Inspektorati rrënon edhe një objekt afarist në lagjen ” Arbana”

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, të hënën në lagjen ” Arbana”, ka rrënuar edhe një objekt afarist në ndërtim e sipër në afërsi të hekurudhës.

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj, i cili ka dal në vendngjarje gjatë aksionit për rrënimin e këtij objekti,  tha se arsyeja e ekzekutimit të rrënimit po realizohet për shkak të tejkalimit të lejes ndërtimore dhe afrimit me hekurudhën, ku një gjë e tillë nuk lejohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, theksoi ai.

Ai tha se janë pritur të gjitha afatet ligjore të kërkesës së investitorit për pajisje me leje shtesë,  mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe ne kemi intervenuar sot, theksoi ai.

Drejtori Muçaj, më tej apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Prizrenit që të mos ndërtojnë objekte pa leje përkatëse, ndërsa tregoi edhe për problemet që i janë shfaqur komunës nga Infrakos-i rreth ndërtimeve përreth hekurudhës.

Gjatë realizimit të aksionit për rrënimin e këtij objekti,  e pranishme në vendngjarje ka qenë edhe policia, ndërsa pronari i objektit nuk ka dashur të flas para kamerës./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *