Akuza e konfirmuar nga një gjykatë në Munih ishte se këta ish-shefa të UDB kishin marrë pjesë në përgaditjen e kësaj vrasjeje të disidentit kroat, pra me 27 Korrik të vitit 1983, të Stjepan Gjurekoviqit. Vite më herët, më 2008, për pjesëmarrje në përgaditjen e likudimit të disidentit kroat, nga gjykata në Munih ishte dënuar me burgim të përjetshëm një ish bashkëpunëtor i UDB, i quajtur Krunosllav Prates. Krimi i tij i pranuar ishte se një kopje të çelësit të garazhes, ia kishte dorëzuar shefit të UDB Josip Perkoviq, e që pastaj vrasësit e kishin shfrytëzuar këtë çelës për të hyrë fshehtas në garazh e për ta vrarë dhe masakruar disidentin kroat. Në këtë garazh në Munih ishte vendosur shtypshkronja nga ku shtypej material i ndryshëm propagandues kundër Jugosllavisë nga dididenti kroat Stjepan Gjurekoviq. Pra ky fakt ka mjaftuar për drejtësinë gjermane që edhe të dy shefat e UDB janë dënuar me burgim të përjetshëm. Këtu duhet përmendur punën e palodhur të një aktivisti dhe patrioti kroat Bozho Vukushiq i cili arriti të çoj para drejtësisë kriminelët udbash për këtë krim monstruoz. Poashtu z.Vukushiq është në proces për dërgimin para drejtësisë edhe të autorëve pjesëmarrës në vrasjen e të paktën gjashtë disidentëve kroat nga UDB jugosllave. Drejtësia gjermane krimin e vrasjes e konsideron të pavjetëruar(parashkruar) dhe të paaminstueshëm. Dënimi me burgim të përjetshëm është i caktuar si për urdhëdhënësit e vrasjes, pjesëmarrësit në përgaditjen e vrasjes dhe ekzekutorët e vrasjes. Sa për sqarim, nga presidenti kroat, Franjo Tugjman dhe më pastaj presidenti Stjepan Mesiq, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaq vlerësohen si shumë të merituar për kontribute në themelimin e shtetit të pavarur kroat dhe agjencive së sigurimit shtetëror kroat . Por ky fakt ata nuk i ka aminstuar për pjesëmarrje në krimin e vrasjes në Munih.

Ish veprimtarët dhe bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës në emigracion duhet të pyesin veten se çka bënë për dërgimin para drejtësisë të urdhërdhënësve, ata që morën pjesë në përgaditjen dhe ekzekutuesit e vrasjes së 17 Janarit të vitit 1982? Apo ndoshta siq thuhet Jusuf Gërvalla para se të ndërronte jetë paska thënë se “nëse vrasësit janë shqiptarë, kurr mos u zbulofshin”, e kjo thënje ka bërë që ata të flejnë mendjen për të mos ngarendur që të zbulohen vrasësit udbash.

Në vend se të shfrytëzohen përparësitë e sistemit të drejtësisë së Gjermanisë, për sa u tha më lartë, shumë ish veprimtarë nga emigracioni, erdhën në Kosovën e lirë, dhe sikur u mjaftuan që në çdo përvjetor të shkonin para varreve të bashkëveprimtarëve të vrarë, dhe të thërrisnin “lavdi”. Bile disa edhe bëjnë të gjithditurin dhe analistin nëpër studiot televizive duke na shitur mendë, e besa edhe duke vënë goxha pasuri për veten e tyre. Patrioti kroat Bozho Vukushiq të ju shërbej si referenc dhe të i vrasë ndërgjegja mbase.

Fakt është se Partia, gjegjësisht Lidhja e Komunistëve të Kosovës ka udhëhequr me Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë si dhe organet tjera represive, dhe jo e kundërta.

Fakt është se Krahina Socialiste Autonome e Kosovës(edhe e Vojvodinës) si njësi federale ka pasur një trupë të përhershme të formuar të kryesisë së saj, që quhej Këshill për Mbrojtjen e rendit Kushtetues të Kosovës. Këtë trup punues, sipas modelit federal jugosllav, e përbënin: 3 anëtarë të kryesisë së KSAK, Kryetari i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LKK, Kryetari i Këshillit Ekzekutiv Krahinor, Sekretari krahinor i Mbrojtjes Popullore, Sekretari Krahinor i Punëve të Brendëshme dhe Sekretari Krahinor për Punë të Jashtme. Besohet se ky organ me këtë përbërje ka vendosur dhe urdhëruar për likudimin fizik të qytetarëve të vet-veprimtar të çështjes kombëtare në emigracion, pa proces gjyqësor, të vlerësuar si shumë të rrezikshëm për rendin kushtetues të vendit.

Sipas shkresave të lëndës në procesin gjyqësor në Munih kundër agjentëve kroat Perkoviq etj. del e dhëna se presidenti i RSFJ, Josip Broz deri sa ishte gjallë vet i merrte vendimet dhe urdhëronte vrasjet pa gjykim të disidentëve që vepronin në emigracion. Kurse pas vdekjes së Josip Brozit këtë kompetenc e kishte Këshilli Federativ për Mbrojtje të Rendit Kushtetues. Pra kryesia e Partisë, në këtë rast LKK, Këshilli krahinor për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe Këshilli federativ për mbrojtjen e rendit kushtetues janë organe që propozonin, vendosnin dhe urdhëronin likudimin e veprimtarëve disident në emigracion, sikurse Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka si dhe Enver Hadrin etj.

Në një show program të RTK1 të vitit të kaluar (“Kojshia Shou”-25.05.2021, https://www.youtube.com/watch?v=pRrMB6-AJBc) ku ishte mysafir ish-Kryetari i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Kosovës Azem Vllasin, kur pyetet nga moderatori i këtij shou prgrami për vrasjen e Jusuf Gërvallës, ai bën të paditurin me shprehjet “thuhet se”, dhe mirret me thashetheme për rastin e vrasjes së 17 janarit 1982. Avokati mbrojtës i agjentëve të UDB, A.Nobilo, pra i Perkoviqit dhe Mustaqit në procesin gjyqësor në Munih në vitin 2016, tërë mbrojtjen e përqëndron tek argumenti gjoja se për likuidimin e disidentëve në emigracion ishte përgjegjësi eksluzive e nivelit federativ, pra e Stane Dollanc etj. Edhe avokati Azem Vllasi thotë të njejtën gjë për vrasjen e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut. Porse nga shkresat e gjykimit në Mynih të Perkoviqit dhe Mustaqit u dëshmua qartë se proceset monstruoze në Jugosllavinë titoiste të likudimeve të disidentëve politik në emigracion kishin një protokoll të qartë dhe preciz ku përfshiheshin strukturat udbeske prej nivelit lokal, komunës e më lartrë, e ku fjalën kryesore e kishte establishmenti partiak i njësisë federale, në këtë rast KSA Kosovës. Prandaj vetvetiu shtrohet pyetja çfarë fsheh ky njeri, pra Azem Vllasi dikur eksponent shumë i fuqishëm i sistemit komunist jugosllav në Kosovë. Është koha që pas 40 vjetëve të thotë të vërtetën.

Ajo që dihet të paktën dhe shkruhet në memoaret e bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës, është se, kryeshefi i shërbimit të sigurimit shtetëror në Prizren, V.K. i kishte dërguar mesazhin kërcënues Jusufit, disa muaj më herët, para se do të vritet, me çka vërtetohet të paktën, pjesëmarrja e tij në fazën fillestare të operacionit për likuidimin e tij fizik.

Është momenti i fundit që me rastin e përkujtimit të 40 vjetorit të vrasjeve të 17 Janarit 1982, Kosova sa më parë të filloj procesin e lustracionit që nënkupton edhe dekomunistizimin e shoqërisë, duke nxjerrë ligj për këtë çështje, si çdo komb i civilizuar që tashmë e kanë bërë.

Poashtu të formohet një komision shtetëror që të hulumtoj dhe grumbulloj fakte nga arkivat, procesverbalet dhe dëshmitarët e gjallë në mënyrë që të i dërgoj para drejtësisë gjermane të gjithë ata që kanë gisht në vrasjen e Jusuf Gërvallës etj.në mënyrë që këta të marrin dënimin e merituar.

The post KRYESIA E KOMITETIT KRAHINOR TË LIDHJES SË KOMUNISTËVE TË KOSOVËS VEPRONTE SI NJË NDERMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE appeared first on Prizreni Sot.

Po boshatisën fshatrat e Prizrenit, rinia po ik në Evropë…!
Një nga temat më shqetësuese në Prizren por dhe në përgjithësi në Kosovë, aktualisht është ikja e të rinjve nga vendlindja. Institucionet edhe pse janë shumë mirë të informuara, e mbajnë në heshtje këtë dukuri mjaftë shqetësuese.

Shkruan: Valon Sope

Pse ky rast nuk po ngritët në rend dite në Kuvendin Republikës së Kosovës ?

Sipas informatave të siguruara nga Televizioni i Prizrenit, vetëm në fshatin Zhur aktualisht mbi 400 shtëpi tani më janë të mbyllura, për shkak se banorët të lodhur nga jeta, duke ia vënë dryrin shtëpive të tyre dhe iken për një jetë më të mirë në Evropë.

Nga mbi 1400 nxënës që kishte dikur shkolla fillore “Dëshmorët e Zhurit” , tani kanë mbetur rreth 600 nxënës. Edhe në fshatrat e tjerë të Prizrenit, kjo gjendje është mjaftë shqetësuese, ku vazhdimisht, çdo ditë largohen familje të tëra për në shtetet perendimore si në Slloveni, Austri, Gjermani, Kroaci etj.

Fshati Korishë, prej 900 shtëpive si objekte që ka, 400 prej tyre kanë mbetur të mbyllura, për shkak se banorët ia vuan dryrin shtëpive dhe ia mësyen Evropës…!

A duhet të reflektojnë institucionet për të patur një çasje krejt tjetër për t’i krijuar kushte më të mira të rinjve për të mos ikur?.

Është për keqardhje pas gjithë kësaj gjendje të krijuar, se asnjë prej deputetëve (pozitë-opozitë) në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë parë të arsyeshme më e pakta të diskutojnë , pastaj dhe të veprojnë institucionalisht duke afruar një platformë të qartë kombëtare për të rinjtë që mos të braktisin vendin.

Unë si një qytetar i thjeshtë, i bëjë thirrje deputetve, e keni përgjegjësi morale e njerëzore, t’a diskutoni seriozisht këtë gjendje të ikjes kolektive të qytetarëve nga Kosova.

Mos e shikoni luksin tuaj brenda zyreve të Kuvendit të Kosovës, por thirrni ndërgjegjëjes suaj, diskutoni dhe veproni.

The post Po boshatisën fshatrat e Prizrenit, rinia po ik në Evropë…! appeared first on Prizreni Sot.

NË DYZETVJETORIN E DEMONSTARTAVE TË VITIT 1981
Shkruan: Azem Ramadani

“Është mëkat i madh dhe faj i jashtëzakonshëm historik,që klasa politike në Kosovë, me përjashtime të rralla, si Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Ukshin Hoti, nuk u ngrit, të paktën në nivelin kombëtar të demonstruesve të thjeshtë. Ata u kthyen në pinjollë, herë pas here të neveritshëm, të mbështetjes së masave të jashtëzakonshme dhe dhunës policore që ushtronte Beogradi mbi popullin e tyre. Kjo ishte dhe vazhdon të mbetet njolla më e madhe politike e kësaj klase, e cila, jashtëzakonisht paarsyeshëm, vazhdoi rrugën e diferencimit masiv mes popullit, krijoi mitin e rremë të “demonstratave armiqësore”, thirri në ndihmë ushtrinë dhe policinë serbe dhe lejoi, që, edhe një herë, të gjakosej populli i Kosovës. Mjerisht, në asnjë tubim publik, kjo klasë politike, nuk mbështeti haptas kërkesën për Republikën e Kosovës”.(Bedri Islami për Demonstratat e 81-shit)

Jemi në vitin 2021, vit i një përvjetori të rëndësishëm të përkujtimit të ngjareve me peshë të madhe historike për kombin tonë. Kanë kaluar plotë 40 vjet nga ngjarjet e njohura si Demonstratat e `81-shit në Kosovë. Do të ishte më se normale që me rastin e këtij përvjetori jubilar,  viti 2021 të shpallej viti i përkujtimit të këtyre demonstratave. Por asnjë institucion politik, kulturor apo shkencor në Republikën e Kosovës nuk u përkujdes deri më sot.

Më 11 Mars të vitit 1981, filluan këto demonstrata që shënojnë edhe manifestimin e parë serioz politik të kombit shqiptar të Kosovës me kërkesa të qarta politike për avansim të statusit të shqiptarëve dhe Kosovës si Republikë. Manifestimet e muajit mars dhe prill të këtij viti shënojnë njëherit edhe rritjen në një shkallë më të lartë të përpjekjve për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Sigurisht që aspekte të ndryshme të atyre ngjarjeve të para 40 viteve, specialist të fushave shkencore, historian, sociolog, politikolog etj. do t’i shpalosin në të ardhmen.

Nga kjo distancë kohore, mund të nxjerren konkluzione të ndryshme, por se gjykimin më të sakt dhe më të drejtë për këto demonstrata e ka dhënë Mr. Ukshin Hoti, që njëherit ishte edhe protagonist dhe mbase intelektuali i vetëm i këtij niveli, që hapur i kishte mbrojtur dhe arsyetuar këto demonstrata përpara autoriteteve shtetërore të asaj kohe, për çka edhe u dënua me burg. Ukshin Hoti nuk ishte kuptuar në masë të madhe atëherë, por edhe në kohën kur shkruante: “…i djersitur dhe shpirtërisht i dërmuar nga vegime të tilla halucinante të kotësisë, më ishte dukur  sikur kisha klithur me tërë fuqinë e shpirtit: O perëndi, mos e ndotni botën e ëndrrave të vitit 1981 me dallaveret e kohës!”

Me këtë rast duhet vënë në pah një aspekt që shmanget çuditërisht në emër të ruajtjes së një uniteti  e mund të thuhet lirisht kohezion shoqëror mashtrues dhe të rrejshëm, por me pasoja të dëmshme afatgjate. E vërteta duhet të thuhet sado që mund të na duket e hidhur. Për gjeneratat e ardhshme kjo do të jetë një mësim.

Që nga 3 Prilli i vitit 1981 e deri më 17 Nëntor të vitit 1988, në Kosovë kishte elemente të një lufte civile ndërshqiptare. Përse është kështu? Për faktin se pikërisht me 3 prill të atij viti, pas shuarjes së përgjakshme të manifestimeve paqësore mbarëpopullore nga ana e policisë dhe ushtrisë jugosllave, manifestime këto të udhëhequra nga rinia studentore shqiptare, ishte Fadil Hoxha lideri shqiptar i atëhershëm komunist i Kosovës, që në një fjalim që mbajti me të ashtuquajturin aktiv politik të Prishtinës, këtë rini e quajti “plehu i Kosovës” dhe kërcënoi ata që manifestuan, se “treqind grosh do të jetë bira e minit për ta”. Për një moment atë ditë, më të moshuarve ju kujtua fundi i vitit 1944, kur në Prizren nga ballkoni i ndërtesës Beledije, po ky Fadil Hoxhë, i kishte kërcënuar bashkëkombësit e vet që të thyejnë qafen dhe të ikin kah të munden, të gjithë ata që kan menduar se janë çliruar nga kralevina e Jugosllavisë me hyrjen e ushtrisë italiane dhe gjermane në Kosovë në vitin 1941, sepse Kosova tash u rikthye nën okupimin serbo-sllav. Më 3 Prill 1981, Fadil Hoxha, ngjante në një fntazmë prej lugati  që kërcënonte dhe paralajmëronte për ditët të zeza që na prisnin.

Menjëherë pas kësaj filloi përndjekja dhe burgosja e mijëra të rinjëve shqiptarë të Kosovës dhe më gjerë në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës dhe kudo që kishte shqiptarë në Jugosllavi. Përgjatë 10 viteve të pas demonstratave, komunistët shqiptarë jugosllav, që ishin në krye të organeve represive në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, në Sigurim Shtetëror, Prokurori dhe Gjykata,  vranin, burgosnin, torturonin dhe dënonin me burgime afatgjata kundërshtarët politik, bashkëkombës të tyre, sigurisht jo vetëm për të ia bërë qejfin Serbisë dhe Jugosllavisë, por më shumë për shkak të bindjve e besimit që kishin në “vetëqeverisjen socialiste”, “vëllazrim-bashkimin me kombet dhe kombësitë tjera jugosllave”, “politikën e jashtme të painkuadrimit” e të tjera broçkulla si këto, por edhe për t’i ruajtur privilegjet që i gëzonin duke qenë në pushtet. Prandaj nuk mund të quhet ndryshe veçse një luftë qytetare ndërshqiptare në Kosovë. Ata komunista shqiptarë anëtarë të LKJ, që nuk ishin pak por afër 100 mijë, nuk mund të i quajmë vetëm thjesht shqipfolës kurrsesi, ata ishin shqiptarë që kishin bindjen se kishin të drejtë të luftonin me nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar me të gjitha mjetet. Por ata me vetëdije apo pa te, njëherit po bënin argatin e djallit, sepse po i shërbenin shovenizmit serb. Çdo manifestim edhe më i vogël i ndjenjave nacionale, në përkrahje të demonstratave, me ndonjë parullë, trakt, këngë apo shprehje verbale, përndiqej dhe persekutohej në mënyrën më të vrazhdë. Burgosja dhe dënimet afatgjata e të rinjëve, sakatosja, përjashtimi nga puna dhe shkollat e fakultetet, diferencimi dhe syrgjynosja e marrja e rrugëve të kurbetit, këtë po përjetonin shqiptarët nga bashkëkombësit e tyre pushtetarë në Kosovë, që ishin vu në shërbim të mbrojtes së rendit kushtetues jugosllav. Kulminacioni i kësaj lufte arriti diku në vitin 1987 kur Rrahman Morina, ministër i brendshëm i Kosovës deklaronte në Kuvendin Federativ jugosllav me plotë krenari, se që nga viti 1981 e deri sa po raportonte, nëpër duar të policisë dhe organeve represive kishin kaluar mbi 580 000 shqiptarë, që do të thoshte rreth gjysma e popullatës shqiptare e moshës madhore.

Por se, në krejt këtë, më e dhimbshme ishte vrasja e dhjetra demonstruesve. E që vazhdoi pastaj me vrasjen e Jusuf Gërvallës bashkë me vëllanë Bardhin dhe Kadri Zekën në Gjermani, mbytja me tortura dhe hudhja nga dritarja e zyreve të sigurimit shtetëror në Ferizaj e të riut Afrim Abazi, vrasja e Rexhep Malës dhe e Nuhi Berishës në Prishtinë, pastaj e Bajram Bahtirit, mbytja me tortura dhe hudhja poashtu nga dritarja e zyreve të sigurimit shtetëror në Prizren e profesorit Xhemajli Berisha, vrasja e Afrim Zhitisë dhe e Fahri Fazliut etj. Të gjitha këto ishin krime kryesisht të punëtorëve shqiptarë të sigurimit shtetëror, e të cilët dihen me emër dhe mbiemër.

Vrasja e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe e Kadri Zekës më 17 Janar të vitit 1982 në Gjermani, padyshim është humbja më e madhe dhe e pakompenzueshme me pasoja afatgjata për lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Kjo vrasje u planifikua dhe realizua nga Resori i Sigurimit Shtetëror të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës si njësi e barabartë e RSFJ. Në këtë konkluzion vihet po qe se krahasohet vrasja e një disidenti kroat një vit më vonë më 1983 në Mynih të Gjermanisë, e Stejpan Gjurekoviqit, që siç u vërtetua pas më shumë se tri dekadave, ishte planifikuar, urdhëruar dhe realizuar nga Resori i Sigurimit Shtetëror kroat dhe kuadrot kroate të nivelit federativ jugosllav. Autorët e kësaj vrasje politike nga drejtësia e shtetit të Gjermanisë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe sot janë në vuajtje të këtij dënimi. Por  për më shumë për këtë paralelizëm, një herë tjetër.

Në këtë luftë civile palë ndërluftuese ishin, në një anë rinia e Kosovës si dhe shumë patriotë të dëshmuar nëpër periudha të ndryshme historike të përkrahur nga populli mbarë, të cilët po përpiqeshin të krijonin një front të organizuar të rezistencës kundër okupatorit serb, duke inicuar themelimin e celulave ilegale të rezistencës, por që shpejt zbuloheshin nga sigurimi shtetëror i Kosovës, për shkak të papërvojës në organizime të tilla. E vetmja përkrahje zyrtare vinte nga shteti amë Shqipëria, e cila përkrahje ishte vetëm verbale dhe propagandistike por për kohën ishte shumë domethënëse.

Në anën tjetër ishte Lidhja e Komunistëve të Kosovës(LKK) me gjithë aparatin represiv, me disa dhjetëra mijë anëtarë, 3500 milicë, qindra punëtorë të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, dhe ndihma e pakursyer nga Republikat tjera të Federatës me personel të milicisë speciale dhe punëtorë operativ të Sh.S.Sh sidomos nga Serbia.

Në këtë luftë të pabarabartë, në vitin 1986 apo 1987, Lidhja e Komunistëve të Kosovës gadi sa e shpalli fitoren e kësaj lufte kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke bërë bilance të kësaj fitoreje. Por në fund të vitit 1988, klasa politike e diskredituar para popullit të vetë(LKK), i bëri thirrje po këtij populli që me marshime drejt Prishtinës me fotografi të Titos dhe flamurin jugosllav, diçka që ishte e turpshme dhe neveritëse,  ta mbronin nga shovenizmi serb, i cili shovenizëm tashmë i kishte hedhur si limonin e shtrydhur udhëheqësit e LKK.

Këto janë fakte historike që nuk mund të mohohen as nga historiografia dhe nga askush, dhe e vërteta duhet të thuhet. Këto pësime në rrugëtimin tonë drejt lirisë, duhet të na bëhen mësime. Thonë që i mençuri mëson nga pësimet e tjetërkujt kurse budallai nuk mëson as nga pësimet e veta.

The post NË DYZETVJETORIN E DEMONSTARTAVE TË VITIT 1981 appeared first on Prizreni Sot.

Jemi të çuditshëm, vërtet!
Shkruan: Adil Memaj

Si është e mundur që kur një politikan, intelektual apo parti politike nga Kosova jep ndonjë mendim lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, qohen peshë i madh e i vogël duke thënë se neve nuk na takon të pëzihemi në punët e tyre të brendshme, kurse lidhur me konfliktin mes Izraelit e Palestinës nuk mbeti askush pa dhënë mendimin e tij, shprehur pëkrahje, madje organizuan edhe protesta në përkrahje të Palestinezëve.

Prej kur qenka Palestina dhe Izraeli më afër se Shqipëria për ne…?!

Çfarë faktori jemi ne që mund të ndikojmë në zgjidhjen e konfliktit të tyre mbi 60 vjeçarë.

Apo i zgjidhëm krejt punët dhe çështjet tona, dhe tash duhet t’i qasemi problemeve që as vet bashkësia ndërkombëtare nuk po mund t’i pajtojë dhe ofroj zgjidhje përfundimtare.

Jemi të çuditshëm, vërtet.

The post Jemi të çuditshëm, vërtet! appeared first on Prizreni Sot.

Marr guximin e të them; nuk të falenderoj për urim tënd!
I dashur drejtor!

Më paske uruar 1 Maj-in!

Shkruan: Muharrem Kurtaj: Eekspert i marredhenies se punes e sigurise dhe shendetit ne pune

Dorën ne zemer, edhe vjet më ke uruar. U pata gezuar fort, sa që ate gezim e ndaja me të gjithë. Të uroja e falenderoja. Shih çfarë shefi kam une!

Por, kur e kuptova rëndesin e kesaj “feste”. Kthehem, dhe rilexoj sms e pranuar nga TRUST-i e që shuma e tërhekjes se 10% ishte zero cent. Sa vite punova tek ti e nuk më kishe lajmëruar.

Nuk e pranove në punë atë zonjën se the; ishte e martuar dhe planifikonte te behej nënë.

Po atë zonjushen që punonte ne administratë e përzure tutje, vetëm se… nejse.

Krenohesh se jemi ndërmarrje e madhe, e nuk punèson personin me aftësi te kufizuara për te cilin te obligon ligji.

Sa herë kam punuar jashtë orarit, hiq më larg sot punova, pa e ditur se është “festa” ime!Për kalkulim të shtesave, nuk eshte ai rend.

Sa e sa herë u ballafaqova me vdekjen, më ruajti Zoti! E atë shokun, e varrosem. Ti një ditë aktrove duke ndarë dhimbje, e të nesermen vazhdove me avazin e vjetër.

Sot jam i lumtur!

Po po jam i lumtur, se këto ngjarje i kemi përjetuar të gjithë ne punëtoret. E ti nuk do t’a zbulon se kush të shkruajti këtë letër.

Marr guximin e të them; nuk të falenderoj për urim tënd!

respekt; Anonimi!

The post Marr guximin e të them; nuk të falenderoj për urim tënd! appeared first on Prizreni Sot.

ÇELNI VERËN, T’IA KTHEJMË SHPIRTIN KOSOVËS!
Momentalisht po kalojmë në një situatë të rëndë. Si për nga shëndetësia, si për nga ekonomia.

Shkruan: Petrit Kllokoqi

Nga 13 prilli do të hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gastronomia do të kalojë edhe në një tjetër rënie. Kërkesa agregate do të bie, dhe kjo do të përkthehet me rënie të madhe të frekuentimit të lokaleve. Në këtë rast, mbyllja totale me këto resurse që kemi, do të ishte fatalitet!

Orientimi jonë duhet të jetë DREJTË VERËS!

Verën e kaluar, pa vaksina, Shqipëria liroj plazhet dhe shumicën e klubeve të cilat përthithën remitencën e mërgatës sonë dhe kursimet e kosovarëve.

Po shohim që këtë vit Shqipëria është duke u vaksionuar para nesh, e gjithashtu po shohim që ka filluar fushata e Edi Ramës që kufizimet do të hiqen, diskotekat dhe sallat e eventeve do të hapen.

Pra, normaliteti i jetës po i kthehet Shqipërisë!…KOSOVA ENDE S’KA PLAN PËR VERËN!

Nëse edhe këtë verë jemi të mbyllur, EKONOMIA JONË DO TË VDESË!

Kjo diasporë që kemi, dhe këtë infuzion që marrim, nuk kemi nevojë të ja destinojmë ASKUJT!

Nëse një kosovar ose një mërgimtar i Kosovës, ka për t’u martuar, dhe Kosova i mban të mbyllura sallat e dasmave,  ai Kosovar me shumë gjasë do të organizojë dasmën e tij dikund në Shqipëri ( Shëngjin, Durrës, Vlorë ose kudo tjetër ).

Të ftuarit do të jenë nga Kosova…VIRUSI DO TË PËRHAPET NJËJTË… SI NË KOSOVË, SI NË SHQIPËRI!

PARAJA SHKON TE ATA, VIRUSI KTHEHET TE NA!

Nëse një i ri i diaspores vjen i vaksinuar dhe e din që këtu klubet e natës janë të mbyllura, ai do të shkojë gjithkund tjetër pos Kosovës.

E kemi ndërtu me vite këtë kulturë të makiatos…bukuri të jetës së natës…shyhret të dasmave… ÇELNI VERËN, T’IA KTHEJMË SHPIRTIN KOSOVËS!

The post ÇELNI VERËN, T’IA KTHEJMË SHPIRTIN KOSOVËS! appeared first on Prizreni Sot.

KUSH PO E “HARRON” 28 MARSIN 1989?!
Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë 28 marsit të vitit 1989. Asesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë. Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronjë, ne heronjët po i bëjmë baltë!

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj

Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve.

Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë. Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe po ua ‘freskoj’ kujtesën.

Ishte kohë e vlimeve.

Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Serbia thoshte se po kthente elemnetët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!

Tubimi kryesor u mbajtë në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do t’u dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar kundërshtonte ndryshimet kushteuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989.

Mirëpo, më 28 mars Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës t’i merrej elementi konstituiv, si pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushteuta e Kosovës.

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.

Në Komunën tonë në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësishtë kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithëçka para vetes.Vrau dhe shkatërroi gjithëçka që i doli para. Protestuesit si në Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shampanjë, e në Kosovë derdhej gjak.

Kundërshtit sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore.

Vijmë tek ditët e daljes në skenë të UÇK-së. Fillimi i luftës së armatosur. Mbështetja e aleatëve dhe lufta heroike e djemëve dhe vashave çliruan vendin.

Në mesin e shumë datave historike si: demonstratat e 68-tës, 81-shit, 88-tës, greva e minatorëve e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet!?

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, sot 32 vjet më pas 28 marsi i vitit 1989 duhet të kujtohet me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.

Por, me injorimin e 28 marsit, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ngjarje – histori të harrohet.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë 28 marsit të vitit 1989.

Asesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronjë, ne heronjët po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

Autori është pjesëmarës i demonstratave të atij viti dhe koordintaor rajonal i KMDLNJ në Prizren

The post KUSH PO E “HARRON” 28 MARSIN 1989?! appeared first on Prizreni Sot.

Zafir Berisha: Rikthim në kohë, 11.03.1999 në Jeshkovë të Vërrinit u luftua për liri a vdekje!
Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike, 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqipëtare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.

Shkruan: Zafir Berisha

Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëherë dhe po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi dhe shumë luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut.

Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat muarën pjes disa nga luftëtarët që ranë në këtë betej, mirpo u pasua edhe nga shumë beteja të tjera deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimishtë e çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!

Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për të mirën e atdheut.

The post Zafir Berisha: Rikthim në kohë, 11.03.1999 në Jeshkovë të Vërrinit u luftua për liri a vdekje! appeared first on Prizreni Sot.

Kuvendarët nuk bllokuan qytetarët, por dallaveret dhe paaftësitë e z.Haskuka!
Reagim ndaj akuzave të Kryetarit të Prizrenit z.Mytaher Haskuka,

Shkruan: Pranverim Berisha

Ofendimet e mëhershme dhe mashtrimet e z.Haskuka në deklarimet e fundit për kuvendarët e Kuvendit të Prizrenit lidhur me projektin per energjin efiçiente janë të paqëndrueshme dhe tendencë për të manipuluar opinionin.

Futja në kredi të Prizrenit në fund të mandatit mbi 6 milion euro, në një projekt ku referohet një studimi dy vjeqar pa dhënë kurrfar hollësie, se kush e ka bërë atë studim-projekt, cilat janë ato 100 objekte publike të cilat do të përfitoj nga ky projekt (Shtepi të Kulturës) kur dihet se vetëm një është funksionale dhe shumë dilema të tjera!

Përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin e Prizrenit si dhe qytatarët vetë janë dëshmitarë të dështimit në shumë projekte milionshe të z.Haskuka dhe qeverisjes së VV (Shkolla e muzikës, Pishina Olimpike etj) ku ka suficit të bugjetit për tri vite rreshtë, prandaj nuk jemi të gatshëm të përkrahim një qeveri komunale të dështuar e cila pas gjitha dështimet, dëshiron në fund ta fusë Prizrenin edhe në kredi!

The post Kuvendarët nuk bllokuan qytetarët, por dallaveret dhe paaftësitë e z.Haskuka! appeared first on Prizreni Sot.

Respekt dhe nderim kontributit nacionalist dhe shkencor te Prof.dr.Sejdullah Hoxhes
SEJDULLAH HOXHA
(1948-2021)
Prof.dr. Sejdullah Hoxha u lind në Zhur në vitin 1948. Shkollën fillore e kreu në vendlindje (Zhur). Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren (1968). Po këtë vit regjistrohet në Shkollën e Lartë për Punë Sociale në Shkup. Pas një viti detyrohet t’i ndërpres studimet, ngase arrestohet dhe dënohet me një vit burgim, për arsye të veprimtarisë nacionaliste (organizimit dhe pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968). Dënimin e vuan në burgun e Shkupit.

Shkruan: Skender Susuri

Gjatë gjithë jetës së tij ishte i angazhuar dhe kontribuoi për çështjen kombëtare shqipatre, në veçanti për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e cila padrejtësisht dhe me forcë, pas vitit 1945 kishte mbetur nën sundimin serb-komunist. Dr.Sejdullah Hoxha ishte pjesëmarrës aktiv dhe kontrtibutdhënës në të gjitha zhvillimet madhore nacionale të shqiptarëve në Kosovë, demonstratat e vitit 1981, demonstratat e vitit 1989 dhe zhvillimet e viteve 1990-1999.

Nuk kishte si të ishte ndryshe, ngase që në rininë e hershme ishte i edukuar në frymën e nacionalizmit dhe të patriotizmit shqiptar, për më tepër si stërnip i atdhetarit Mulla Nasuf Zhuri dhe nipi i Akademik prof.dr. Eshref Ademaj.

Dr. Sejdulla Hoxha edhe pse jetoi dhe punoi në Prishtinë, asnjëherë nuk e harroi Zhurin. Bashkë me Akademik Eshref Ademaj ishte promotori i të gjitha zhvillimeve nacionaliste e kombëtare të kohës të cilat si në gjithë Kosovën u zhvilluan edhe në Zhur dhe në rajon, në veçanti në vitet 1990-1999.Dr.Sejdullah Hoxha gjithashtu ishte intelektual dhe shkencëtar, pas përfundimit me sukses të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, paralelisht me kontributin si mjek dhe mësimdhënës arriti të përfundoi me sukses në vitin 1983 në Universitetin e Shkupit specializimin në gjinekologji. Në vitin 1986 i vazhdon studimet pasuniversitare në Institutin e Mjekësisë Publike në Universitetin e Sarajevës. Në vitin 2000 mbron tezën e Doktoraturës me titull “Karakteristikat epidemiologjike, socio-ekonomike dhe faktorët tjerë që ndikojnë në lindjet e parakohshme gjatë periudhës pesëvjeçare në Kosovë”.

Dr.Sejdullah Hoxha në vitin 1985 zgjidhet Kryetar i Seksionit të Gjinekologëve të Kosovës, ndërsa në vitin në vitin 1988 në Kongresin e Gjinekologëve të ish Jugosllavisë, zgjidhet Sekretar i Shoqatës së Gjinekologëve të ish Jugosllavisë. Gjatë vitit 1983-2000 punësohet Asistent mësimor për lënden Gjinekologji – Obstetrike. Në vitin 2002 zgjidhet Profesor Asistent nga lënda Gjinekologji me Obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 2005 zgjidhet Prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të publikuara dhe botuara më shumë se 50 botime shkencore-profesionale.

Vepra nacionaliste-patriortike dhe shkencore e Dr. Sejdullah Hoxhës do të mbeten gjithnjë të vlerësuara në rrafshin kombëtar dhe më gjerë.

The post Respekt dhe nderim kontributit nacionalist dhe shkencor te Prof.dr.Sejdullah Hoxhes appeared first on Prizreni Sot.

Rajoni i Përdrinisë i trasuar nga “tërbimi” i lumejve Toplluha dhe Drini i Bardh
Në Piranë aty ku dy ditë më parë është zhvillua beteja me ujin.

Shkruan: Haki Latifi

Sasia e madhe e reshjeve të shiut e ka bërë që disa lumenjë në vend të fryhen e të dalin nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.

Dalja nga shtrati e lumejve Dirini i Bardh dhe Toplluha në Rajonin e Përdrinisë është bërë problematike, duke shkaktuar përmbytjen e tokave, shtepive të banuara dhe të bisneseve në gjithë gjatësinë e tij në rajonin e Përdrinisë. Gjatë vërshimeve u përmbyten shtëpi të banuara, me dhjetra hektar tokë bujqësore e bisnese të fshatrave të rajonit të Përdrinisë. Si pasojë e vërshimeve, uji ka depërtuar nëpër objekte banimi në një pjesë të këtij lokaliteti afër rrugës magjistrale Prizren- Gjakovë, ndërsa ka mbytur edhe bagëti të imëta të blegtorëve në stallën ku i mbanin ato. Banorët janë detyruar të evakuohen dhe të strehohen në objekte tjera banimi, ndërsa dëmet në amvisëri dhe të elektroshtëpiakëve janë të shumta. Realiteti i kësaj situate të rënd, nuk është i panjohur për strukturat përgjegjëse si Bordi i Kullimit dhe pushteti vendor. Në situata emergjente ata mblidhen dhe e vizitojnë këtë rajon duke propozuar zgjidhje të çastit por asnjëherë përfundimtare. Nëse reagohet tash zgjidhjet janë me kosto më të ulët, ndërsa nesër kostot do të jenë shumë të larta në mos të pamundura. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materje fekale që paraqesin rrezik potencial për shpërthime epidemike të sëmundjeve ngjitëse.

Ky shkrim pretendon të sensibilizoj opinionin publik por edhe të zgjoj ndjenjën e detyrës të atyre që paguhen edhe me taksat e banorëve të kësaj zone. Por ajo që ende të bën përshtypje është fakti që vetëm “Tërbimi i lumejve“ e zgjon nga gjumi burokracinë e pushtetit lokal dhe atij qëndror. Sepse kërcnimi i vërshimeve vazhdon me gërryerje që sot po kanos të gjithë vendbanimet dhe fushën e Përdrinisë përgjatë lumit Toplluha. Pasi që sa herë ka reshje të shpeshta të shiut, banorët e këtij rajoni përballen me vështirësi të shumta.

Si rezultat i devijimit të shtratit të lumit është gjendja më e keqe e krijuar nga kompanitë ilegale që shfrytëzojnë resurset e rërës dhe zhavorrit pa leje dhe kritere në të cilën Kosovës do t’i kushtojë shumë. Si pasoj e këti shfrytëzimi, shtrati i Drinit të Bardh dhe Lumit Toplluha është shkatërruar nga firmat e seperacioneve të nxjerrjes së zhavorrit pa kurrfarë kontrolli, por edhe vetë qytetarët që ua kanë shitur tokat e tyre për përfitime për nxjerrjen e zhavorrit.

Është mirë që institucionet shtetërore të Kosovës të ndërmarrin hapa konkretë nga mekanizmat shtetërorë për kontrollin e gjendjes dhe parandalimin e gjithë atyre që bëjnë eksploatim të egër e të pakontrolluar të Drinit të Bardhë dhe të lumenjve tjerë. Por është pergjegjësi edhe e vet qytetarëve që bashkërisht të jenë ata që çdo ditë kujdesen për ambientin dhe mjedisin ku jetojmë, duke edukuar edhe gjeneratat e reja për mbrojtjen e natyrës sonë e veçanërisht ambientit natyror të regjionit jugor të Kosovës.

The post Rajoni i Përdrinisë i trasuar nga “tërbimi” i lumejve Toplluha dhe Drini i Bardh appeared first on Prizreni Sot.

Funksionimi i partive politike në Kosovë
Të gjitha partitë politike në Kosovë funksionojnë si pas meritokracisë por edhe si pas tekeve të njerëzve që e rrethojnë liderin.

Shkruan: Ilir Baldedaj

Njerëzitë që kontribuojnë në parti politike shumë herë mbesin anash sepse ata që udhëheqin me partinë, i kanë njerëzit e devotshëm edhe nuk merren me ta.

Në parti politike përfitojnë ata që vjnë e ulen në sofër të gatshme. Ata i marrin të gjitha sepse janë vlerë e shtuar e partisë.

Respekt të veçantë për vlerat që i posedon, për secili që vjen në parti politike duhet të pres…

Askush nuk do duhet ta harrojë se ata që kanë dhenë kotribut për vite të tëra nuk mund të barazohen me ata të cilët kanë ardhë dje, por kjo fatkeqësisht po ndodhë, po thuaj në secilën parti tek ne në Kosovë.

Por si pas modelit partitë politike nuk do të duhej të funksionojnë në këtë mënyrë, sepse votat nuk vijnë kështu.

Secil që merr pozitë në emër të partisë duhet ta di që me mundim edhe sakrificën e secilit anëtarë ka ardhë deri në atë pozitë, prandah anashkalimi nuk tolerohet, sepse secili i ka vlerat e veta.

Në parti politike duhet të ketë kritete edhe per avancimin e figurave politike:

1.Baza deleguese nga nëndega.

2. Angazhimi edhe Kontributi në aktivitete politike.

3. Matja në zgjedhje.

4. Çfarë i ofron partisë politike.

Është e thjeshtë fare, partia politike është e fortë aq vota sa i ka, prandaj duhet të dihet fuqia e secilit individ.

The post Funksionimi i partive politike në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

KORITJA S’KA BRINA
Dje familjarë, kolegë, gjenerata të tëra nxënësish, qytetarë të Prizrenit e të Kosovës i dhanë lamtumirën e fundit mësuesit të merituar të popullit Sefer Saramati (dritë pastë shpirti i tij i mirë).

Shkruan: Dani Kolukaj

Jeta e tij ishte një enciklopedi në vete. Mësuesi Sefer nëpër dekadat më të vështira të arsimit shqip në Prizren ishte gjithmonë në ballë të detyrës. Ky njeri i madh i këtij qyteti të lashtë tërë jetën ia kushtoi edukimit të brezave.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 me gjithë moshën e thyer dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore i dha krahë ndryshimit të qeverisjes lokale në Prizren me besimin se do të kontribuonte edhe më tej në zhvillimin e arsimit.

Tre vite më vonë ai iku për në botën tjetër! Në ditën varrimit të mësuesit Sefer institucionet lokale paturpësisht heshtën dhe nuk e thanë një fjalë të vetme lamtumire! Drejtoria Komunale e Arsimit aty ku i ndjeri me dekada dha mundin, derdhi djersë e shpërndau dije paturpësisht nuk e nderoi me asgjë lamtumirën e Tij.

Përfaqësuesit komunal jo më shumë se para pak ditëve shkruajtën vargje  in memoriane për z.Kalenderi dhe z. Babuna ( paqin dritë shpirtrat e tyre të mirë) por nuk e panë të udhës të shkruajnë një varg të vetëm lamtumire për mësuesin Sefer!

Të tjerë shkruajtën përkujtimore e thurën lëvdata meritore për doajenin e muzikës Ismet Peja (dritë e paqe për shpirtin e Tij të mirë) por e harruan dhe e kaluan në heshtje ikjen  e doajenit të arsimit prizrenas.

PËR VETE E KANË!

DJE NUK KA QENË RENDI ME U KORITË!

The post KORITJA S’KA BRINA appeared first on Prizreni Sot.

COVID – 19: RUAJTJA E SHËNDETIT MENTAL DHE VETËKUJDESI
Si e gjithë bota, edhe Kosova po përballet me situatën e përshkallëzuar të virusit Covid-19  dhe kjo situatë na ka sjellë ndryshime të dukshme në jetën tonë, të cilat kanë ndikuar dhe do vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin edhe në anën tonë psikologjike.

Shkruan: Teuta Cacaj-Sadiku – Msc. i Psikologjisë Shkollore dhe Këshilluese

Kjo situatë jo e zakonshme, po çon çdo ditë e më shumë në rritje të stresit dhe shqetësimit tek shumë njerëz. Burimi më i madh i frikës është krijuar nga pasiguria që lidhet me COVID-19, sepse jo të gjitha informacionet janë të qarta rreth prejardhjes së virusit. Vazhdojmë të jemi ende  të ekspozuar nga teori të ndryshme konspirative rreth asaj se kush qëndron mbrapa COVID-19.

Informacioni i varfër për virusin e ri Covid 19, mund të krijojë një destabilizim emocional. Ekspozimi ndaj informatave faktike që konfirmojnë se deri në cilin nivel arrin rrezikshmeria e virusit, për kohëzgjatjen e inkubimit, për shanset e infektimit nga personat asimptomatik, mund të shkaktoj pasiguri dhe të destabilizoj psikologjinë tonë. Kufizimi dhe pasiviteti i veprimtarisë bënë që stresi dhe ankthi të manifestohen me nivel të rritjes gjatë krizës aktuale. Vetëizolimi, qëndrimi i gjatë në shtëpi, pamundësia e kontaktit me njerëz të tjerë qoft edhe për të kaluar një kohë relaksuese me ta, janë  faktorë  kontribues, që mund të ndikojnë jo pozitivisht në shëndetin mental.

Si të ruajmë shëndetin mental?

Mbani higjenë dhe respektoni rregullat e ndaj virusit Covid 19.

Virusi përcillet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pikat respiratore të personit të infektuar (që shkaktohet përmes kollitjes ose teshtitjes) dhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virus të atyre pikave respiratore. Virusi korona mbijeton në sipërfaqe edhe për disa orë, por mund të shkatërrohet me mjete të thjeshta të dezinfektimit.

Të bëhet larja e shpesht e  duarve me sapun dhe ujë, ose me tretje mi bazë të alkoolit. Gjatë kollitjes ose teshtitjes të mbulohet goja dhe hunda me bërryl ose me shami të letrës një përdorimshe. Gjithashtu duhet të shmangni kontaktin e afërt me secilin, që ka ftohje ose simptoma të ngjashme me gripin. Menjëherë duhet të  kërkoni ndihmë mjekësore rritje të temperaturës, kollitjes ose frymëmarrje të vështirësuar.

Ushqehuni shëndetshëm

Fillimisht duhet të mbani një stil jetese të ekuilibruar. Në trajtimin e stresit, ndikon  dukshëm trupi i ushqyer mirë. Imunizimi dhe ruajtja e shëndetit mendor është jetike, ku si rrjedhojë duke kontribuar në forcimin e imunitetit tonë fizik, mund të përballojm më lehtë virusin.

Bëni gjum të mirë e cilësor

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për të mbajtur një gjendje të mirë shëndetësore: një gjumë i mirë shmang lodhjen dhe nervozizmin por mbi të gjitha lejon funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke zvogëluar rrezikun e kontraktimit të infeksioneve ose sëmundjeve në përgjithësi. Gjumi është një aktivitet fiziologjik i domosdoshëm për mbijetesë, i cili na lejon të rikuperojmë energjitë psikike dhe fizike të kaluara gjatë ditës.

Cilësia e mirë e gjumit dhe mirëmbajtja e higjenës janë një formë e terapisë  gjatë natës dhe rrisin mundësinë e trajtimit të emocioneve në mënyrë të efekshme. Të fjeturit 7-8 orë, bërja e një dushi të ngrohtë paraprakisht, qetësimi në një vaskë si dhe mos përdorimi i rrjeteve sociale duke u larguar nga ekrani të paktën dy orë para gjumit, ndihmon në trajtimin e emocioneve poashtu.

Praktikoni ushtrimet fizike

Personat, të cilët janë më aktivë në jetën e përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve. Duhet të filloni me aktivitete që ju marrin vetëm pak minuta dhe rrisni minutazhin gradualisht. Meqë aktivitetet janë në kushte shtëpie, ahtëherë provoni aktivitete të ndryshme, deri sa të gjeni atë që ju peëqen. Mënyra tjetër që mban trupin aktiv mund të jetë edhe ngjitja dhe  zbritja nga shkallët që ndodhën brenda shtëpisë si dhe të bëni ecje të lirë për 10 minuta çdo ditë. Një mënyrë tjetër efektive që ndikon pozitivisht tek individi  është luani aktivisht me fëmijët ose kafshët dy herë në javë

Studimet klinike tregojnë që të bësh ushtrime fizike në formë të rregullt, prodhohen kimikate, të tilla si dopamina dhe serotonina, të cilat janë po aq efektive sa ilaqet antidepresive ose psikoterapia për trajtimin e gjendjes së asocuar me depresionin e lehtë. Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm dhe  më të përgaditur edhe ndaj virusit.

Krijoni një strukture ditore

Në agjendën tuaj ditore mundohuni të inkorporoni aktivitete që juve ju relaksojnë. Strukturoni ditën për të shmangur kaosin, dhe për të marrë siguri dhe forcë në momente stresante.  Planifikimi i gjërave brenda kornizës ditore ndihmonë kundër ndjenjës së humbjes së kontrollit. Një ditë e zakonshme, por e organizuar nënkupton:  të zgjoheni në mëngjes, të vishemi si cdo ditë, të hani të gjitha vaktet e ushqimit me rregull, të praktikojni gjumin me orar të caktuar, të punoni dhe të mësoni në kohë të caktuar ritmin e ditës normale edhe në situatën e  jashtëzakonshme  në të cilën po kalojmë.

Përdorni mediat në masë të caktuar

Informacionet, që kanë bazë shkencore dhe faktike  të japin orientim dhe siguri dhe të ndihmojnë kundër ndjenjës së përmbytjes. Por, nuk duhet tepruar me përdorim të tepërt  ose të pandërprerë të mediave. Kjo për faktin se në rrjetet sociale dhe në Internet hasen përmbajtje të shumta që mund të provokojnë reagime të forta emocionale, siç janë paniku ose frika.

Informacionet e rreme dhe të pasakta përhapen me shpejtësi të madhe, dhe njerëzit shpesh i ndajnë ato pa ndonjë verifikim. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Teknologjisë në Massachusetts në vitin 2018 arritën në përfundimin se storjet që shkaktojnë një përgjigje emocionale më shumë shpërndahen se sa përmbajtjet e tjera 1. Edhe neurologët konfirmojnë se ne kemi më shumë të ngjarë të mbajmë mend histori që na bëjnë të zemëruar, të trishtuar ose të tallur 2.

Mbani distancë fizike, por jo distance sociale

Mbajtja e kontakteve me familjarët, të afërmit dhe shoqërinë, është mbështetje e madhe dhe fuqizuese për tu mos u ndierë i vetmuar dhe i lënë anash. Gjithashtu bëhuni edhe ju mbështetës për të tjerët. Bisedoni me telefon dhe përmes platformave online me të familjarët dhe të afërmit për gjëra pozitive që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe ju mbajn vëmendjen larg ngjarjeve aktuale, që ndikojnë në ndryshimin e  humorit tuaj.

Përceptoni dhe pranoni ndjenjat tuaja

Duhet të flisni hapur për ndjenjat tuaja për mënyrën e përballjes  me situatën e vetë-izolimit, sepse kjo konsiderohet si qasje terapeutike, e cila ju ndihmon të liroheni nga cdo mendim i mundshëm që ka kapluar kokën tuaj.  Shprehja e ndjenjave mund të bëhet në forma të ndryshme. Fillimisht bëhuni ju dëgjues aktiv dhe empaik, provoni të bashkëndjeni me të tjerët. Jepni kohë të mjaftueshme vetës dhe mundohuni  t,i shprehni ndjenjat në mënyrën më të përshtatshme që ju duket juve (psh:  të shprehni ndjenjat duke pikturuar, duke medituar, duke u marr me muzikë e gjëra të tilla).  Nëse e ndjeni të nevojshme të bisedoni me dikë që ju dëgjon dhe ndihmon që ju të shpreheni lirshëm me të, mund ta bëni. Por, në rast  që nuk keni njeriun adekuat afër, atëherë mundohuni të gjeni një profesionalist të fushës, ku tash edhe në Kosovë ka faqe online, të cilat ofrojnë ndihmë telefonike  p;rmes platformave të ndryshme online.

Fokusohuni në gjëra pozitive

Asnjëri nuk mund të ndryshojë ngjarjet dhe situacionet që ndodhin në jetën  tonë, por ne mund të ndryshojmë qasjen  tonë ndaj këtyre ngjarjeve ose situatave në të cilat kalojmë. Nëse qasja jonë, është negative, atëherë ne po lejojmë që këto ngjarje të marrin rrjedhën e vet duke i lejuar të paraqesin ndikim negativ në jetën tonë të përditshme dhe duke penguar kështu procesin e rregullt të të funksionuarit si individ. Në të kundërtën, bëni përpjekje që të keni fokusin tuaj vetëm në gjëra që ju sjellin disponim, sepse mendimet pozitive në të vërtetë mund të krijojnë vlera reale në jetën tuaj dhe t’ju ndihmojnë të ndërtoni aftësi që zgjasin shumë dhe ndërtojnë paqe me vetën tuaj dhe të tjerët. Qasja juaj në gjëra që ju sjellin pozitivitet, ju qetëson dhe krijon një ndjenjë stabiliteti. Mundohuni të bëni diqka që ju krijon kënaqësi psh: praktikoni të gatuani, lexoni, shkruni mendimet tuaja që sjellin produktivitet pozitiv në një letër, aplikoni ecjen, ushtrime relaksuese, bisedoni me njerëz që ju japim buzëqeshje, distancohuni nga përsonat që bëjnë panikë etj.

Referencë

Vosoughi S.Roy & Aral S. (2018). ‘ The spread of true and false news online’. Science 09 Mar 2018: Vol. 359, Issue 6380, pp. 1146-1151 DOI: 10.1126/science.aap9559

Anne Barr, R. (2019). Galaxy brain: the neuroscience of how fake news grabs our attention, produces false memories, and appeals to our emotions, Nieman Lab, qasje në: https://www.niemanlab.org/about/

The post COVID – 19: RUAJTJA E SHËNDETIT MENTAL DHE VETËKUJDESI appeared first on Prizreni Sot.

UÇK-ja është vlerë. Për të tjerat flasim
Gjykatën Speciale duhet parë si mundësi për ta dëshmuar të kundërtën e pretendimeve të ngritura në aktakuza. Nëse qëllimi është që të arrihet tek e vërteta, atëherë nuk duhet pasur frikë nga ajo. Një është e sigurt: UÇK’ja është vlerë. Për gjitha të tjerat duhet folur haptas dhe zëshëm

Imer Mushkolaj

Janë rikthyer edhe njëherë sentimenti dhe debati për luftën pas udhëtimit për Hagë të katër prej figurave kryesore të UÇK’së. Janë rikthyer edhe qëndrimet për dhe kundër veprimeve të Gjykatës Speciale, në kohën kur në Hagë gjendet hiç më pak se presidenti i vendit.

Që në krye të herës duhet bërë e qartë, duke e thënë e stërthënë, përsëritur e stërpërsëritur: UÇK’ja është vlerë. UÇK’ja është vlera më sublime e shqiptarëve. Nëse ka të atillë që nuk pajtohen me këtë, atëherë ata kanë problem të madh. Së pari me veten.

Së dyti, duhet folur haptas dhe zëshëm për ato që mund të kenë ndodhur gjatë luftës. Jo në raport me forcat militare e paramiltare të Serbisë, por në raport me tonët.

Së treti, duhet folur haptas dhe zëshëm për ato që kanë ndodhur pas luftës, për vrasje me motive politike. Për keqpërdorim të UÇK’së, duke kryer veprime të pahijshme. Për gjithçka që nuk ka të bëjë me luftën e drejtë, luftën për çlirim.

Kur Gjykata Speciale u themelua, ajo u votua në Kuvendin e Kosovës me idenë që të zbardhet e vërteta – në radhë të parë “të vërtetat” e ngritura nga senatori Dick Marty. Por, në aktakuzën e ngritur kundër katërshes së UÇK’së askund nuk figurojnë pretendimet e Martyt për trafikim organesh.

Aktakuza përmban plot vepra të tjera, që prokuroria pretendon të jenë kryer nga të akuzuarit, por jo trafikimin e organeve. Kjo lë të kuptohet se raporti i Martyt ishte vetëm alibi për të themeluar një gjykatë që do t’i gjykojë krimet e pretenduara nga pjesëtarët e UÇK’së, e sipas aktakuzës bash nga të gjithë – që nga rangjet më të larta, deri te më të ulëtat. Të gjitha akuzat mbetet të provohen dhe njerëzit e UÇK’së duhet të kontribuojnë për të arritur tek e vërteta. Nëse ky është qëllimi, atëherë nga e vërteta nuk duhet pasur frikë.

“Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Specialen s’e shoh si fyerje, por si mundësi për t’iu dhënë fund thashethemeve”, tha Kadri Veseli në deklaratën e tij, para se të niset drejt Hagës.

Nuk ka qenë e lehtë aspak, që në një situatë okupimi të organizohet një lëvizje çlirimtare. Nuk ka qenë e lehtë që në atë amulli të krijuar ndër vite, burra e gra të organizohen për ta nisur luftën kundër një shteti. Vetëm ata që e kanë provuar e dinë sa e vështirë ka qenë.

Askujt nuk duhet t’i vijë turp nga lufta, sepse ajo u nis e u zhvillua kundër një regjimi që maltretimet, vrasjet e masakrat i kryente në mënyrë të organizuar, shtetërore. Askush nuk duhet të ndihet keq pse nuk ishte pjesë e luftës. Tekefundit, ky ishte një vendim dhe zgjedhje individuale. Por, po ashtu, askush nuk duhet të hesht për veprime të pahijshme që mund të jenë kryer gjatë dhe janë kryer pas luftës.

Shoqëria dhe shteti i Kosovës kanë dështuar të vënë drejtësi për viktimat dhe vazhdojnë të jetojnë me barrën e moszbardhjes së krimeve. Drejtësia duhet të vijë herëdokur dhe çmimi për të mund të jetë i lartë.

Gjykata Speciale u krijua pikërisht për këtë qëllim: vënien e drejtësisë në vend. Ata që e votuan në Kuvend e kanë ditur se, herët a vonë, do të vijë dita e procedimit nga ajo të njerëzve të luftës. Është naivitet të mendohet se dikush që e ka ngritur dorën për votimin e saj, të ketë shpresuar se gjykata nuk do të ndërmarrë veprime.

Unë nuk jam pajtuar me plot veprime të njerëzve të luftës, të futur në politikë. I kam kritikuar dhe vazhdoj t’i kritikoj publikisht. Por asnjëherë nuk e kam pasur në fokus luftën si të tillë.

Ata që kanë marrë armët për të luftuar forcat e regjimit të Beogradit meritojnë çdo respekt. Pikë. Nuk është e lehtë të nisesh në një rrugë, që nuk e di si do të përfundojë. Nuk e di nëse del nga ajo gjallë a vdekur.

Por, nuk meritojnë respekt ata që në emër të luftës bënë njëqind të zeza pas saj. Ata mujsharë që kapitalin e të qenit në luftë e keqpërdorën për t’u pasuruar, ata që e konsideruan veten zot të gjithçkaje.

Gjykata Speciale nuk do të ndalet. Askush nuk e di si do të përfundojnë rastet e proceduara. Por përtej interesave partiake e të tjera, një është e sigurt: UÇK’ja është vlerë. Për gjitha të tjerat duhet folur haptas dhe zëshëm.

The post UÇK-ja është vlerë. Për të tjerat flasim appeared first on Prizreni Sot.

Kosova mbi të gjitha!
#LiriaKaEmerUÇK

Shkruan: Zafir Berisha

Hashimi, Baca Jakup, Kadria, Rexha e të tjerët, para se me qenë të partive politike janë vetë UÇK-së dhe janë vetë liria e Kosovës!

Fundrrinat e sektit politik të LVV përmes rrieteve sociale dhe paqavurave informative edhe në këtë situat dramatike për vendin po e “përdorin” Rexhën për të vazhduar poshtërsinat e lojës djallëzore të përqarjes për të përfituar ndonjë “kokërr” më shumë!

UÇK-së edhe në kohë më të vështira ka ditur t’i përballoj situatat e rënda dhe do të di edhe kësaj radhe t’i jepën përgjegje Sërbis dhe mbetjeve të tyre që po kamuflohen në parti poltike dhe institucione dhe misionarëve me misione djallëzore…!

Gjykata e Serbis në Holand do të dështoj bashkë më gjithë ata që po i fërkojn duart, siç kanë dështuar gjatë vitit 1998/99.

Kosova mbi të gjitha!

The post Kosova mbi të gjitha! appeared first on Prizreni Sot.

Ju faleminderit atyre që e mbajtët gjallë sportin
Vitet 90-ta, ishin vitet të vështira, ishin vite kur Kosova luftonte okupatorin me mjete paqësore, përmes arsimit dhe sportit.

Shkruan: Lulzim Ibri

Këto ishin shtyllat kryesore ku mbështetej lufta për pavarësi. Sporti ashtu sikurse edhe arsimi, ishin pavarësuar dhe vepronin të pavarura nga pushtuesi.  Sporti zhvillohej aty ku kishte pak mundësi, edhe pse të përndjekur, të maltretuar e të persekutuar, megjithatë ai vazhdonte fuqishëm  rrugëtimin dhe kundërshtimin e vet, si mjeti me i fuqishëm “duarthatë” kundër okupatorit. Këtë luftë speciale përmes sportit dhe lojës e zhvillonin futbollistët, e drejtonin udhëheqësit guximtarë të klubeve sportive, të cilët te sportistët dhe te popullata zhvillonin dashurinë për atëdheun, ngulitën thellë urrejtjen ndaj armikut dhe ngritën lartë ndjenën e patriotizmit. Të gjitha këto, me guxim i pasqyronin gazetarët trima të kohës.

Të gjithë kishin një synim lirimin nga pushtuesi. Pika më e fuqishme e sportit ishte futbolli, por edhe sportet tjera ishin në krah të futbollit dhe së bashku shkonin në hap drejt lirisë.

Të shumtë ishin ata që dhanë kontribut në këtë drejtim, (sportistë, trajnerë, gjyqtarë, gazetarë, punëtorë sportiv), por ata që mbajtën gjallë këtë veprimtari, ishin pa dyshim donatorët gjithandej Kosovës, që me mjetet e tyre vetanake, mbulonin të gjitha shpenzimet për klubet e veta, vetëm e vetëm, që kjo luftë përmes sportit të kishte sukses.

Përmes sportit këta njerëz trima e patriot, kontribuan që pushtuesi të mos përfillej, që populli të ushqehej me ndjenjën e lirisë, urrejtjen ndaj okupatorit dhe kontribuan që populli të kalitet me ndjenën e atdhedashurisë.

Ky, në realitet nuk ishte thjeshtë sport, ishte shumë më tepër, ishte urrejtje, kundërshtim dhe veprim politik, ishte luftë përmes lojës dhe sportit, e pa parë ndonjëherë.

Përmes sajë luftohej me tërë qenjen pushtuesi.

Mirëpo edhe në atë kohë kishte njerëz të atillë “pleshta” që gjenin arsyje për të mos qenë pjesë e kësaj përpjekje, e këtij kontributi dhe gjenin justifikime nga më banalet, për të mos qenë pjesë e kësaj lëvizje. Këta ishin njerëz që tej mase e kishin shijuar “socializmin”, ishin njerëz që tej mase kishin përfituar nga pis-regjimi dhe nuk dëshironin ta prishnin rehatinë e vet, nuk donin të prishnin “kumaritë”. Ata urrenin liridashesit, ishin me mish e me shpirtë pjesë e së keqes.

“Niveli dhe autoriteti i tyre” nuk lejonte të luanin në “ligën ilegale”, në terrene jo të përshtatshme nëpër fshatra, ata nuk kishin guxim madje as të shkonin për të parë ndonjë lojë.

Pos tjerash keni dhënë edhe kontribut patriotik, që futbollistët të mos përfshiheshin në “ligat e turpit të kohës”. Sot ata janë krenar për faktin se kanë qenë pjesë e rezistencës dhe krenarisë sonë.

Më vonë të njejtit, u bënë “zhurmaxhinjtë” më të mëdhenjë, duke i atribuar vetvetes merita të pa qena. Këta njerëz “lule-hitha” pastaj filluan të sulen si “uritha” dhe të zënë poste me rëndësi nëpër klube dhe Federatë, veqanërisht të përkrahur nga politika. Kurse njerzit që kishin rrezikuar vetvetën, por dhe më shumë, u injoruan, u lanë anash, u harruan,  si nga nga ata që sot e udhëheqin sportin, si nga ata që udhëheqin politikën.

Për të ardhur në këtë ditë, për ta gëzar këtë liri edhe sporti me akterët e vet dhe sakrificat e veta, ka dhënë kontributin e tij. Është e turpshme, është fatkeqësi, për shoqërinë tonë, që këta akterë e në veçanti donatorët e asaj kohe nuk nderohen. Jo që nuk nderohen, po këta zemërbardhë, as që i kujton njeri. Vetëm kur ata vdesin, “të pushtetshmit”  i kujtojnë dhe sa për sy e faqe i japin jë “respekt sipërfaqësor mediatik”.

Sta që duhet të kujdesen për këtë kategori, si “struci, kokën në dhe e kan futë”.

Nëpër klube, do të duhej të jenë njerëz të cilët do ta vlerësonin punën, sakrificën dhe kontributin e secilit.

Fatkeqsisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë. Duhet vullnet dhe dëshirë e sinqertë e drejtuesve të klubeve të futbollit, që këta promotorë, njerëz me zemër të madhe të kujtohen e përkujtohen, me respekt, kjo tregon kulturë. Dihet, se pos që  ka njerëz hipokrit e mediokër, në këtë universin e futbollit kosovar ka edhe njerëz të ditur, të ndershëm e faqebardhë, të cilët duhet të nisin rrugën e re, për vlerësimin e njerëzve të kohës së sakrificës.

Zgjohuni!

The post Ju faleminderit atyre që e mbajtët gjallë sportin appeared first on Prizreni Sot.